Rama ka ditëlindjen, komentuesit: Edhe 100 vjeç të tjera, për inat të Saliut dhe Likes

4 Korrik 2019, 09:25Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka uruar Amerikën për Ditën e Pavarësisë në rrjetet sociale.

Por sot, ai ka edhe vetë ditëlindjen.

Rama mbush 55 vjeç.

Dhe komentuesit e shumtë nuk e kanë harruar këtë gjë, duke e uruar atë.

Ditën e sotme Rama nuk do të jetë në Tiranë, por mesa duket ditëlindjen ta festojë përkrah Angela Merkel në Poloni.

Kjo, pasi data e lindjes së Ramës (4 korriku), përkon me datën kur mbahet Konferenca e Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë.

Kjo konferencë mbahet dy ditë me radhë sot dhe nesër, ndërsa në të do të marrin pjesë liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, që janë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

E ftuara më e rëndësishme e Konferencës së Ballkanit Perëndimor, i cili mblidhet çdo vit në një qytet tjetër europian që prej vitit 2014, do të jetë pikerisht kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Ajo është themeluesja nismës diplomatike të njohur si Procesi i Berlinit.

(TemA)

19 komente në “Rama ka ditëlindjen, komentuesit: Edhe 100 vjeç të tjera, për inat të Saliut dhe Likes”

  1. Irma says:

    Irma
    Edhe 100 vjet i uroj zotit Rama! Dëshira ime në këtë pëvjetor tuajin është lindja e një lideri tjetër me dimensionet tuaja, në anën tjetër të politikës shqiptare!

    1. Tony uk says:

      Njeriut qe do ngelet ne histori si nje lider i madh i uroj dhe 100 te tjera.

    2. Kris says:

      Happy Birthday Mr.Rama! Happy 4th of July dear America!

    3. Kalec Dega says:

      Marrsh nga ditet e PSistave , te Saliut, Rucit, Tualetit, Braces, Tahirit , Bashes e Skener Gjinushit me shoke o xhaxhi Edi!

    4. Komentuesi says:

      Urime te sinqerta per Edi Ramen duke e uruar qe te jetoi sa me gjate dhe sa te doje ai.Edhe njeqind vite te jera per te miren e familjes se tij dhe te shqiperise si kryeministri me i mire deri sot.

  2. Xeni pa qime says:

    OH NUK E DIJA PZSI NUK JETOJE NE ALBANIE
    EDHE 100 VJET GJIGANDE SUKSESE

  3. John says:

    Dhe une kam ditelindjen ne nje dite me Trump, 14 qershor, por nuk jam e nuk behem dot Trump.Gjithe lideret ne shqiperi kane nderruar datelindjet per ti pershtatur me te atyre nga u buron pushteti. Majmunlleqe.

  4. Haka Tekizoti says:

    Nëse ia del të nxjerrë në pension politik Salën, Lulin, Metën e të shoqen (për në hapsanë i përket prokurorisë) e pas tyre ikën edhe vet, atëherë mund t’i urojmë edhe mbi 100, megjithëse urime të këtij lloji zakonisht nuk para ngjisin.

  5. Arber says:

    A e kane uruar Basha Meta e Berisha? Une brsoj se po.Pjesa tjeter eshte fatkeqesisht loje, e per me keq me rregulla xhungle.

  6. s.g. says:

    Gjithë të mirat për ditlindjen që do të kujtohesh si bollduzher i pastrimit të pisllaqeve shqiptare tu fillu nga 4 anët rrugët dhe parqet lumenjtë dhe deti e deri te të gjitha nivelet dhe institucionet e vendit por a ēshtë i gjithfuqishëm të bëjë këto ndryshime jo a është i vendosur jo por me rëndësi është ka hapur rrugën dhe shtegun

  7. Ina says:

    100 vjet te gezuara i dashur Edi. Per te miren e shqiperise, per te cilen ti po lufton e nuk dorezohesh. Ka nje mije e nje arsye per te te qene mirenjohes, por njera ndrin me shume se te tjerat: Ti do te zbatosh deri me nje reformen ne drejtesi, per te denuar ata qe na vrane, na prene dhe na demtuan aq shume. Vizioni yt eshte per shqiperine Europiane, dhe sa te jetosh ti, do jetoje edhe ky vizion, qe me sa duket, e ke edhe pasion. Gezuar!

  8. Mbaresia says:

    Gezuar Ditelindjen Z.Rama. Urimi im eshte te rrosh e te gezosh femijet e familjen tende. Te na behesh 100, si 55 vjec, sic je sot, e mos u plaksh kurre, per te miren e ketij vendi te vuajtur e te vjedhur nga lakejt e Shqiperise. Urime.

  9. FLUTURA says:

    Edhe 100 vjet te frutshem! ?

  10. Taraboshi says:

    Te uroj edhe 100 vite te tjerame te mira dhe lumtura per ty dhe familjen tende Realizosh te gjitha objektivat tuaja ne te mire te vendit dhe te tuat.Pershendetje.

  11. spartak says:

    Ke plotësisht të drejtë . Robi s’plaket kur vjen mosha . Robi plaket kur don vetë .
    Urime , për ty dhe fimiljen , veçanërisht Zaho Ramës himarjoti . U boftë i zoti e mos i shkoftë dëm moti .

  12. BRSS says:

    URIME Z RAMA DHE MOS DIL NE PENSION PA NXJER LULIN DHE ILIRIN MUNDESISHT BEJ PUNET QE TE SHKOJN TE 313 MOS U DORZO SE KE SHUMICEN NUK KAN ÇA TE BEJN DO TE RRUAJN TRAPIN

  13. stela says:

    Zoti Kryeminister ju uroj gezuar datlindjen dhe aq vite sa ju deshironi te jetonime plot shendet gezim e lumturi famliare
    te lezosh keto urime qe populli te ben duhet te ndihesh krenar sepse ato te votuan e te dhane gjithe besinmn e tyre qe te punosh per kete popull e kete vend prallor si shqiperia
    pasuria e madhe nuk ka vlere po Puna juaj ajo vlersohet e ky popull po te vlerson puno prandaj puno per keto njerze per nje te ardhme sa me te mire dhe do te shikosh ky popull dashamires do t`ju votoj gjithmone dhe TI zoti kryeminister do te qeverisesh edhe 30 vjet te tjera
    me respekt nga austria

  14. IVONI says:

    cdo qenje njerezoire ka nje dite qe ka lindur , ta gezoje e se bashku me ta dhe Rama ditelindjen e tij . Une nuk kam problem as ditelindjen time dhe si rrjedhoje nuk me intereson , por dua qe shoqerruesit e tij , truprrojet e kane c`kane qe ju rruajne kokat , te mos e lejojne te shkoje ne Poloni perkrah Merkelit a ndonje zonje tjeter qe gjithashtu per mua nuk ka rrendesi , me pantallona te shkurtra apo bizhame , pasi na i nxiu faqen ne diten e votimeve , qe tani nuk dalim dot jashte shtepise , pasi jetojme ne emigracion dhe na tallin vendasit sikur jemi ne Edi “Koti ” per llogjiken time . Skandale qe nuk jane pare kurre ne bote as ne ditet e karnavaleve .

  15. malsori says:

    Edhe 100 bashke me Zahon….&

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje