KPK konfirmon në detyrë prokurorin Zeqir Hoda

8 Korrik 2019, 10:37Kronika TEMA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë këtë të hënë prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Zeqir Hoda, i cili gjatë kohës së shortimit ka qenë drejtues i Prokurorisë së Kurbinit.

Gjatë seancës dëgjimore Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mungesë burimesh të ligjshme në blerjen e dy apartamenteve në Tiranë si dhe ngriti dyshime për dy raste konflikti interesi, por prokurori

Zeqir Hoda tha se i kishte dokumentuar pasuritë dhe kërkoi konfirmimin.

Trupa gjykuese përbëhej nga Pamela Qirko kryesuese, Etleda Çiftja relatore dhe Genta Tafa Bungo anëtare.

Zeqir Hoda e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 si prokuror në Krujë dhe e ka drejtuar këtë prokurori deri në vitin 2009.

Ai ka ushtruar funksionin e tij më pas në Prokurorinë e Tiranës dhe në vitin 2014 është emëruar drejtues i Prokurorisë së Kurbinit.

 

1 komente në “KPK konfirmon në detyrë prokurorin Zeqir Hoda”

  1. Grigor says:

    Kete Zeqirin nuk e njoh fare, por ne menyre te natyrshme, te lind pyetja e pergjithshme:
    “Si ka mundesi qe, sapo behesh prokuror apo gjykates, ke mundesi te blesh Jo nje, por disa shtepi.
    Si ka mundesi qe, sapo behesh deputet, apo kryetar bashkie, apo edhe drejtor diku, ke mundesi pa pritur, te blesh prona, dhe per gjithe keto orona na dalin dhurues familjare te tyre, qe paskan para, dhe i dhurokan tek keta persona me pozite?”
    Atehere populli ka faj vete qe eshte i varfer. Pse nuk behen tere populli prokurore dhe gjykates dhe te pasurohen te gjithe? Jo per ndonje gje, por nuk do kishte as kriminelet, se do ishin te gjithe gjykates.
    Kemi kaq vjet qe punojme me rroga te mira jashte Shqiperise, dhe mezi e kemi blere nje shtepi me kredi. Kur keta pizevenget, paf, dhe behen me tre shtepi. Pastaj kane edhe fytyre te bejne sherr me komisionin se u paska bere padrejtesi, sepse parate i paskan marre me “rruge ligjore”. Po natyrisht, me “rruge te pandershme ligjore” I kane bere.
    Duket sikur KPK, po gjen me te ndershmit midis te korruptuarve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje