Opozita do të protestojë sot në prej orës 20. Kjo është protesta e 10 e radhës kombëtare, e para pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.
Ndërkohë, prej ditës së djeshme, policia ka marrë masat për mbarëvajtjen e tubimit. Në protestën e sotme policia pritet të angazhojë 1300-1500 punonjës policie, nga forcat e rendit, FNSH, repartit Shqiponja dhe punonjës të gardës.
Masat e sigurisë kanë shtuar pranë institucioneve ku vazhdimisht ka protestuar opozita si: Kryeministria, Parlamenti, ministria e Brendshme. Ndërsa pranë Kryeministrisë janë vendosur prozhektorë të rinj, të cilët do të bëjnë të mundur ndriçimin e vendqëndrimit të efektivëve të policisë.
Po ashtu masa tjera pritet të merren nga policia dhe Garda e Republikës në orët në vijim, ku si gjithmonë do vendoset gardhi metalik, para Kryeministrisë, ministrisë së Brendshme si dhe Parlamentit.
po po qene 1500 vete ne proteste sa police do jene te gatshem
Pse po te shpallen zgjedhje te parakoheshme , prishet gje ..?!