Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Kur Basha “luftonte” ballëpërballë me Soros, kam tre pyetje për demokratët

8 Korrik 2019, 09:03Politika TEMA

Ish- anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, në një postim në rrjetet sociale ka publikuar një foto ku shfaqet kryedemokrati Lulzim basha përballë George Soros në një tryezë diskutimi.

Në shkrimin e tij Kulluri i është drejtuar demokratëve të cilët përkrahin presidentin e Republikës në artikuliminn e tij anti-Soros.

Kulluri ka shtruar disa pyetje për veprimet e kryedemokratio Basha pas takimit me Sorosin.

“Nuk i kuptoj demokratet qe perkrahin Meten ne artikulimin anti-Soros!

Para se ta mbeshtesin dhe ta perdorin si motivim kunder Rames, duhet te shohin e rishohin kete foto dhe takim!

Ky takim dhe ai me Ramen 6 ore ne 17 maj, jane jo transparente, okulte dhe te panjohur ne permbajtje.

Por ka disa pyetje:

1) pse u ndaluan protestat pas asaj te 2014;

2) pse u dha miratimi per SPAK pa dijeni e PD;

3) pse nuk u cua ne Gjykate Kushtetuese Ligji per Arsimin e Larte i bere nga klientela universitare Rama-Basha!

Ja pra te dashur demokrate, para se te hidheni me koke ne debate per te gjetur “armiqte e brendshem” tek ne kritiket e Bashes, mendoni mbi keto qe po hedh ne kete postim!”, shkruan Kulluri.

5 komente në “Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Kur Basha “luftonte” ballëpërballë me Soros, kam tre pyetje për demokratët”

  1. Grigor says:

    Eeeh, gjete me ke te flasesh.
    Respekte qe je kunder qeverise, se nuk do jene re gjithe me qeverine. Madje qeveria duhet te ishte konsumuar shume tani.
    Respekte qe je me PD-ne, sepse nuk do jene te gjithe me nje parti. PD-ja dhe Shqiperia kane nevoje per njerez ne opozite qe te jene mendjehapur, dhe kritike ndaj vetevetes, duke e bere qeverine te dridhet kur te marre nje vendim.
    Respekte per shkrimin realist, kritik, dhe te sinqerte.

    Por me vjen keq te te them, se thirrja jote shkon dëm. Bie ne veshë te shurdher. Ne mendje militante te taposura me balte nga udheheqja e PD-se ( domethene Saliu).
    Thirrja jote bie ne veshet e nje taborri katunaresh dhe sharlatanesh, sepse intelektualet dhe te persekutuarit e vertete Jane larguar me kohe nga PD. PD tani eshte nje parti katunaresh (e majte), e udhehequr nga sharlatanet qe kane uzurpuar kreun e Partise.
    Nuk ben dot gje. Me vjen keq.

    1. Arti says:

      Ia ke permbledhur si nuk ka me mire! ??

  2. Sali kerma says:

    Edvini flet kur e largojne nga tepsia

  3. Bureto says:

    Fatkeqësisht është ashtu siç thotë @ Grigori. PD është ‘rëndë’ dhe nuk dihet kur do dalë nga kjo gjëndje. Ka qenë shpresë për qytetarët, shtresën e mesme, pronarët, ish të përndjekurit dhe gjithë ata që kanë bindje të djathta, por që fatkeqësisht u tradhëtuan keq nga lidershipi i saj për 28 vjet që punoi vetëm për vete. Parti pa shtyllë kurrizore, kozmopolite në ide dhe veprime. Herë hiqet si e djathtë e herë si e majtë populiste. Nuk po rendisim bëmat e gjëmat e saj, deri në krime, sa herë ka qenë në pushtet dhe rëmujërat e anarkinë e frymëzuar sa herë është në opozitë. Fatkeqësisht si parti thjesht nga një moment historik, rënia e regjimit komunust, ka uzurpuar fjalën ‘demokratike’, që nuk e meriton në asnjë rast.

  4. Zagali says:

    Ti merni te keqen Edi Rames ju te pd dhe Leshelis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje