Deputeti demokrat paralajmëron: 15 deputetë do të shoqërojnë Ilir Metën në qeli

5 Korrik 2019, 09:15Politika TEMA

Nënkryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi, ditën e djeshme nga foltorja e Kuvendit deklaroi se opozita është gati të mbështesë nismën e PS për të shkarkuar presidentin, ndërsa në këmbim të votave kërkoi miratimin e reformës zgjedhore dhe zhbërje të ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008.

“Ne do ta kushtëzojmë çdo ndryshim me reformën zgjedhore. Po keni qejf i bëni zgjedhjet edhe në 16 tetor t’i bëni qejfin liderit.

Do të kushtëzojmë votën edhe për ligjet e reformës në drejtësi edhe për të shpallur shokun Mehmet armik dhe për ti vënë prangat te komiteti qendror vetëm me ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Ta ndryshojmë kushtetutën e prillit të 2008. Kështu që nëse do të votojmë ndryshimet zgjedhore, do keni edhe votat tona për çdo nismë”, deklaroi ai.

Nënkryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi duke vijuar më tej gjatë fjalës së tij nga foltorja e Parlamentit paralajmëroi se do të jenë edhe plot 15 deputetë që do të shoqërojnë presidentin Ilir Meta në qelitë e burgut.

Në këtë kontekst, Murrizi ishte i qartë kur theksoi se kushdo që ka futur duart në xhepat e qytetarëve shqiptarë, qoftë president apo zyrtar i lartë i shtetit, sipas tij, meriton të shkojë pas hekurave.

“Hallin që keni me presidentin është hall i përbashkët, i 10-15 individëve që shumë shpejt do të jenë ortakë apo banorë të ndonjë burgu të famshëm a të Reçit apo Peqinit, apo të ndërtojë ndonjë të vetin si Eskobari.

Edhe luftën që keni me njëri tjetrin nuk na bie mendja fare, keni që në 1942 me Qemal Stafën që keni vrarë dhe prerë njër-i tjetrin.

Kështu që të gjithë, nëse meritojnë të shkojnë në burgun e Reçit, rruga e mbarë qoftë.

Nga presidenti, ish-presidenti, kryeministri, ish-kryeministri, nëse meritojnë nga kjo drejtësi që të shkojë në burg, le ta gëzojnë, nëse i njohim do t’i çojmë ndonjë paketë cigare.

Haramin nuk do të gëzojë askush, as çunat që ishin dhe as çunat që janë këtu”, u shpreh deputeti i opozitës.

4 komente në “Deputeti demokrat paralajmëron: 15 deputetë do të shoqërojnë Ilir Metën në qeli”

  1. Tropojanii says:

    Hahaha, hallall murizi.

  2. Kuq e zi says:

    Kadale murriz ketu permenden vetem gabimet e berishes kurse tradhtite qe berisha ka bere bashke me ramen nuk thuhen sidomos perdhosja e kushtetutes ne 2008 qe perkthehet “vete ali vete kadi”

  3. Komentuesi says:

    Te lumt zoti Murrizi.Jemi me ty.

  4. kodrasadikit says:

    Klase e cofte politike shqiptare !! Te burgosen hajnat qe e vjedhin popullin dhe shtetin e vete-haram u qofte burgu eshte pak per ta !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje