Imami sulmon Bashën: Askush nuk ka licencë për ta shuar PD, Topalli ka të drejtë për 30 qershorin

4 Korrik 2019, 21:39Politika TEMA

Ish-themeluesi i Partisë Demokratike, Arben Imami, ka folur mbrëmjen e sotme në ‘Real Story’ për sjelljen e opozitës, zgjedhjet dhe të ardhmen e PD.

Duke kritikuar Lulzim Bashën, ish-ministri tha se askush nuk ka licencë që ta shuajë partinë.

“Partia Demokratike është një vlerë kombëtare dhe nuk mund dhe nuk duhet të shuhet” – tha Imami.

Ai u shpreh se Jozefina Topalli kishte të drejtë në deklaratën e saj për 30 Qershorin.

“Rezultati nuk ishte i mirë dhe nuk mund të thuash që fituam. 

Në Parlament nuk jemi, Bashkitë nuk i kemi më” – shtoi ish-ministri i Mbrojtjes gjatë qeverisjes së Berishës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje