DETAJET: Tentuan të fusin drogë dhe telefona me dron në burgun e Lezhës, një pako e dyshimtë alarmon burgjet në mesnatë (fotot)

7 Korrik 2019, 11:17Kronika TEMA

Efektivët e policisë së burgjeve, kanë bllokuar një tentative për të futur lëndë narkotike dhe aparatë celular brenda institucionit.

Mësohet se mbëmjen e djeshme, persona ende të paidentifikuar janë përpjekur të ulin një dron me një pako të dyshimtë.

Menjëherë sapo kanë konstatuar objektin fluturues, efektivët kanë marrë masa të menjëhershme për monitorimin e tij deri në uljen jashtë territorit të burgut.

Nga kontrolli që ju bë pakos, u gjeten brenda:

3 celularë,
 
3 karta celularësh,

7 qese të presuara me përmasat e një topi tenisi, me lëndë narkotike e dyshuar si canabis sativa. 

Siguria në burgje, vijon të jetë një faktor kyç në luftën ndaj korrupsionit.

Më herët, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë një takimi me dyer të mbyllura me punonjësit e Shërbimit të Kontrollit në Burgje, u kërkoi rritjen e sigurisë dhe parandalimin e futjes së objekteve të paligjshme duke paralajmëruar edhe masa të rrepta ndëshkimore për të gjithë ata që nuk respektojnë ligjin. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje