Kreu i PD-se, Lulzim Basha duke ritheksuar se 30 qershori deshmoi qarte se 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën, u eshte drejtuar sot me thirrje gjithe shqiptareve te behen bashke ne protesten e 8 korrikut, ne Tirane.
Me premtimin se nuk do te kete asnje hap pas, e bashkengjitur videos qe mund te shihni me poshte, Basha apelon per te qene te henen ne mbreme ne proteste, pasi nuk do te kete asnje hap pas.
S’ka nga shkon Basha, pasi pas ka ish kryeministrin Berisha, qe ben thirrje per cunam dhe proteste para institucioneve deri ne dhune.
Postimi i Bashes:
Me 30 qershor 85% e shqiptarëve refuzuan dhunimin e Kushtetutës. 85% e shqiptarëve refuzuan farsën e votimeve moniste, 85% e shqiptarëve refuzuan politikën e bërë njësh me krimin.
85% e shqiptarëve refuzuan politikat e varfërisë dhe mjerimit. 85% e shqiptarëve refuzuan vjedhjen me ligj, me PPP, me koncesione dhe oligarkë. 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën!
Të hënën #8korrik në ora 20:00 bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe pluralizmit, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa!
Asnjë hap pas! #RamaIk
Eshte turp ,madje shume turp qe PD-ja te mburret se 85 % e shqiptareve e braktisen Ramen. Kete e thone edhe vet demokratet e thekur. PO Lulzimi e ka treguar qe eshte shume i dobet ne matematik e nuk e di si ka punuar kamarjer..
Nga 3.500.000 votues ,41 % ose me sakte 1 490.000 jane ne emigracion. Ne Shqiperi saktesishte jane 2.010000. Nga keta 14 deri ne 15 % nuk votojne fare . Pra rreth 300.000 nuk marrin asnjehere pjese ne fotime. Mbesin reth 1.700.000 votues real. Moren pjese ne votime 852 249 votues. qe i thone reth 51 %. Ku e gjeti PD-ja 85% -qindeshin ? Ky eshte realiteti…sipas shifrave. Deshira eshte dicka tjeter.
Por e pame edhe neper mitingje. Mos valle pjesemarrja ne protesta ishte me e madhe se ajo ne Fier apo ne Vlore ne takimet me Ramen ? Vetem Veliaj kishte afersishte sa PD-ja nga te gjithe rrethet. Kur te dorzoi bashkite PD. te organizoje nje proteste dhe aty do duket se sa e ka mbeshtetjen… Keto fjalet tani jane futja kot . Apo me sakte thenia e 85% se populli ka braktisur Ramen ,populli thot : ” Basha pi ia fut si kau peles”
LULE PO BOLLE I KE 200 TE PA PUNE CI DO ME SHUME . LIRI DEMOCRACI HYMNIN TIK TAK ESHTE FILME I PARE LULE ( DEJA VU )
TI KE FITUAR 85 %
Presim te shohim a do bashkohen me juve 85 % e shqiptareve diten e hene ?
O luli vocerr kur nuk arritet ta largoni me fitoren “plebishitare”prej 85% = 2.550.000 shqiptare si do e largoni me 5.000 vete , kuptohet ne qofte se mblidhen. Nese nuk ju mblidhen pastaj, prape mos u merzit, ja keni marre doren me mashtrime, cdo jave premtoni se do rrezoni ramen, njelloj si berisha qe cdo vit deklaronte se komunizmi vdiq me 22 mars dhe kur vinte viti pasardhes ne daten 21 mars bente thirrje per miting ne sheshin skenderbej ne date 22, per te varrosur prape komunizmin
Nëqoftëse thirjes së Bashës i përgjigjen 85 për qind e shqiptarëve, atëherë ka të drejtë.
Sa do të jetë përqindja në protestë, aq do të jetë edhe përkrahja ndaj tij.
Duke i nënkuptuar të gjithë punonjësit e bashkisë që i dorëzoi si bukë e djathtë, të gjithë punëtorët e ndërmarrjeve në varësi të bashkive të dorëzuara, të cilët kanë edhe ankthin se mund të largohen nga puna, duke nënkuptuar edhe metingashët profesionistë, edhe kapuçonët…
Ky është basti i Bashës!
A do të bëjë hap pas apo jo, kjo mbetet të për t’u parë të hënën në darkë, para ose pas këndimit të himnit të flamurit!
Dhëntë zoti e nuk e këndon vetë që të mos lëvizë Asdreni nga vendi!
Në fund, do të kemi edhe përqindjen e ndarë, sa ishin për LSI-në, sa ishin për PD-në?
Për partitë ngjitëse, si e Ndokës Shehit, Mediut, Dules, e kush mbeti tjetër nuk ke nevojë për të ditur përqindjen…ata janë nga njëshi deri tek dhjeta/
O zot sa te duruar jemi !?