Deputeti i përjashtuar nga LSI: Mazhoranca vazhdon flirton me letra dashuriçkash me opozitën rrugore

5 Korrik 2019, 11:56Politika TEMA

Deputeti i pavarur i Parlamentit, Ralf Gjoni, deklaroi në “Ditari” në A2 CNN se mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike ekziston një “dashuri perverse”, që, sipas tij, vihet re në seancat parlamentare ku mazhoranca “vazhdon e flirton me letra dashuriçkash me opozitën rrugore”.

Gjoni theksoi fillimisht se Damian Gjiknuri nuk duhet të jetë në komisionin e Reformës Zgjedhore, pas përgjimeve të publikuara nga “Bild”.

“Nuk shkon që në një komision të Reformës Zgjedhore të qëndrojë një person i përfolur për përfshirje në tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve shqiptarë.

Kjo çështje i takon drejtësisë, por moralisht ka vend për dorëheqje dhe unë dje prisja dorëheqjen.

Do të ishte në nderin e asaj mazhorance që pretendon se na ka shtrirë dorën neve në Parlament, por ndërkohë vazhdon e flirton me letra dashuriçkash me opozitën rrugore”, tha deputeti.

“Zoti Gjiknuri tha dje se po presin që të vijë PD-ja sërish në Parlament dhe atëherë është gati të largohet. Pra, vetëm nëse kthehet PD-ja.

A e kuptoni se çfarë lloj dashurie perverse ekziston mes këtyre dy partive?

Marrëveshje mes të vjetërve në kurriz të shqiptarëve, që do i kushtojë edhe 10 vite të tjera Shqipërisë siç i kushtoi marrëveshja e vitit 2008, nuk do të ketë.

Nuk kanë më nevojë shqiptarët për dialog mes Edi Ramës, Ilir Metës, Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, por për një sistem demokratik ku të jenë të lirë të votojnë alternativa të reja”, shtoi Ralf Gjoni.

2 komente në “Deputeti i përjashtuar nga LSI: Mazhoranca vazhdon flirton me letra dashuriçkash me opozitën rrugore”

  1. O Ralf, të kam “rixha” mos bëj të ndershmi “KRISTAL” të LSI së Lules e Nonës, që ju ke shërbyer aq shumë e me monstruozitet. Apo i ke “hedhur” tej tani që arrite medemek Deputet i Pavarur, që në fakt je Kollonë e Pestë e çiftit Meta+Kryemadhi, për të bërë SHOW në foltoren e Kuvendit dhe Media, se gjoja je prishur me Ta. Ndërkohë që bojën nga të dërguarit “Special” të çiftit BOSS të sh.p.k. LSI, mesa duket e harrove, e kalove hajdutshe prap tek BOSS_ët. BOSS_ët e Mafias kupton besoj.

  2. Fredi says:

    Nuk e duan reformen prandaj se te gjithe jane te zhytur ne mut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje