"Sa vajza ke", Aurel Plasari: Edhe mua më kërcënuan, po Garda s’më merr në mbrojtje

5 Korrik 2019, 16:56Kronika TEMA

Pas lajmit se kreu i KQZ-së, Klement Zguri, është kërcënuar me jetë, ka nisur denoncimi për kërcënime edhe nga personazhe të tjera.

Aurel Plasari thotë se është kërcënuar nga i njëjti person që ka kërcënuar Zgurin, por atë s’e mer njeri në mbrojtje.

Lidhur me kërcënimin ndaj Kryetari i KQZ Klement Zguri do të duhet saktësuar emri i përdorur nga kërcënuesi, sepse nga një emër pak a shumë i tillë më është dërguar edhe mua një kërcenim i tërthortë dhe poshtanik, më datë 28 qershor nga fb me emrin “Emiljano Pjetri”, pra me gjasë i njëjti kërcënues.

Nuk kam dashur ta bëj publik duke më mjaftuar të kuptoj se në ç’frymë u përgatit 30 qershori i Edi Ramës.

Ndonëse e di që për mbrojtjen time dhe të të mijve nuk mobilizohet ndonjë “gardë”, po e bëj publik tani së paku si të fala për ministrin Lleshi që ruan gazin lotsjellës”, shkruan Aurel Plasari.(TemA)

17 komente në ““Sa vajza ke”, Aurel Plasari: Edhe mua më kërcënuan, po Garda s’më merr në mbrojtje”

  1. Pilafi says:

    Shumë rëndësi i jep vetes.Kisha pershtypje të tjera per ty , por paske qenë mender një fyell . Bëjë jetën tende se nuk i kërcet bytha asnjerit për ty .

  2. Meri says:

    Po ti, po ti, i rendesishem shume. Kush e merr mundimin te te kercenoje ty aman.

  3. Demja says:

    O Relo ty te mbron me trupin e tij te dhjamte Fahriu, ne mos dalte vijne edhe ca çuna nga Elbasani dhe Kavaja je ne rregull ti ?

  4. Sali says:

    C’komedi e madhe! Nuk ngeli hale e halabak pa sajuar kercenime e rreziqe per te fituar pike. Keta qelbesira i revoltojne njerezit me lojrat e fjalet e tyre dhe kur ndonjeri shperthen fillojne e ulerasin qe te duken si martire. Zaptojne ekranet duke bere thirrje per lufte dhe kur i kthehet pas qajne. E kush i ndyen duart me keta ndyresira? Rrezik i sajojne vete.

  5. kujtimi says:

    Pirdh aurel pirdh se shfryhesh.

  6. uskania says:

    Komediant protestues me sajesën si bombë molotov!

  7. Am says:

    Po aurel plasari cfare institucjoni petfaqson?

  8. Grigor Likmeta says:

    Kjo eshte nje forme tjeter te besh protagonistin kur askush nuk ta ve ne pordhe. Na kishte shqetesuar shume edhe Ed Paloqen pale.

  9. xxx says:

    pse duhet te te kercenojne ty, cfare ke ne dore ? dhe kujt i ke prekur interesat ?

  10. xhemal says:

    po keta duan te bejne heroin e votes lire e i paskan kercenuar nga fb mos i merrni seriozisht.sa sharje ka neper portale e kercenime te gjithe do kerkonim te na ruajne .

  11. ZIGUR QARRI says:

    O z Aurel! Ti je njeri i shkolluat. Si i tille, rri ne lartesine e mendimit analitik, pragmatist, dhe jo “kodra mbas bregut”, ose si i thone, ” mos shko pas berihait”. Nuk duhet te ta kujtoj une se Edi Rama apo Sander Lleshi mund te jene drejtues jo te zote si Sali Berisha, mund te mos kene deshire qe ky vend te eci, ashtu siç deshiron Berisha, Meta, Luli dhe Monika, por ti e di me mire se une,sepse je i formuar ne kete fushe, po te jete per Edi Ramen, edhe armiku i tij me i betuar,jeten ja mer Zoti dhe kurre, po kurre si preket nje qime floku nga Edi apo S Lleshaj. Ai qe te ka kercenuar ty, eshte urdheruar nga idhulli jot shpirteror,Sali Ram Berisha, dhe kjo jo vertet per te te bere ndonje gje te keqe ty, por per te propoganduar ne kete ” mexhlis”, qe atij i duket tejet i pa kenaqur me z Rama.

  12. Jo more,edhe tyyyyy…
    Nuk kemi me polic,le te mbroj ndreci me saliun si komunista qe kane qene

  13. populli says:

    Me sa shof, doli si nje modë e re per të perfituar dicka,per tu bere i rendesishem ( kur ne të vertete mund të jesh nje mender m.. që s’ta var njeri).Ndodhi kjo gje me Voltana Molotovin ku hapi lajmin e kercenimit te saj dhe të shefit të saj Lulush, bujë e madhe, po ashtu me Rektorin e UT , që sajoi kercenimin si e si të fitonte kete post që po e ndrin fare, apo gjoja kercenimin bërë Lulit para zgjedhjeve ( por që nuk e ndyn njeri doren me kete njeri ), tani na del se eshte kercenuar produkti i marreveshjes se 17 majit 2017 ( nuk besohet pasi i friksohet ndonje shkarkimi) dhe ne fund na del dhe embelsira Plasari.Po ty more i zi me boje pse duhet të të kercenojne,kush e merr mundimin per ty, apo thua mqse te gjithe dalin dhe perfitojne dicka po sajoj dhe une dicka.Turp!! Tani o njerez ( vetem ato plehrat) sajoni sa me shume te tilla kercenime qe te perfitoni!

  14. Arifi says:

    Ik ore bej shuren andej !!! Kush harxhon kohen me ty. U bete si ajo barsaleta me xhuxhat “edhe mua edhe mua edhe mua…. po ty oer c’far te kercenojne???

  15. Taku says:

    E kush ndyn doren me ty aman. Kush je ti. Nje hic qe e ke fryre vehten artificialist se nuk je shquar per ndonje gje. I themi ne andej nga anet tona nuk ha mortja m…..

  16. Nik says:

    Nuk mund te kercenohet shoku i ngushte i Fahri Pilafit! Ky Fahriu i dyte, para disa vitesh, duke kopjuar nje fare akadhemiku sllavo maqedon tentoi te mohoje orgjinen Shqiptare te Nene Terezes! Historiani i nderuar Pellumb Xhufi atehere me argumented shteruese ja ktheu “argumenteve” te tij patkonjte nga dielli. Ja ky eshte mender studiuesi i “madh” Plasari!

  17. Kasemi says:

    Delirant! Njeri pa shtylle kurrizore!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje