Qeveria është gati për dialog, Spiropali: Reforma në Drejtësi ka nxjerrë nga binarët Berishën, Metën, Bashën e Kryemadhin

4 Korrik 2019, 21:11Politika TEMA

Ministrja Elisa Spiropali shprehet se mazhoranca është e gatshme të ulet në dialog me opozitën dhe se tashmë nuk ka kohë për tensione e përpjekje të kota. Sipas saj të dy palët duhet të punojnë që Shqipëria të çelë negociatat në tetor.

“Nuk ka më kohë për tensione, janë përpjekje të kota, të dëshpëruara.

Ne duhet t’i kthehemi dialogut dhe urojmë që opozita jashtë parlamentare të shëndoshet dhe të ulet në tryeza me ne.

Nuk jemi armiq, duam që në tetor Shqipëria të çelë negociata dhe nëse duan seriozisht t’i shërbejnë këtij vendi t’i thërrasin arsyes.

Dora jonë është e shtrirë“, tha Spiropali.

Ndërkohë, duke folur për krizën politike, Spiropali tha se Reforma në Drejtësi ka nxjerrë nga binarët Berishën, Metën, Bashën e Kryemadhin.

“Procesi i integrimit nuk është formal, por përmes hapash dhe reforma në drejtësi është kyçe. 

Nuk di sa e justifikuar është frika e tyre, por duket se reforma në drejtësi i ka nxjerrë nga binarët. 

Është tërësisht i montuar dhe kontrolluar nga partnerët tanë”, shtoi Elisa Spiropali.

3 komente në “Qeveria është gati për dialog, Spiropali: Reforma në Drejtësi ka nxjerrë nga binarët Berishën, Metën, Bashën e Kryemadhin”

  1. Arber says:

    Thone qe kush do ti beje gropen shokut bie vete brenda.E dime qe te pakten keni qene te gjithe shoke!

  2. Sami says:

    Po mire moj po ku e ke SPAKun dhe BKHne. A ka njeri te na thote se kur afersisht do te formohen keto 2 institucione te drejtesise se na vdiqet. Na ngeli goja hapur dhe na u sos durimi. U zgjat shume dhe tani dyshojme hapur se ketu ka dallaver brenda.

    I lutem Temes ta zbardhe kete mungese informacioni . Populli po pret me padurim.

  3. Drini says:

    SPAK dhe BKH eshte nje enderr qe ska per tu realizuar kurre. Ka 3 vjet qe genjejne ja sot ja neser. Edhe Ngjela qe eshte entuziast ka thene disa here qe SPAK dhe BKH do formohen javes tjeter pastaj muajin tjeter pastaj ne fund te vitit, pastaj ne pranvere , pastaj ne Shtator, pastaj perseri ne fund te vitit. E pabesueshme! Te kesh kurajon e te genjesh disa here per te njejten gje eshte me shume se imoralitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje