Një autobus me turistë është përplasur në Maminas me një automjet të tonazhit të rëndë.
Raportohet se autobusi ishte duke ardhur nga Kosova dhe se fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Nga kjo përplasje janë shënuar dëme materiale. Ndërkohë prej aksidentit është shkaktuar trafik i rënduar në rrugë. Raportohet se deri vargu u makinave ka mbërritur deri në Marikaj dhe nuk mund të lëvizin.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila do të bëjë të mundur zbardhjen e rrethanave të aksidentit.