Ish-ministri demokrat ‘trondit’ Bashën: Nuk iku Rama, por iku PD-ja

5 Korrik 2019, 09:13Politika TEMA

Arben Imami, si themelues i Partisë Demokratike thotë se pas 5 muajsh aksioni opozitar, kjo parti duhet të futet në një moment reflektimi pasi nuk pati rezultat.

Imami tha se Jozefina Topalli kishte të drejtë kur akuzoi Bashën pas 30 qershorit se tashmë PD përveç se nuk ka përfaqësim në Parlament, s’ka më asnjë bashki.

Sipas ish-ministrit demokrat, pas thirrjeve ‘Rama ik’, kryeministri jo vetëm që nuk iku, por në fakt iku vet PD-ja.

‘Pas këtij aksioni opozitar 5 mujor është e arsyeshme që të bëhet një moment reflektimi dhe të shihen konkluzione dhe përfundimet mbi situatën që kaloi dhe mbi atë që ndodhen aktualisht. Protestat nuk dhanë rezultate.

Për të gjykuar një veprim nëse është i mirë apo i keq, duhet që qëllimi të jetë i mirë, mjetet të jenë të mira dhe rezultati të jetë i mirë.

Nëse një nuk qëndron, vihet në pikëpyetje. Qëllimet ishin të mira, mjetet ishin të diskutueshme, por rezultati ishte i gabuar dhe problematik. Jozefina kishte të drejtë. Rezultati nuk ishte i mirë dhe nuk mund të thuash që fituam. PD ngeli pa përfaqësim si në parlament ashtu edhe në bashki.

Në këtë rast duhet të themi se nuk iku Rama, por iku PD’, tha Arben Imami në ‘Real Story’.

12 komente në “Ish-ministri demokrat ‘trondit’ Bashën: Nuk iku Rama, por iku PD-ja”

  1. servet says:

    Po kerkon edhe ti ndonje vend pune si Ridvan Bode ?

    1. bureto says:

      Perkundrazi, me shume te drejte tani po i turret Bashes, qe duke u larguar ai, PD ta therrese kete perseri ne drejtim me shprese se mund te marre drejtimin e saj, dhe pse jo qe mbas nja 6-7 vjeteve, t’i vije rradha te behet kryeminister. Kete e synojne te gjithe politikante shqiptare, qe per konjuktura te ndryshme politike kane dale ne krye. Dhe ky me vehte thote: Kur u bene kryeministra Fino, Majko, Bufi, Ahmeti etj, pse te mos behem dhe une Imam aktori, ‘themeluesi i PD’, qe solli ‘pluralizmin’ ne Shqiperi dhe qe ‘i dha dermen komunizmit’ !!! pse njo kur kete rruge ia tregoi me heret Ed piktori. Pra kesisoj gjithçka eshte e mundshme.
      E ndoqa mbreme kete ne Real Story dhe për një moment seç me kujtoi Duçen (Benito Musolinin). Po ato poza, po ajo mimike, demagogji dhe fjalomani e tij. Po nese nuk e ka kuptuar qe historia e ka nxjerre perfundimisht jashte me keq per te. ‘Pardesyte e bardha’, qe dolen nga zyra e R.Alise, e mbyllen ciklin. Me kujtohet kilikosja qe Alia i beri Imamit ne takimin me te dhe buzeqeshja kuptimplote e tij, qe sikur donte te thoshte: he mo se djemte tane jini. PD (produkt katovician) eshte sot kjo qe eshte, eshte dhe me kontributin e tyre nder vite me ne krye Saleh Berishen. per te dale nga gjendja e tanishme, demokratet mbas nje analize te thelle brenda vetes, duhet te kene nje fillim te ri, me nje lidership te pakompromentuar me te kaluaren e saj te zeze (qysh nga 1991 vetem anarki, vjedhje te prones, vjedhje te votave me e spikatura ajo e 1996, baterdi me pronat, piramidat dhe 1997-ta, bojkoti i kushtetutes dhe grushti i shtetit ne vitin 1998, Gerdeci, 21 janari, korrupsion dhe sigurisht gomarlleqet politike te lidershipit te saj te frymezuar nga Berisha, ne keto dy vite te fundit 2017-2019. Keto jane historia e saj dhe lidershipi i ri s’ka pse te mbaje ne shpine barren e mekateve te tyre. Elektorati dhe ajo pjese e shqiptareve qe nuk i duan socialistet, qe trashegojne trupen historike zgjedhore te PPSH, jane te gatshem, mezi presin, qe ta mbeshtesin per fitoren e rradhes, por kursesi jo lidershipin aktual apo ate qe mund te rikthehet perseri si te modelit Imami, Topalli etj, kartëra te djegura, qe heperhe mund te sherbejne vetem sa per t’i dhene nje dore fundit te Bashes, edhe si hakmarrje ndaj tij. Demokratet te mos genjehen më, se ketyre gjoj u qan zemra per fatin e PD, pavaresisht demagogjise se tyre, si ajo e mbremshja ne Real Story te gazetarit Balla, nga Imami Ben.

  2. John says:

    Pse nuk ka PD pa shokun arben , kolegun e mikun e rames? Mblidhuni me topallin, patozin e boden me shoke e krijoni nje parti te re e dilni e protestoni “Rama rri e mbyte ne dajak miletin”. Patozi e mori pergjigjen ne votimet e sivellait.Topalli me ramen ne shkoder moren 6% , nga 3% per koke.Dil dhe ti e merr noc rrokun.Ma quan veten opozitar ky e nje fjale nuk e tha kunder vjdhjes zgjedhjes, madakromit tyre, krimit, korrupsionit e varferise e padrejtesiss qe po mbyt vendin? Apo meqe e cuan shqiperine per lesh tani vec duan te shpetojne prapanicen.Arroganca e injoranca e tyre apokaliptike!

    1. u dhime duke qesh says:

      Rri i qete o John, ju i fituat zgjedhjet me 85% te votave uahahahahahahahahahaaaaaaaaaaaaaaa
      Rrota Cari si puna jote, ende nuk kane kuptuar se dielli ndricon cdo dite e cdo dite, bie nata e vjen dita dhe pastaj prape bie nata e prape vjen dita …

    2. Nard Ndoka prej Puke says:

      Akoma me perqindje ti?
      O John Katunari. Shikoje se do behen zgjedhje prape, dhe sa do marre PD-ja.
      Je bere kaq partiak fanatik, sa nuk e kupton se pa dashje, njerezve u kujton komunistet e Enverit.
      Do dalesh edhe to me rruge te protestosh “Poshte Imperializmi Amerikan”?
      Dhe mos thuaj Jo, sepse atje po ju çon Ilir Meta.

  3. Arberia says:

    Je lloi jeni Umani
    Dhe ti nuk ndryshon as nje gje te re
    Duhet te ikni te gjith e jeni qelbur
    E jeni kthyer ne demokarci si parti

  4. LABI says:

    luli IK, JONIDA TABAKU DHE JOZOFINA SHUM SHPEJTE DO TA JAPIN VIZEN PER NE HOLLANDE,O TI E KE VIZEN SE HARROVA,,SUKSESE NE JETE,,,,

  5. ka akoma budallenj e skllever ketu? says:

    Sa shume e mbroni kolonen e peste brenda PD. Hidhini komentet perndryshe e mos u beni te ulet si vete kolona.

  6. Arifi says:

    Ky ska as shtyll kurizore as byth as organe . Pale ce genjen mendja kte te shkret . 1 x mbi tank 1 x kundra saliut pastaj ushtar i saliut pastaj ushtar i bashes e la bash rugeve del e ha mut tani . Kushedi me erdhi radha prap thot. Se per c’far ftohen kta vemje neper studoi tv se mare vesh!! Sa vajza e djem te shkeqyer ka ne shqiperi te paperlyer me kta pisa. Qe kane studiuar ne Shqiperi dhe jasht ?! Plot ka… kush ja u jep mundesine te flasin te shpalosin idete e tyre??? Asnje.. duke filluar qe me kta ropqira gazetar me kto emisionet e tyre vk

  7. skrapi says:

    o beno, na thuj noi gjo qe nuk e dime

  8. nderkombetaret fitojne ketu dhe kur luajne mizerablisht keq says:

    Ne vend qe te fliste sot Klsh e drejtesia per abuzimet e jashtezakonshme ligjore, njerezore e financiare te bera ne ministrine e mbrojtjes flet ky ne media qe vec fresk ju bejne politikaneve.Hoqi me te miret per qellime te karrieres se tij politike per te fituar brsimin e Berishes per tu bere sekretar i pergjithshem i pd, besim qe e rrenoi ne 1997 kur doli me arme kunder sales.Ne menyre alla fashiste perzuri me dhune gati fizike dike qe ai e di , se ky personi kishte nje defekt te vetem: ishte ne miqesi me dikend qe konsiderohej i padeshiruar nga Berisha.Dhe mediu e mori nje urdher te tille , per te njejtat motive, por u tregua ligjor e dinjitoz.Nuk pranoi tA largoje nga puna pasi ishte i mbikualifikuar dhe administrator publik i ndershem.imami e beri duke tentuar td ngreje karriere mbi fate e fatkeqesi njerezore.E mbushi ministrine me militante,injorante e hajdute. Sidomos dibrane te mire ky i terrorizoi.Dhe pse institucionet e shtetit e urdheruan te rivendose situaten ligjore ai vazhdonte nr arrogancen, paligjshmerine e poshtersine e tij. Sot ndjehet pak fajtor para mikut te tij rama qe nuk beri me te miren per te percare,kapur a hedhur ne ere pd. Ne raport me pushtetin me duket shume enverist.Ky nuk kritikon kurre rame ramiz e enver.

  9. Edi Durres says:

    Eh kur te lexoj ty, kam akoma parasysh paraden ushtarake te 1 Majit…ishe, te perzune, erdhe prap kur te zgjaten kocken, ike, erdhe…kujt po i rruhet kari per vemjet si ty, Selami, Neritani,Gjana, Tritani…nai kar tjeter qe hy e del…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje