Shqipëria anulon pjesëmarrjen në Samitin e Sarajevës për shkak të Kosovës, por Ilir Meta merr pjesë

8 Korrik 2019, 16:01Politika TEMA

Të martën, Ilir Meta do të marrë pjesë në takimin në nivel presidentësh në Jahorinë, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë këshilltari i Metës për rajon dhe diasporë, ambasadori Flamur Gashi.

Më herët, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, u shpreh se Shqipëria, në shenjë solidariteti me Kosovën, anuloi pjesëmarrjen në samit, kryesisht për shkak të marrëdhënieve të organizatorit me Kosovën.

Gashi, megjithatë, tha se Meta nuk e ka anuluar pjesëmarrjen e tij.

Cakaj nuk mori pjesë në takimin e sotëm të ministrave të Jashtëm, me të cilin u hap samiti dyditor.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se pavarësisht “gatishmërisë dhe vullnetit” për të marrë pjesë në samit, ai ka vendosur të mos shkojë në Sarajevë, sepse, siç ka thënë në një postim në Twitter, “trajtimi dhe deklaratat nga Presidenca e Bosnje dhe Hercegovinës nuk janë në favor të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe vlerave dhe parimeve të BE-së”.

Bosnja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

9 komente në “Shqipëria anulon pjesëmarrjen në Samitin e Sarajevës për shkak të Kosovës, por Ilir Meta merr pjesë”

  1. Lona says:

    ILIRI ESHTE I PAMVARUR NUK PERFAQSON SHTETIN
    AI SHKONE NE EMER TE LSI JO SI PRÉSIDENT ROLI I TIJE KA MBARUAR .
    QELLIMI TIJE ESHTE TE TAKOJE SERBE RUSE PER NJE ARATISJE TE MUNDESHME NUK ESHTE KAQ TRIME SA TREGOHET NUK KA HAJDUT TRIME!

  2. maga says:

    Ilir meta qe hapi shkollat serbe ne libofshe,nuk mund te mos shkonte ne takimin me serbet.
    Serbet mbajne gjalle opoziten shqiptare

  3. Dash says:

    Kush ka sy te shikoje dhe veshe te degjoje , e ka shume te lehte te kuptoje se kush jam plerat ne Shqiperi …TURP !

    1. vang says:

      edhe sikur te donte te solidarizohej me qendrimin e Shqiperise,nuk e le ”per inat te sime vjerre do shkoj te fle me mullixhine”

  4. Juristi says:

    Ambasador Flamur Gashi,hahahaha.Shqipnia eshte vend qyfyresh.Muli ka qene ne kohe te Sales ambasador,e paska marre Salvator Qameti ne presidence,si keshilltar,dhe prandaj po e ndrit Likja ne mardheniet me nderkombetaret,se e keshillon Flamuri.Hahahaha

  5. ?? says:

    Po i vjen ngordhja antishqiptaristëve !??

  6. kosova brother says:

    Ju qe I doni kosovaret hiquni taksen e rruges se kombit per sezonin veror te pakten.Stimuloni eksport importet me Kosoven.Te tjerst Jane gjera qe ta shpifin. Ju doni Bashkimin e shqiperise me kosoven? Cfare po new Veriu me ju atyre as qe u shkon nepermend te shnderrohen ne sklleverit tuaj.Kur Tirana do clirohet, do kete qeveri me shqiptare, bashkimi do vije shpejt, mire, pa buje.

  7. Timi says:

    Meta nuk shkon se ka ndonjë punë të bëjë thjesht për inat të Ramës. Tipike shqiptare. Gjithmonë me dy koka.

  8. cris says:

    E nxorre koken Meta, pas te vjen historia.
    .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje