Dhunohen dhe grabiten të moshuarit në Himarë, u marrin para, vaj dhe raki

6 Korrik 2019, 18:42Kronika TEMA

Një çift të moshuarish në fshartin Vuno të Himarës kanë rënë pre e grabitjes.

Të moshuarit Kolo dhe Theme Proto  78 dhe 75 vjeç, jetonin vetëm në banesë dhe grabitësit i kanë dhunuar për disa orë.

Pas kësaj ata dyshohet se u kanë marrë shumën e parave prej 800 euro, si dhe vaj dhe raki, raporton Ora News.

“Rreth orës 01:00 të natës, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se janë futur me forcë në banesën e dy të moshuarve në Vuno të Himarës dhe kanë vjedhur një sasi parash prej 800 eurove nën kërcënimin e dhunës” njofton policia.

Të moshuarit janë dëmtuar lehtë dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Banesa e çiftit ishte grabitur dhe më parë

Nga informacionet mësohet se dy të moshuarit kanë raportuar edhe disa muaj më parë grabitje në shtëpinë e tyre. Në momentin që ata nuk kanë qenë në banesë, persona të paidentifikuar janë futur në shtëpi aso kohe dhe kanë marrë vaj, raki, vegla pune etj. Siç duket nuk është bërë asgjë për të parandaluar ngjarjen.

4 komente në “Dhunohen dhe grabiten të moshuarit në Himarë, u marrin para, vaj dhe raki”

  1. askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten......[PLATO] says:

    fatale per kristianet te jetojne mes sunitesh gjaxore……………….

    1. SS says:

      Atehere thyeni qafen andej nga erdhet dikur me keto toka arberore pjella jevgjite

    2. Gezim says:

      Ke te drejt Plato, na moren ne qafe, do behen njerez keta ndonjehere?!

  2. emigranti says:

    HALABAK HAJDUTE TURP TE KENE I DENOFTE ZOTI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje