Kujt po i dërgon sinjal?! Basha: Shkatërruam komplotin e Ramës për të na përçarë, unë dhe opozita dolëm më të fortë pas 30 qershorit

4 Korrik 2019, 19:09Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha duket i vendosur në aksionin e tij opozitar. Pasi ka lajmëruar nisjen e protestave, e radhës më 8 korrik, Basha thotë se qëndrimi i tyre është i pandryshuar. Mesazhin e dha gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD.

“Qendrimi ynë është i pandryshueshëm, 30 qershori vetëm na motivon më shumë në vendosmërinë tonë: largimi i Edi Ramës, ndëshkim të politikanëve që vodhën zgjedhjet në bashkëpunim me krimin dhe të gjithë atyre që organizuan dhe zbatuan farsën e 30 qershorit, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira e të ndershme, parlamentare dhe lokale”,- shprehet ai.

Ai foli ndër të tjera edhe për një plan të kryeministrit Rama, për të përçarë opozitën, i cili, siç thotë, nuk ka gjetur zbatim.

“Edi Rama me kukuvajkat dhe mercenarët e tij dështuan në planin tashmë të zbardhur për ta përcarë PD dhe opozitën. PD dhe opozita dolën më të fortë dhe më të bashkuar nga 30 qershori. 

Ata nuk meritojnë asnjë vëmendje apo harxhim kohe. Injorojoni, përbuzini, e gjithë energjia në aksionin politik kundër padronit dhe financuesit të tyre, Edi Ramës”,– shton Basha.

2 komente në “Kujt po i dërgon sinjal?! Basha: Shkatërruam komplotin e Ramës për të na përçarë, unë dhe opozita dolëm më të fortë pas 30 qershorit”

  1. arti says:

    Kesaj i thone pirdhe qe te lerohesh .

  2. Kavajsi says:

    O mos u percani e mos u ndani rrini keshtu bashk me bujar Karin me flamurin me salianin moniken saliun me lir pederin me ndoka e me dasha …pashit mollin zot mos u ndani ..se keshtu bashk do ju qim te gjithve me burra gra si jeni …ok ..se veten kamza e bathorja ju ka ngel …Jo se ky esht mo i mir…po’ puna esht se mo ndyrsina pedera moter qima si ju nuk ka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje