Tronditet sërish Korça, vetëvritet kunati i emigrantit që u gjet mbrëmë i vrarë në banesë

9 Korrik 2019, 09:20Kronika TEMA
Tronditet sërish Korça, vetëvritet kunati i emigrantit që

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë. Shtetasi Sefedin Zenellari është vetëvrarë me armë zjarri.

63-vjeçari është kunati i 57-vjeçarit Gramoz Nako, i cili mbrëmjen e kaluar u gjet i vrarë në banesën e tij në të njëjtin qytet.

Policia kishte shkuar ta shoqëronte Zenellarin për ta marrë në pyetje lidhur me vrasjen e kunatit, por ai u mbyll në dhomë dhe u vetëvra.

Nuk ka ende të dhëna të tjera mbi rrethanat që e çuan 63-vjeçarin Zenellari të shkonte drejt vetëvrasjes.

Mbrëmjen e kaluar 57-vjeçari Gramos Nako, baba i tre fëmijëve, është gjetur i vrarë në banesën e tij në Lagjen numër 7, në rrugën “Ismail Qemali” të këtij qyteti.

Trupi u gjet nga bashkëshortja. Fillimisht u dyshua se mund të kishte vrarë veten, por më vonë u aludua se mund të jetë vrarë nga grabitës. Nako jetonte me familjen në SHBA, por kishte ardhur të kalonte pushimet në vendlindje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje