Imami nxjerr zbuluar Bashën: Përgjimet e Dibrës i kishte që në kohën e çadrës, dhe ato të Durrësit. Por më pas tha se i ka humbur

4 Korrik 2019, 22:16Politika TEMA

Lulzim Basha nuk e ka pranuar kurrë së përgjimet e Dibrës ia ka dorëzuar ai revistës gjermane ‘Bild’.

Partia Demokratike i ka përdorur publikimet për akuza politike, por pa marrë përgjegjësi sesi mbërritën materialet në dorën e gazetarit Peter Tiede.

Por Arben Imami ka zbuluar disa detaje që e implikojnë Bashën në publikimin e Dojes 184, shkruan JavaNews.al

Ish-ministri i Berishës tha sot në ‘Real Story’ se Lulzim Basha e ka pasur dosjen prej dy vitesh.

“Një pjesë të përgjimeve Basha i ka ditur. 

E ka thënë në çadër. Dosja ka qenë e zbardhur. 

Nga informacionet që unë kam, përgjimet e Dibrës i ka ditur” – tha Arben Imami.

Ish ministri i Mbrojtjes kembengul se ka pasur te zbardhur dhe dosjen e pergjimeve te Durresit,

“Për informacionin që unë kam, Basha ka qenë në dijeni për përgjimet dhe blerjen e votave që në 2017, para marrëveshjes së 17 majit. 

Sipas informacionit që unë kam, edhe Dosjen e Durrësit Basha e ka pasur të zbardhur… 

Unë i kam mësuar këto inforamcione para 1 viti e gjysmë kur shkëputa lidhjet. 

Di që e ka thënë te çadra kam një dosje, kur e mori ‘një person” në telefon tha e kam humbur”, deklaroi Imami.

5 komente në “Imami nxjerr zbuluar Bashën: Përgjimet e Dibrës i kishte që në kohën e çadrës, dhe ato të Durrësit. Por më pas tha se i ka humbur”

  1. Arber says:

    Ky ka qene ministri me i paafte e me i korruptuar qe ka patur ministria e mbrojtjes.Vodhi se donte te blinte votat ne keshillin kombetar per tu bere sekretar i pergjithshem ne vend te ridvanit.Mik i ngushte i topalllit dhe i rames.Ky njeri goditi ne ministrine e mbrojtjes , bashke me patriotin e tij kulluri , sekretar pergjithshem ne mm, njerezit me te ndershem dhe te afte, te miretrajnuar e te dedikuar e duke dhunuar te gjitha ligjet e vendit. Per te fituar besimin e berishes, te humbur me 1997 kur doli me arme kunder berishes, hoqi ne menyre fashiste nga puna nje punonjes civil te shkekqyer vecse miku I tij nuk pelqehej nga berisha.Zoti do ta denoje per kete krim qe beri.Dhe mburrej se duheshin hequr shume te aftet dhe te tjeret ikin vete e i mbushnin me militante injorante hajdute e kurva.

  2. A says:

    Keta te pd-se o jane rrota cari o jane rrotë cari.
    Grida Duma ishte kandidate per durrsin?!
    Me gjeni dy durrsak qe do e votonin griden?!
    Mos harroni ju te pd-se qe griden e donin ta qinin ata te tiranes e jo keta te durrsit.
    Realisht ceshtja e grides kryebashkiake qendron keshtu…grida u qi me lulil qe luli te pranonte kanditaturen e saj.Grida nga kryebashkiake donte te avanconte me tej e ti hante vendin lulit…te behej ajo kryetare e pd-se.
    Kete gje luli e kuptoj dhe doli i fituar nga te dyja anet…edhe qiu griden,edhe mori 700.000€ nga dakua,edhe grites i uli pendet,edhe dukes i tha qe o do me nenshtrohesh mua o partia jote vete per lesh.
    Luli…miks dibrani me lab vlore…ka me keq?!
    Qe te dyja anet mbahen si njerzit me te keqinj…me gte pabese…me shkerdhata ska bere zoti

  3. lexusi says:

    PARTI E DOSJEVE , TE GJITHE ME DOSJE , TE GJITHE I TUNDIN DOSJET NJERI TJETRIT .

  4. ca me thane ju says:

    Mos ja kurseni komentet ketij kartieristi dhe mercenari, njeriu te ulet e te paafte.Botojini komentet se ndoshta e ndihmojne te purifikoje shpirtin e tij te zi.

  5. cicerimat says:

    comments,????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje