Solskjaer i befason të gjithë për Lukaku dhe Pogba

10 Korrik 2019, 11:56Sport TEMA

Manchester United është një “kështjellë e pamposhtur” në merkato. Juventusi e kuptoi këtë, kur u interesua përsëri për Paul Pogba.

Interi, nga ana tjetër, po e kupton këtë gjë tani, teksa studion situatën e Romelu Lukaku. Të dy lojtarët janë të etur për t’u larguar nga “Djajtë e Kuq”, sipas mediave europiane, por për Ole Gunnar Solskjaer, që flet nga grumbullimi parasezonal në Australi, nuk duket kështu:

“Unë kam folur javët e fundit, madje edhe tani, me Pogba, Lukaku, Rashford dhe Lingard. Ajo që mund t’ju them është se nuk kemi marrë oferta për lojtarët tanë. Sidoqoftë dhe mbi të gjitha, Manchester United nuk ka nevojë të shesë lojtarë” .

Fjalët e trajnerit të Manchester United janë të qarta, sidomos për Interin, që duket i vendosur ta marrë sulmuesin belg dhe t’ia bëjë dhuratë trajnerit Antonio Conte.

Klubi nga “Old Trafford” nuk lëviz nga kërkesa e tij, nuk ulet në bisedime mbi Lukakun për më pak se 75 milionë euro.

Në Angli, sipas raporteve të “The Sun”, janë të sigurt se këto ditë në Australi, trajneri Solskjaer po përpiqet ta bindë Romelu Lukaku të qëndrojë edhe një vit tjetër te Manchester United.

Pyetja që ngrihet, është e tillë: si do të veprojë Interi tani? Sigurisht, nëse e dëshiron me të vërtetë belgun, do të duhet të bëjë një lëvizje kundër këtyre fjalëve, duke përmbushur kërkesat financiare të klubit anglez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje