A do të guxojë Lulzim Basha të përmendë Dibrën e Durrësin ditën e hënë dhe pse “Bild” ka rënë në heshtje?!

5 Korrik 2019, 10:13Politika TEMA

Përgjimet e dosjes 184 për shitblerjet e votave në Dibër dhe dosjes 339 për Durrësin u kthyen në kryefjalën e mediave për disa muaj.

Por sipas Arben Imamit, Lulzim Basha i ka pasur përgjimet përpara marrëveshjes së famshme të 17 majit me Ramën, nga e cila përfitoi disa dhjetëra milionë euro.

“I ka ditur një pjesë të atyre përgjimeve para 17 majit.  E di në parim që ka pasur përgjime çështjet që kanë dalë të Dibrës dhe e ka thënë në çadër.

Kurse dosjen e Durrësit e ka pasur të zbardhur”, tha Imami në “Real Story”.

Ky është një pohim i rëndë, pasi Lulzim Basha jo vetëm që ka bërë politikë me këto dosje, por edhe krim, duke mos i denoncuar në kohë.

Ai ka përfituar fillimisht financiarisht nga Rama, duke mos bërë publike përgjimet, pasta politikisht, duke i shpërndarë ato fillimisht në mediat shqiptare, dhe pastaj tek “Bild”.

Tani lind pyetja, nëse do të ketë guximin dhe pafytyrësinë, që t’i përmendë sërish të hënën dosjet e Dibrës e Durrësit, dhe të bëjë politikë sërish me përgjimet e “Bild”.

Përgjime të cilat kanë rënë në heshtje, pas zgjedhjeve të 30 qershorit, pavarësisht paralajmërimeve të gazetarit gjerman të “Bild”, Peter Tiede, se do të ketë të tjerë “bomba” të forta.

“Bild” me sa duket e ka përfunduar misionin e vet aq të pompuar mediatikisht, pasi ato që botoi nuk e dhanë efektin e duhur dhe zgjedhjet e 30 qershorit u mbajtën normalisht.(TemA)

13 komente në “A do të guxojë Lulzim Basha të përmendë Dibrën e Durrësin ditën e hënë dhe pse “Bild” ka rënë në heshtje?!”

  1. Teodosi says:

    Pergjimet ja bene gjemen mazhokracise me 30 qershor.Ndoshta Soros ka perdorur ndonje leve te ndryshkyur gjermane dhe e ka bllokuar publikimin e metejshem.Apo ndoshta usa e konsideruar aktivitetin e bild si nderhyrje ne Punet e brendshme te saj , dmth te Shqiperise.Apo ndoshta kaq mision I kish dhend: ta trondiste por Jo ta rrezonte mikun e sorosit ne Tirane.Ne te gjitha rastet ,kushdo qe mbulon te vertetat e hidhura ne Shqiperi e shqiptari do mekatoje rende. Nuk jemi popull bageti , pa nder e dinjitet dhe PSE gjithe duart e zeza te planetit Jane futur ketu.

    1. Komentuesi says:

      Ne si popull kemi nje gje te qart,se pergjimet nuk jane pergjime,por,te sajuara ne kinostudijon e SHQUP-it.Pd-ke nuk ka jete pa shpifur,trilluar e nxir kundershtarin me genjeshtra e akuza te kota,te pabaza.Prandaj nuk i beson populli opozites soteme.

    2. durrsaku says:

      O Teodosi. Te admiroj qe njifke Sorosin. Kete Soros e kane perzene Putini i Rusise dhe Orbani i Hungarise. E ka bo hasha Berisha i Shqiperise, te cilt Sorosi i dha fonde per ndertim shkollash dhe kopeshtesh per femije, bileta udhetimi dhe bursa per Bashen. E ku merr vesh nga politika o Teodosi.

    3. Tiede - letra higjenike e SHQUP says:

      Teodosa e SHQUPit mund te pjelle vetem gica dhe derrkuce qe dhjami u ka erresuar shikimin dhe arsyen. Teodosa ushqehet nga kuzhina e SHQUPit prandaj edhe sheh enderra me Soros, leva te ndryshkura gjermane dhe halucinacine te tjera. Nuk e kupton dot dosa se materiali i Tiede ishte co-produksion Basir fshatari alias Collaku & Besim Hajdarmata Trapojani te cilet ja cuan Peter Tiedes ta paketonte ne nje leter ambalazhi gjerman per tja shitur Doses dhe derrave te grazhdit Pedeist per material te certifikuar nga BE.
      Shkala e emancipimit te shpellareve shqipfoles le shume per te deshiruar.

  2. Tradita says:

    ha.. ha..,ha. Po ku ishin keto dosje. Ne prokurori. Po ku t’i donanconte. Sa qesharake beheni edhe ju. Keta vegla te propogandes rilindase u doli boja. ketu mbeshetej Rama kur shkruante se mbas zfjedhjeve te 30 qershorit do te zevendesonte LulIm Bashen. Mos u lodhni kot. Nuk ka dhe nuk mund te kete alternative tjeter pushteti veç PD e cila eshte palca e kombit dhe shpirti i veriut te Shqiperise. Lulzim Basha sot eshte i pasfidueshem.

  3. mik says:

    Nuk ka asnje mundesi qe ne nje vend me politike banale, imorale, e te korruptuar, te kete politikane te ndershem.
    Nje, apo edhe disa dele nuk mund te jetojne midis ujqerve.

  4. ideali says:

    Nuk e dhane efektin e duhur? O gazetar idiot dhe i keq mbi te gjitha. Ke sy ti apo jo. C fare ndergjegje ke o malukat. Apo tashuron euron me shume se gjithcka ne bote. Barin e thate o idiok, o kafshe e grazhdes qe kerkon te hash qyl me budallalleqet qe flet. Maxhoranca mori nje grusht nga populli qe e nxorri nakaut. Do t ia shohesh perfundimin horrave, trashegimtare te birose politike te diktatures. Di ndonjecike arithmetike ti apo je nga ata qe i kane blere te gjitha deftesat gjer ne fund. Po sadfo t i blesh o malukat, arthmetika te nxjerr zbuluar.Vashdo te genjeshe. Mbase do te marresh medaljen e madhe te genjeshtres.Frikacak qe s gucon te perballesh me te verteten. Mban te fshehte edhe emrin.Po s prish pune. Ntrashet Merua per ty.

  5. lexusi says:

    Ne pushtet nuk vihet me BABALIZMA , por me ALTERNATIVA !

  6. LABI says:

    luli HAPE KRAHUN , SE SHUM SHPEJTE JONIDA TABAKU DHE JOZOFINA DOT TE JENE KRYETARE TE OPOZITESH,,,,

  7. Pedagogu says:

    Po çfar njerzish jeni se nuk ju kuptoj? Po kush eshte ky Sorosi, i cili, pasi D Trump, u zgjodh president i SHBA-ve, papritur qenka kthyer ne djall? Kur do te kuptoni qe nuk beheni mik me njeriun e fuqishem duke mallkuar si Neritan Ceka, hasmin e tij. Edhe A Llalla, kur e akuzoi ish ambasadori amerikan ne Tirane, u deklarua viktime e Sorosit, ne vend qe te jepte nje argument kunder, ashtu siç do e jepte nje “Attorny Xhenerall”

  8. Tori says:

    Emo vezhguesi por babalen e mbyti Rama me kryeprokuroren qe jo vetem nuk kishin prova per manipulim por nuk kthyen asnje lloj pergjigje.

  9. Doni me per Belulin.. says:

    Sipas ketij shkrimi pa autor, ne 2017 “Basha ka perfituar financiarisht nga Rama”. Sipas ligjit duhet denuar ai qe merr ryshfet dhe ai qe e jep ate. Perderisa Rama ka paguar, do te thote se ka qene ne hall..

  10. lani says:

    Po po, andej eshte nisur. Edhe po i tha, kush do t’i degjoje?! Ata qevijne ne miting nuk vijne per te degjuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje