Ishte deklaruar i vdekur, 20 vjeçari zgjohet gjatë varrimit

6 Korrik 2019, 09:34Kronika TEMA

Kanë qenë pak minuta që i kanë shpëtuar jetën 20 vjeçarit Mohammad Furqan në qytetin e Lucknow, në Indi. I riu ishte shpallur i vdekur nga mjekët dhe kur çdo gjë ishte bërë gati për varrimin, ai dha shenja jete.

Familjarët e Mohammad kanë treguar për ‘Hindustan Times’ se djali kishte qëndruar disa ditë në spital, pas një aksidenti ku ishte përfshirë.

Por pasi kishin paguar rreth 10 mijë paund, mjekët u kanë kërkuar familjarëve para të tjera për të vazhduar trajtimin. Për shkak se familja nuk kishte më para për të financuar trajtimin, mjekët e kishin shpallur të vdekur 20 vjeçarin.

“Ne ishim përgatitur për varrimin kur pamë se ai po lëvizte gjymtyrët. E dërguam menjëherë në spital dhe mjekët konfirmuan se është gjallë”, kanë thënë familjarët.

Drejtuesit e spitalit privat kanë premtuar një hetim tërësor të kësaj ngjarjeje.

2 komente në “Ishte deklaruar i vdekur, 20 vjeçari zgjohet gjatë varrimit”

  1. degelisi says:

    10 mije pound???
    Ne Indi perdoret Rupee dhe jo pound

  2. beni says:

    Po ku kan värre indianët or mashtruse mediatike ,ata digjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール

    ai ラブドール みなさん、こんにちは。毎日更新されるこのウェブサイトの投稿を実際に読みたいと思っています。それは良いデータで構成されています。

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje