Deportohet nga SHBA-ja, një prej pjesëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, ku pas sulmit me armë në qershor të vitit 2015 në Lazarat, mbeti i vrarë punonjësi i Policisë Ibrahim Basha, sot “Dëshmor i Atdheut”, si dhe u plagosën dy efektivë të tjerë të Policisë.
Shtetasi i depërtuar është Ruhan Hiraj, banues në Lazarat, Gjirokastër.
Njoftimi i policisë:
Deportohet nga SHBA-ja, një prej pjesëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, ku pas sulmit me armë në qershor të vitit 2015 në Lazarat, mbeti i vrarë punonjësi i Policisë Ibrahim Basha, sot “Dëshmor i Atdheut”, si dhe u plagosën dy efektivë të tjerë të Policisë.
Gjatë paradites së sotme si rezultat i një operacioni të gjatë (1 vjeçar) bashkëpunimi i Interpol Tiranës me Zyrën e Hetimeve Kriminale, pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS), u bë i mundur deportimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt vendit tonë, për tu përballur me organet shqiptare të drejtësisë i shtetasit shqiptar:
Ruhan Hiraj, 22 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë në vitin 2018, e ka dënuar këtë shtetas me 15 vjet burg për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit publik me dhunë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi i armëve luftarake“, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrja në bandën e armatosur”.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Në datë 24.06.2015, në fshatin Lazarat të rrethit Gjirokastër, shtetasi Ruhan Hiraj në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë të repartit “Renea”, të cilët kanë qenë brenda në automjetin e policisë në vendin e quajtur “Pularia”.
Si pasojë e këtyre të shtënave, ka mbetur i vrarë brenda në automjetin e policisë, punonjësi i Policisë Ibrahim Basha, si dhe janë plagosur punonjësit e policisë, J. I. dhe P. H.
“Policia e Shtetit Shqiptar ka një falënderim të veçantë për Zyrën e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS), Agjencinë për Emigracionin Doganat dhe Operacionet Speciale (ICE-ERO), Agjencinë për Patrullimin Kufitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (USBP), Byronë Qendrore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (USNCN), Interpol Roma dhe Zyrën Uci Albania në Shqipëri e Oficerin e Kontaktit të Policisë së Shtetit në Bari, për koordinimin me Policinë e Kufirit të Roma Fiumicino, për përpjekjet dhe veprimet e tyre për të realizuar gjithë këtë proces të përshpejtuar kthimi në Shqipëri, për t’u përballur me organet e drejtësisë shqiptare”. (TemA)
Duhet te denohet me burgim te perjetshem dhe jo me 15 vite.Keta ndyresira duhet te kuptojn dhe duhet ta dine se ka shtet dhe jo shaka.Po normal me keta prokuror dhe gjykates te korruptuar kaq do te denohej.Te perseritet gjygji perseri tani qe po pastrohet sistemi i drejtesis.I paharruar qoft kujtulimi i policit te vrare.
Kriminelet ne sater
I denuar vetem me 15 vjet…?! Kulmi!!
Kjo eshte pergjigja per ate karin e burgut te Drenoves.
15 vjet?
Hajde ligj, hajde
ANTAR BANDE KRIMINALE, VRAU OFICERIN E POPLICIS NE KRYERJE TE DETYRES DHE DENOHET VETEM PESEMBEDHJET VJET BURG?! UNE NUK E KUPTOJ KETE LLOJ DREJTESIE DHE DEMOKRACIE. NE CDO SHTET TJETER TE BOTES OJO MONSTER DO MIRRTE DENIM KAPITAL PA TE DREJT APELIMI. UNE BESOJ SE DENIMI 15 VJET I ESHTE DHEN PER TE LEHTESUAR EKSTRADIMIN SE PASI TE VIJ NE SHQIPERI DO I BEHET RIGJYKIM DHE PA DYSHIM DO MARRI DENIMIN QE AI MERITON.
PO TA DINTE SE DENOHEJ 15 VJETE PER VRASJEN E NJE NJERIU ,AI VINTE VETE NE SHQIPRI.MJAFTONTE QE TI TREGONIT SE U DENUA 15 VJETE ME TE GJITTHA ATO AKUZA. ALBANISTAN HESAPI
MIRE SHUME QE E EKSTRADUAT PO JU KENI ATY PLOT QE NUK KE NEVOJE TI EKSTRADOSH POR VETEM TI ARRTESTOSHE SI :
SALI BERISHA
SHKELZEN BERRISHA
FATMIR MEHDIU
LULE BASHA
E TEJERE E TE TJERE POR SIC DUKET SHOKU NE AMERIKE ISHTE PA PERKRAHJE