Përçahet opozita: Monika Kryemadhi është kundër largimit të Ramës?

9 Korrik 2019, 09:10Politika TEMA

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi duket se kanë qendrime të ndryshme, për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Basha thotë se “s’ka dialog për sa kohë Rama qëndron kryeministër”.

Ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka thënë një ditë më parë, se më parë duhet të shkojnë në burg grabitësit e votave në Durrës dhe Dibër, duke anashkaluar largimin e Ramës si kryeministër.

“Kur 2 palë duhet të ulen në një tavolinë duhet t’i ofrojnë diçka njëra tjetrës, ne kemi kërkuar shkaktarët 339 dhe 184 para drejtësisë.

Si mund të ulesh me hajdutin që të ka vjedhur dhe ti thuash faleminderit që nuk mi vodhe të gjitha, por më le një palë të brendshme për të veshur se ma more të gjithë shtëpinë, kjo është e gjithë historia.

Të ulesh sot me Edi Ramën në tavolinë pa nxjerrë para drejtësisë ata që kanë futur duart ke 184 dhe 339, mos themi pastaj dhe dosje të tjera që janë pafund, kjo nuk mund të bëhet”, tha Kryemadhi.

Pra, ndryshe nga Basha, kushti kryesor i saj, nuk është largimi i Ramës.(TemA)

2 komente në “Përçahet opozita: Monika Kryemadhi është kundër largimit të Ramës?”

  1. monaliza says:

    Sigurisht qe kriminelet dhe hadutet duhen denuar, por nje gje nuk e kuptoj perse basha dhe likja me monen e fillojne nga fundi dhe jo aty ku filloi kjo masaker, qe ne vitet ’97-’98 e duke vazhduar deri ne vitin 2019, apo i kane harruar bemat e tyre dhe kerkojne te lajme mutin me shurre. Jo, drejtesia duhet te filloje aty ku fillon krimi e te vazhdoje deri ne fund, per te pastruar te gjithe kete qelbesirellek qe i kane veshur ketij vendi.

    1. Rafti says:

      Mona paska mbetur me te brendshme?!
      E para, hapuuuu dheee!!
      E dyta, hajduti paska nja 2 milion euro fustane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje