Kthimi i ligjit për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat, Kuvendi rrëzon dekretin e Metës

4 Korrik 2019, 15:15Politika TEMA

Kuvendi rrëzoi sot me 85 vota kundër dekretin e Presidentit të Republikës nr. 11195, datë 31.05.2019, “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 26/2019, “Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat”.

Kuvendi gjithashtu miratoi me 89 vota pro projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar”

Kuvendi miratoi me 98 vota pro projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2018 për projektin “Programi sektorial i ujërave/furnizimi me ujë i zonave rurale IV”.

Kuvendi miratoi sot me 83 vota pro projektvendimin për lirimin e anëtarit të Këshillit të Statistikave, z. Ardian Kamenica.

Kuvendi miratoi  me 86 vota pro emërimin e Arbian Mazniku, si anëtar i Këshillit të Statistikave

Kuvendi miratoi me 86 vota pro emërimin e Majlinda Dhuka, si anëtare e Këshillit të Statistikave.

Kuvendi miratoi me 81 vota pro emërimin e Oriona Arapi, si anëtare e Këshillit të Statistikave.

Kuvendi miratoi me 80 vota pro emërimin e Albana Harshova Cami, si anëtare e Këshillit të Statistikave.

Kuvendi miratoi me 70 vota pro emërimin e Eni Vasili, si anëtare e Këshillit të Statistikave.

Kuvendi miratoi me 77 vota pro emërimin e Endrit Lami, si anëtar i Këshillit të Statistikave.

Kuvendi miratoi me 77 vota pro emërimin e Enis Muçostepa, si anëtare e Këshillit të Statistikave.

Kuvendi miratoi me 81 vota pro edhe projektvendimin “Për lirimin nga detyra të anëtarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, Zylyftar Bregu

1 komente në “Kthimi i ligjit për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat, Kuvendi rrëzon dekretin e Metës”

  1. sapa says:

    Permbaruesit private jane kriminelet me te medhenj te shqiperise me ne krye permbaruesin e korruptuar Lefter Canin qe shetit i lire pa i hyre ferre ne kembe!Dhe thone do bejme shtet keta riqiresit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje