Rovena Gashi
Më shumë se 10 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar me një vendim të formës së prerë nga procesi i vetting-ut i janë drejtuar Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Ish-prokurorja e Apelit Shkodër, Besa Nikëhasani, ish-prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme, Rovena Gashi (Gina) dhe ish-anëtarja e Kushtetueses, Altina Xhoxhaj pretendojnë shkelje të të drejtave themelore të njeriut gjatë procesit të vetting-ut nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
A2 CNN ka mësuar se lista e ankimeve të depozituara në Strasburg kundër vetting-ut e ka kaluar numrin 10 dhe në të bëjnë pjesë ish-gjyqtarë e prokurorë të të tre niveleve.
Në thelbin e ankimeve të bëra në Strasburg është cënimi i nenit nr.6 të Konventës, i cili flet për të drejtën e një gjykimi të drejtë.
Ankuesit pretendojnë proces të parregullt ligjor. Ata kundërshtojnë ligjin ku bazohet vetting-u, ngrenë dyshime për pavarësinë e KPK dhe KPA, apo edhe në ligjshmërinë e emërimit të anëtarëve të tyre.
Aplikantët kanë pretenduar paragjykim të çështjeve ndaj tyre, pasi hetimi administrativ dhe gjykimi janë bërë nga e njëjta trupë.
Ndër argumentet kundër janë listuar edhe vendimmarrjet duke u bazuar vetëm në një nga tre kriteret e rivlerësimit, duke mos i marrë në shqyrtim dy të tjerat.
Por, duke iu referuar faktin se vendimet e Strasburgut janë detyruese, një vendim pro tyre a mund të bllokonte gjithë procesin e vettingut?
Avokati i Popullit, Artur Metani përgjigjet: “Do të shohim vendimin e gjykatës”.
Në fakt është shkelje e rëndë e të drejtave të HAHDUTËVE,
Kjo është e papranueshme se shkon kot kursi i plepave dhe duan dëmshpërblim.
RRASINI BRENDA HAJDUTET
Shkoni ku te doni,ye njejten pergjigje do te merrni.Kjo eshte pak per ju te korruptuar ,ju duhet te futeni ne burg.
Po u hidhka “Leku apo Euro apo Dollar” i madh ne Gjykatën e Strasburgut (medemek: “”Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg””), nga HAJDUTËT -VIP- të Sistemit te Drejtesise Shqiptare… Deri me tani kjo Gjykate e “famshme” ne Strasburg ka dhene sa te drejta dhe pa aq te padrejta vendime ne lidhje me Pronat ne Shqiperi, duke punuar me “kandarin” 50% me 50%. Më troç: “Kush ta hajë le ta hajë…” Gjykatësit dhe Prokurorët VIP_a te Shqipërisë “Pluraliste dhe Demokratike”… HaHaHa, kane gjetur mesa duket “Rrugën e shpëtimit Final” tek parate e vjedhura me shkelje Ligjore makabre te bera qe nga 1992 e deri me sot, duke venë kushte (gjoba) te gjithë llojeve te “Klientëve”, sidomos krimineleve te Droges, Prostitucionit, Pronave te grabitura, Vrasëve flagrant, Politikanëve dhe Pushtetareve VIP dhe Mafias në pergjithesi.
Kurresesi Gjykata e Strasburgut nuk do duhet ti pranoje as tek dera, keta KRIMINELË te Drejtesise Shqiptare, HAJDUTE me Ligje ne dore, PASANIKË sa s’ju numrohen pronat dhe paratë. Jo, Jo, Jo… Te gjithë këta duhen DËNUAR dhe SEKUESTRUAR dhe aspak të mbrohen apo të rikthehen ne Sistemin e Drejtesise.