Për shkak të “ftesës denigruese”, Thaçi refuzon ftesën e Dodik për në Samitin e Sarajevës

6 Korrik 2019, 17:32Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se Kosova nuk do të marrë pjesë në Samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore që do të organizohet në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, përkundër vullnetit dhe gatishmërisë për të marrë pjesë në Samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), “ftesa denigruese e kryetarit aktual të kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës e bën të pamundur pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e Kosovës në këtë takim”, raportojnë mediat në Kosovë.

Sipas tij, Kosova gjithmonë ka qenë dhe është e gatshme për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bosnje e Hercegovinën dhe për njohje reciproke.

Por, fatkeqësisht, ky vullnet i ynë është keqpërdorur në vazhdimësi, njësoj sikurse tani me rastin e organizimit të SEECP-së nga Bosnja e Hercegovina”, ka shkruar ai.

Sipas Thaçit, minimumi që kërkon Kosova për pjesëmarrje në forume të tilla është trajtimi i barabartë me shtetet tjera pjesëmarrëse.

Ai thotë se, sjellja e Bosnjës dhe Hercegovinës është e papranueshme dhe paradoksale, meqë sipas tij, përfaqësuesit e saj aplikojnë praktika tërësisht antievropiane, që nuk dallojnë me ato të Serbisë.

Me një qasje të tillë destruktive, bashkëpunimi rajonal dhe fqinjësia e mirë ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor mbetet një parakusht i paarritshëm në rrugën për anëtarësim në BE”, thotë ai.

Thaçi thotë se, Kosova mbetet e përkushtuar për fqinjësi të mirë, bashkëpunim rajonal dhe të ardhme euroatlantike, mirëpo nuk pranon të nënshtrohet dhe të diskriminohet nga askush.

Kryesuesi i Presidencës së Bosnjës e  Hercegovinës, Milorad Dodik ka thënë se Hashim Thaçi nuk është  ftuar në cilësinë e Presidentit të Kosovës, në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) që do të mbahet në Banja Llukë, por si përfaqësues i Prishtinës.

Dodik, siç raportojnë mediat serbe, ka thënë se  formatin e përfaqësimit të  Prishtinës me fusnotë e kanë pranuar vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, siç janë Serbia, Rumania, Greqia dhe Bosnja e Hercegovina. (TemA TV)

4 komente në “Për shkak të “ftesës denigruese”, Thaçi refuzon ftesën e Dodik për në Samitin e Sarajevës”

  1. juristi says:

    Z Hashim keshtu do ja u beje dhe juve serbia po vazhduan tolerimin e ca me shume idete per shkembim territores. Enklavat serbe dhe veriu do shpallin pamvaresine si republika serbska e bosnjes ndaj behuni atdhetare,boll u kafshuat me njeri tjetrin

  2. Cerriksi says:

    Te shikojm reagimin e like floririt? A do shkoj ne samit.

  3. Opa opa opa says:

    Sllavet e Bosnjes, te te gjitha feve, te na rruajne topet!

  4. Kalec Dega says:

    Po si i ‘zgjuar’ qe je, i kishe derguar sekretarin e sekretarit te sekretarit te Ministrit te Jashtem.Pse ti me i rendesishem se “Samiti” je?
    Ne shqip:
    Samit= Takim i nivelit te larte midis udheheqesve/qeverive

    Kafsha Albanistoneze hapet bythesh me “samit” dhe harron shqipen e bukur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje