Ngjarje e rëndë në Korçë: Grabitesit i futen në shtëpi dhe vrasin 57-vjeçarin që sapo ishte kthyer nga SHBA

8 Korrik 2019, 21:29Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë mbrëmjen e sotme ku një person ka mbetur i vrarë pasi disa persona i janë futur në banesë për ta grabitur.

Mësohet se viktima Gëzim Nako, 57-vjeç kishte pak kohë që ishte kthyer nga SHBA.

Ai jetonte me bashkëshorten në një apartament në lagjen numër 7 të Korçës.

Korçë/Informacion paraprak.

Më datë 08.07.2019, në lagjen nr 7, në banesë është gjetur nga bashkëshortja, shtetasi G.N 57 vjeç, i pajetë, i vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

1 komente në “Ngjarje e rëndë në Korçë: Grabitesit i futen në shtëpi dhe vrasin 57-vjeçarin që sapo ishte kthyer nga SHBA”

  1. Komentuesi says:

    Tu pritet mishi me gersher dhe t’u hidhet qeneve ta hane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje