Deputeti i ri i PD: Do të nxjerr informacionet si ndryshoi pasuria e Ilir Metës nga viti 1990, kërkesë gjithë institucioneve

9 Korrik 2019, 20:06Politika TEMA

Deputeti opozitar, Halit Valteri i njohur për kritikat kundër presidentit Ilir Meta në seancën e së enjtes, ka shkuar më tej, teksa ka deklaruar në emisionin ’45 Minuta’ në Report TV, të drejtuar nga Denis Minga se ditën e hënë do t’u drejtojë një kërkesë të gjitha institucioneve për informacion si ka ndryshuar pasuria e kreut të shtetit nga viti 1990.

“Ilir Meta e ka humbur të drejtën që të jetë Presidenti i shqiptarëve, pasi bashkë me bashkëshorten drejton opozitën. Ka një krizë personale, të politikanëve, që për ego personale e kanë futur vendin në një çark. 

Presidenti ka shkelur Kushtetutën, do i analizojmë faktet dhe do ia çojmë Kushtetueses. Mendoj që të hënën nis punën komisioni. 

Që të hënën do i drejtoj një letër cdo institucioni, si ka ndryshuar pasuria e Ilir Metës dhe familjes së tij që nga viti 1990. 

Do të bëj kërkesë, pasi jam deputet dhe e kam të drejtë ligjore, do ua pasqyroj me fakte dhe shifra shqiptarëve. Kush janë pasuritë e deklaruara dhe të padeklaruara, se shqiptarët i dinë. 

Vota ime është pro shkarkimit të presidentit. Do të bashkoj votat me shumicën cdo herë që është në të mirë të shqiptarëve” tha ai.

Të enjten, opozita e re i kërkoi Damian Gjiknurit që të largohet nga bashkë-drejtimi i komisionit të Reformës Zgjedhore, pasi i doli emri në përgjimet e Dibrës, të njohur si dosja 184.

Halit Valteri u shpreh në studion e emisionit ’45 Minuta’ se Gjiknuri është drejt largimit për cështje ditësh nga drejtimi i komisionit.

Gjiknuri zëre se është larguar nga ai komision, cështje ditësh. 

Që nga dita që kemi bërë ne deklaratën, komisioni nuk është mbledhur asnjëherë, për shkak se palët duhet të gjejnë gjuhën për të sjellë një njeri të papërlyer. 

Grupi parlamentar demokrat ka katër anëtarë në komision dhe ata nuk shkojnë deri sa të plotësohet kërkesa jonë, largimi i Gjiknurit”, tha ai.

18 komente në “Deputeti i ri i PD: Do të nxjerr informacionet si ndryshoi pasuria e Ilir Metës nga viti 1990, kërkesë gjithë institucioneve”

  1. lisi says:

    Bravo per kurajon qe ke por ne kuvend dukesh si i fandaksur po mbase eshte fillimi,ndersa sa per hajdutin ja dime te gjithe shqipetatet po ti flet nga nje studio qe ne nuk e kemi mundesin,gjithsesi nje kolpo e don floriri mga opozita e re,jo rrugorja. Poshte Ilir Meta dhe familja e tij rrofshin ? e munika kurves

  2. Ruaj veten says:

    Gjithsesi ruaje dhe veten: mos ha dy herë në një restorant, mos pi kafe në të njëjtin bar, mos dil për zogj, mos trego kur do të udhëtosh për jashtë vendit…

  3. ERI says:

    Do marresh shume pike me kete.Shpresoj ta cosh deri ne fund kete.Urime shume deputeteve te opozites sepse shyqyr po kujtojme se per cfare votoni pa sharje dhe pa ofendime.Jeni shume here me te pergatitur sesa deputetet qe ishin.

  4. On says:

    Ske faj ti po Basha….e sigurove pensionin per jete me leket e Shqiptareve.

  5. Xha Jaho says:

    Po pse e fillon nga LSI filloje nga kokat e PD qe jane te dhjere ne para. Kur erdhi ne pushtet pdja se mos mendoi per ktë popull Dy gishtat lart dhe bëj miljardat e futja ktij populli. Keshtu ti trim i xha Jajos filloje me Berishen e Lulin Apo sta mban bitha te merresh me ta.

  6. populli shqiptar says:

    Bravo i qofte deputetit Valteri, bravo i qofte qe po nxjerr te palarat sheshit, vjedhjet , abuzimet , si Ilir Metes ashtu dhe Damian Gjiknurit, dy kryehajdutet e shqiperise.
    Padyshim qe ky zoteri vleresohet maksimalisht nga populli

  7. Don says:

    Jo vetem pallate te shumte, minieraa kromi, bakri, mermeri, toka, troje, ullishte. Ilir Meta ka hipotekuar ne bankat e huaja mbi gjysmen e pasurive te patundshme mbi dhe nen tokesore. Floriri nuk eshte gje vec nje qime ne morine e grabitjeve qe ka bere Ilir Meta. Ka filluar dhe ua shperndan nipave dhe mbesave duke ndertuar dyqane shitje pijesh si verera e raki gjoja me pronare me origjine nga Kili. Administratore jane bere e po behen antaret e forumeve te LSI.se

  8. Piro says:

    Nuk e njoh kete tipin dhe nuk di nese do vazhdoje keshtu dhe ne te ardhmen. Na u tha veshi te degjojme nje deputet te shprehet lirshem e jo me mbeshtetje te kryetarit te partise. Uroj te mbetet I tille.

  9. Muco says:

    Vendit I duhen deputetë si juve. Bravo per kurajen dhe punen e mire.

  10. ela says:

    Ka thene te verteten dhe vetem te verteten.
    Ka thene te verteten per dy felliqesira qe nuk jane vetem hajdute , por jane dhe njerez pisa , legena nga cdo ane

  11. Vetingu says:

    Tek ne analistet kakarisin gjithe diten se gjoja jane ne halle te madh se po vjen komunizmi e per shume budallalleqe te tjera. Me si popull duhet te hapim syte dhe perdorni llogjiken cfare bene partite ne keto 30 vjet. Ngriten ndonje fabrike apo mbushen xhepat. Edhe fashizmi kur pushtoj vendin i ndertoj ca ura e rruge e ndertesa.Pra nuk duhet me te themi iku komunisti Sali apo erdhi nje hale tjeter. Kjo qe kerkon ky deputet qe ti shikojet pasuria qe nga v1990 Metes,Saliut,Lulin,Rames e me pas me radhe se jane shume. Analistet te numerojne pronat e qeveritareve pa perjasgtim dhe ti analizojne sa kushtojne e sa vite pune me rroge duan qe te ngrihen. Partit te shkojne ne te semes me keta vampire qe kemi.

  12. MH says:

    Bravo e po te lumet qe denoncon me fakte korrupsionistin President dhe familjen e tije.
    Por banu i kujdseshem ashtu sic te porosit komentuesi,Ruaj veten.Dhe une mbeshtes me shume bindje qe Ti z.Halit Valteri te jesh shume i kujdeseshem per jeten tende dhe te familjareve te tue.Njerez si Ty ka pak dhe i duhen Shqiperis ne cdo kohe.

  13. LONG LIVE AMERIKA says:

    Be careful trim! Se kush i doli kunder Floririt dhe Berishes (Bishes), gjeten vdekjen, i eliminuan te gjithe kundershtaret, por do te vije nje dite kur t’ja numerojne te gjitha krimet e tyre. Bisha do te destabilizoje Shqiperine se keshtu e kane udhezuar serbet. Si ka mundesi qe te gjithe vdicen nga e njejta semundje, ne te njejtin spital dhe dy te fundit aksidentalisht se nuk i eliminonin dot njelloj si te paret me helm te ngadalshem. Edhe ne qe shkruajme kemi frike te identifikohemi. RROFTE AMERIKA qe jua futi dy kembet ne nje kepuce ketyre HAJDUTEVE qe bertasin cdo dite KAPE HAJDUTIN.

  14. K. M. Tusi says:

    Ja, kjo eshte opozite!

  15. Alban Dega says:

    DEPUTET TE TILLE I DUHEN SHQIPERISE ME SHUME SE KURRE !

    Hallall gjuri i Nenemadhes Shqiperi!
    Rithemeloni Partine Demokratike te Shqiperise si e vetmja rruge per shpetimin e saj !

  16. BK says:

    Ja e shkarkuam dhe e denuam presidentin, e ca, u zhduk korrupsion apo krimi ekonomik.
    Presidenti ka nje kariere te gjate ne politike dhe mund ti gjesh skandale sa te duash.
    Po qe jane paguar rruge qe nuk jane bere kurre, e kane firmosur qe nga kryeplaku i fshatit e lart, duke mbushur xhepat.
    Po qe ne Shqiperi ne bujqesi nuk eshte vene dore, mungojne rruget, mungojne kanalet kullues dhe ne letra gjithcka eshte ne rregull, sikur jane kryer, po kete e dini ju?
    E dini ju qe fushat e myzeqese ne letra figurojne te kulluara dhe me sistem vadites modern, nderkohe ka nja 2 vjet qe kane filluar te mirembajne kanalet?

    Duhet te hapen letrat, per te gjithe ata qe kane patur ne dore fondet publike, qe nga kryepleqte, kryetaret e komunave, bashkive, drejtorive, ministrave, nga viti 1992 e deri 2019-te.
    Asnje dite ne burg, se per mua kane rene viktime e sistemit, por tu merret pasuria, te dorezojne gjene e vjedhur.
    Ketu po na del, se per 30 vjet ka vjedhur vetem Meta. Te denojme Meten dhe te tjeret te vazhdojne te vjedhin.

  17. spartak says:

    Përshëndetje z. deputet i opozitës .
    Nuk ka rëndësi për kë kemi simpati kur votojmë , por duhen parë programet dhe idetë që shpalosen në ballafaqim dhe jo në zënje , fyerje e sharje mes njëri tjetrit , ku s’merret vesht se çfarë duan të thonë . Kjo na është bërë modë dhe , me thënë të drejtën , ju është shpif gjithë shqiptarëve , brenda dhe jashtë .
    Gjithmonë kam votuar për socialisten , por me thënë të drejtën , që nga viti 2008 e këndej , ndjej një zhgënjim e boshllik mjaft të madh përsa i përket pasqyrimit të demokracisë , vlerave dhe veprimeve demokratike në Parlament , por edhe në pushtetin vendor .

    DEMOKRACIA nuk është UNI dhe nuk mund të bëhet e realizohet nga UNI , i kujtdo krahu qoftë ai .
    Sali Berisha , ta hante gjallë Edi Ramën nuk kishte të ngop , e jo më të ulej e bënte marrëveshje me të . Sali Berisha UNI-n e ka pasë
    të vetin , edhe për natyrë e ego , por edhe se i nevoitej me realizu synime antikombëtare . Por, duke ja pasë studjuar me kujdes mendjen , ambiciet dhe egon Edi Ramës , ai , me marrëveshjen dypalëshe me te , realizoi asgjësimin e elementit bazë dhe vetë DEMOKRACINE e brishtë shqiptare edhe tek krahu tjetër politik kundërshtar e kështu rrjedhimisht edhe në organet më të larta të demokracisë së një shteti , Parlamenti , Parlamentarizmi , Bashkitë dhe Këshillat Bashkiakë .
    Me kët problem madhor duhet të merreni ju z. deputet dhe të tjerë që duan që Shqipëria të kthehet në një vend demokratik dhe me demokraci reale e funksionale , për të parë ne shqiptarët dritë në fund të tunelit .
    Po nuk bëmë të gjithë ZGJEDHJE dhe jo VOTIME , s’ka mundësi të ketë demokraci , s’ka shans të bëhet SHTET , s’do ketë shans të funksionojë RREGULLI , A-ja e çdo shteti .
    Të tjerat janë me ju çorodit e shpërnfda vëmendjen nga ky problem madhor dhe parësor .

    Lereni Ilir Metën e të tjerë . Mos u merr me pasuritë e tij .
    Shteti ka , por edhe duhet të ketë organizma që do merren me kompetencë e ta çojnë deri në fund këtë problem nëpërmjet proçesit të VETTINGUT .
    Ty , e të tjerëve ju fërkojnë kokën , ju ndërsejnë , duket sikur ju mbështesin e brohorasin , vetëm që mos ti prekni aty ku nuk duan , tek thelbi dhe forma e demokracisë ZGJEDHJET e jo VOTIME .
    Pse ?
    Kuptohet .
    Duan pushtet absolut ndaj kujtdo dhe mbi çdo gjë . As pyesin për demokraci të gjithë liderët , të të dy krahëve .

    Sa për pasunitë e të gjithëve , pa përjashtim , deri edhe tek ai polici i burgjeve , zyrtari që ka një vulë e firmë në dorë , OPGJ , Prokurorë , Gjykatës , Drejtorë e ish Drejtorë , Ministra e deputetë dhe isha , batakçilerë që janë marrë dhe bënë çorap pronat , shitën dhe përvehtësuan asetet kombëtare , etj , ka një zgjidhje të thjeshtë , e cila nuk ven në siklet shtetin dhe oraganet ligj zbatuese , por vetë abuzuesit .
    Me që je deputet e paske të drejtë të kërkosh se sa pasuni ka Ilir Meta , do të rekomandoja të propozoje një nen shtesë tek ligji i VETTINGUT , dhe po miratuat atë , e zgjidgh vetë ai nen kët ë problem , dhe nuk i len asnjë lek në xhep hajdutave .

    NENI EKSTRA SHTESE :
    – Deklaroj , ndën përgjegjësinë time , se , në qoftë se , mbi ato , që kam deklaruar në DEKLARATEN PERSONALE TE PASURISE , më zbulohet DHE VERTETOHET edhe 1 LEK më tepër , e gjithë pasuria ime të më skuestrohet .
    Bashkëpunëtorëve , që kapen , dhe VERTETOHEN , si ndihmës në FSHEHJEN E PASURISE DHE TE ARDHURAVE të personave , që i nënshtrohen Vettingut , u sekuestrohet pasuria njëlloj .
    Miratojeni këtë NEN në parlament . Shtojani në fund , si pikë të veçantë , dhe , me vend firmosje të veçantë ( që mos të thonë NUK E KAM LEXUAR ) , tek Deklarata e Pasurisë , dhe , kthejani mbrapsht pa përjashtim të gjithëve deklaratat e para , për t’i plotësuar edhe njëherë prej fillimi .

    Veç kur të shifni në DEKLARATEN e RE , minimumin 4-5 fishin e të parës . Pse ? Frika se do i sekuestrohet gjithçka , do e bëjë të deklarojë gjithçka , e të mos e zejë gjumi prej frikës se mos ka harru ndonjë PASURI pa DEKLARU .

    Do shikoni , kur nga frika , të deklarojnë disa fishin e deklarimit të parë . Atëherë luan qeni i kallajxhiut tamam .

    Me ligj , të bëhen publike të gjitha , emër për emër , sidomos ato të OPGJ-ve e Prokurorëve ,që s’kanë lënë poshtërsi pa bërë në kurriz të njerëzve të thjeshtë .

    Zoti deputet .
    Këtu ngul këmbë po qe se e do këtë vend e këtë popull me shpirt e me zemër dhe jep gjithçka për to .

    Ngul këmbë , duke fillu nga Socialistja e Demokratikja , Kryetarë Grupesh Parlamentare , Deputetë , Ministra dhe President Republike , po deshët me e pastru seriozisht këtë vend nga ABUZUESIT dhe gangsterët e MAFIOZET e politikës , ekonomisë e shoqërisë , vendosni e shkoni në parlament e miratoni NENI-n e LIGJIT me KOKE POSHTE , që i shkund xhepat e ABUZIMIT të gjithëve pa përjashtim .
    Janë duke bërë maskarada me anëtarët e Gjykatave e Prokurorive , a thua se ato kanë qenë dhe janë e keqja e këtij vendi .
    SISTEMIN e KEQ e ngritën dhe e mbrojtën politika dhe politikanët , dhe prap kurimin duan ta bëjnë gjysmak , që agonia dhe sëmundja të vazhdojnë , aq , sa këta të jenë bërë të PA PREKSHEM .

    Këto dy problem janë kryesoret dhe parimore për demokracinë dhe pozicionin T’uaj të deputetit .
    Po u kthyen zgjedhjet me emra të përveçëm e jo me Kryetarë , do jem prezent të të ndigjoj kur të shpalosësh idetë , programin dhe format e realizimit .
    Tung , tung .
    Shqiptari prej mëmëdheut .

  18. Asd says:

    Bravo! Puno per ne te japim voten!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje