Policia kërkon që gjatë sezonit veror lokalet e natës me muzikë live ose diskot të respektojnë orarët për të mos shqetësuar pushuesit.
Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike, Drejtues i Lartë Gjovalin Loka tha se oraret janë deri në orën 23:00 gjatë javës dhe 24:00 në fundjavë.
“Nisur nga disa ankesa të ardhura në adresë të Policisë së Shtetit gjatë muajt Qershor 2019, për prishje të qetësisë së pushueseve si pasojë e muzikës së lartë që gjenerojnë lokale të ndryshme, jo vetëm në zonën bregdetare, por edhe në zona të tjera urbane, si dhe në zbatim të porosive të lëna në takimin e fundit nga Kryeministri i vendit dhe Ministri i Brendshëm, me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë, për reagim të menjëhershëm të Policisë së Shtetit lidhur me këtë, Policia e Shtetit ju bën thirrje të gjitha subjekteve që ushtrojë biznes disko, lokale nate, apo me muzikë “LIVE”, që të respektojnë në mënyrë rigoroze kufizimet e orareve dhe të ndotjes akustike në mjedis sipas përcaktimeve të bëra në aktet ligjorë që janë ora 23:00 në ditët e javës dhe ora 24:00 në fundjavë”, shprehet Loka.
Z Gjovaln
Ne Plazhin Shengjin -Kune vlon puna ne ndertimin e pallateve e hoteleve pa pushim nate e dite.Gjithashtu muzika live vazhdon deri ne ore shume te vona te nates.
Ju lutemi te nderhyni se policia e Lezhes nuk ben asgje.