Kishin investuar në apartamente dhe dyqane në Pogradec dhe Tiranë, me një vlerë që tejkalon 1 milion eurot.
Por burimet e financimit ishin më se të dyshimta, ashtu si e kaluara e çiftit italo-shqiptar që po hetohet nga forcat e rendit.
Shtetasja A.D. dhe italiani F.C. ishin të njohur nga policia italiane, dhe Gjykata e Comos i kishte proceduar me akuzat e mashtrimit financiar, falsifikimit dhe shitjes së produkteve false, duke i sekuestruar rreth 2 e 300 mijë euro në vendin fqinj.
Por çifti me lekët e aktivitetit të paligjshëm kishte blerë edhe shumë prona të padeklaruara në Shqipëri, disa prej të cilave ishin në emër të së ëmës pensioniste të shqiptares së akuzuar.
Bëhet fjalë për 2 apartamente në Pogradec (175 m2), 4 në Tiranë (420 m2) dhe një dyqan me sipërfaqe 106.5 m2, me vlerë rreth 1 milionë euro.
Autoritetet po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit të paligjshëm të këtyre personave.
Ok,mund te jete keshtu,sipas prokurorise fshatareske te Korçes.
Por pse nuk bllokojne,sekuestrojne pasurite e politikaneve,si ILir Meta,Sali Berisha,Edi Rama,Lul Basha dhe shume e shume te tjerve.Si ka mundesi?
Monika ka pallat dhe nuk hetohet, kuse keto paskan disa apartamente dhe ju sekuestruan menjehere.