Në Tiranë, një vajzë 18 vjeçare kërkoi ndihmën e mediave për t’u mbrojtur nga abuzimet seksuale, që sipas saj, kryente i ati me të prej 3 vjetësh.
Ajo i tregoi programit Fiks Fare në televizionin Top Channel se si policia dhe prindërit e shtynë të tërhiqte denoncimin, ndërsa tani kërkon ndihmë nga mediat.
Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ilirian Agolli, e intervistoi vajzën denoncuese, e cila tha se policia nuk veproi për ta mbrojtur.
Vajza thotë se denoncoi dhunën seksuale për 3 vite rresht vetëm disa muaj më parë në polici me ndihmën e një avokati, por pas një jave u detyrua ta tërheqë denoncimin për shkak të presioneve.
Mesazhe me presione, nga të afërm që e braktisnin asaj i vinin edhe gjatë intervistës së sotme.
“Unë kam vajtur në polici para disa muajsh dhe bëra një denoncim nëpërmjet një avokati në Tiranë. Denoncimin me avokat e bëra në Tiranë, sepse në qytetin ku jetoj jam fare e pambrojtur. Pasi bëmë denoncimin, një polic aty e mori babain në telefon dhe i tha që ka ardhur një dosje e zezë për ty, ndaj duhet të vish ta shikosh me patjetër.
Babai shkon aty dhe i lexon të gjitha. Më merr në telefon dhe më thotë: Duhet të vish. Do të vij mamaja të të marrë”. Shkoj në polici dhe policia më kërcënon: Nëse nuk ka prova, ti do të arrestohesh, sepse akuzohesh për një denoncim të rremë. U detyrova ta tërheq denoncimin brenda një jave, sepse nuk kisha asnjë provë” – tha vajza denoncuese.
Vajza thotë që i kishte marrë si kërcënime thëniet e policëve, se do të dënohej, nëse dëshimtë e saj nuk dilnin të vlefshme.
Ajo e tërhoqi denoncimin dhe u fejua më pas me një djalë, por përsëri babai i kërkonte favore seksuale, ndaj ajo bëri regjistrime të bisedave me të.
Vajza thotë se babai ka miq e shokë brenda radhëve të policisë, që e mbrojnë duke i treguar të dhëna sekrete nga denoncimet dhe hetimet. Ajo theksoi se pasi u zhgënjye nga policia, mendoi t’u drejtohej mediave si një rrugë shpëtimi.
“Babai i mësoi të gjitha se kush e bëri denoncimin, me cilin numër u bë denoncimi, dhe me çfarë linje dhe profili Facebook-u u bë denoncimi. Këto të dhëna në shtete të tjera janë mjaft private, ndërsa në qytetin tonë dolën të gjitha” – tha vajza denoncuese.
Babai tashmë i arrestuar Ishte në dijeni të çdo lëvizjeje të vajzës drejt kryeqytetit, madje edhe kur shkoi në televizionin Top Channel.
Vajza thotë se edhe më parë e kishte denoncuar babanë në polici si kultivues i bimëve narkotike, por doli shpejt nga qelia.
Ndërsa pas denoncimit të abuzimit seksual, ai i thoshte vajzës që nuk kishte ku të shkonte tjetër dhe se në fund përsëri do të mbetej në dorë të tij.
“Qofsha vajza e fundit me këtë lloj historie dhe shpresoj që shumë vajza të tjera, që janë në të njëjtën pozitë, le ta bëjnë edhe ato një denoncim të tillë dhe mos të frikësohen nga askush” – tha ajo.
E pyetur nga “Zëri i Amerikës” mbi pretendimet e vajzës për mosreagim dhe presion nga forcat e rendit, policia njoftoi se nuk mund të komentonte ngjarjen, përderisa ka filluar një hetim nga prokuroria.
Një zyrtar i saj pohoi për VOA-n se çdo pretendim i vajzës, çdo thënie e saj dhe çdo veprim policor që është kryer gjatë kësaj periudhe do të verifikohet nga prokuroria dhe nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, e njohur si SHÇBA.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Kurbin bënë arrestimin e shtetasit Sh.I., 48 vjeç, banues në atë qytet, thuhet në njoftimin e djeshëm të policisë.
“Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet të ketë konsumuar vepren penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal. Materialet për veprime të mëtejshme do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin”, njoftoi policia të martën në mbrëmje. /VOA
Ka kryer veprën penale, nuk ka konsumuar veprën penale se nuk hahet!
A MONSTER – PERBINDESH !
cfare gazetarie!
nje zot e di se si voa ka zgjedhur per gazetar dike qe predikonte ne shkolle se “i riu socialist nuk kercen muziken e perendimit te degjeneruar”. kjo shpjegon pse intervistuesi, ne vend qe te merret me ceshtje vertete te rendesishme, qe i sherbejne kombit p.sh., merret me intervista siperfaqsore te nivelit bulevardesk, duke e kthyer ne pre te medias viktimen e gjore te ketij rasti, per efekte sensacioni.
ajo vajza e shkrete vertete ka vuajtur, por a eshte ky lajmi me i rendesishem ne vend, qe duhet t’i jepet aq vemendje nga voa dhe media ne pergjithesi?
Turpi i Kucoves!
Shume korrupsion akoma ne polici. Keq.
C’eshte kjo dëshirë e këtij Palo korespondenti, për të transmetuar në botë këtë lajm, që nxin Shqipërinë?!
Gati janë të huajt të na rikujtojmë “bishtin” shekullor, të propaganduar nga kufitarët tanë, që historikisht kanë bërë çmos për të barazuar shqiptarin me qenjet e pyllit.
Të tilla ngjarje ndodhin në gjithë botën o gazetar, madje edhe atje ku e ke çuar më kaq qejf ti.
Ky është shërbimi që i bën vendit që të ka bërë kokën?
Turp per Zerin e Amerimes te merret me nje tragjedi te tille. Keto jane raste te izoluara ne cdo shtet te botes. Viktima duhet te mbahet anonime ndersa ligji te veproje pa meshire per te jatin.
Shpresoj ti kene kryer me
Konsensus perndryshe do ishte perdhunim
O hipokrita hiqni dor nga shfrutezimi I fatkeqesise per lajm…nqs nuk e ndihmoni dote mos e shkatarroni me shume……ka nevoje per psikiater doktor ajo jo per show o debila….Lereni te shkreten dhe merruni me te Atin..qe per mua duhet te denohet me te njejtin veprim qe ka bere me te shkreten…..te shkerdhehet dhe te lihet I lire
e nga e dim
ne qe sja ka
len vet kjo?
monster. njeri pa gjake .ka gjake muti
O hasan mos je dhe vet ndonje “bandill” si ky kriminel seksoman pervers qe i do shqyer by… atje ne burgun ku do shkoj ?? Por ske faj ti ,kur kjo far policesh e policish notojn ne degjenerimin qe ka plasur kudo ne Shqiperi ! Dhe ju o moralista “patriot” qe ju vjen keq per leshin qe duket ne lakuriqesin e ksaj Shqiperie kriminelesh ,hajdutesh dhe mashtrusish politikan qe kembejn ne parlament sms kurverie ,e garen e lluksit mes tyre a thu se shkojn ne tapetin Hollivudian !! A spo merni vesh qe ky femi gjet ngushellim e zgjidhje jo atje ku duhej por mori kurajon e pranoi boterisht te heq qafe kte dhimbje e poshterim qe i shkakton i ati ! A ka me keqardhje , a ka me dhimbje ,a ka me turp ? As ne endrat me te keqia nuk uroj ti ndodhin dikuj kjo hata ! Kjo monster 48 vjecare qe dhunon pjellen e tij do djegur ne turren e druve si Zhandarka ,sepse nuk njef pendim e turp ! Skeni faj se hani “corben ” e Munikes qe tallet me intelektin tuaj e ju “frymezon” per te hedhur molotovet e shpetimit te saj …E ti kavqjot “konsensusi”na trego “te verteten” sipas variantit tend ! YYYYYY plera perverse manjakesh pornografie …… Aka baballar ktu apo jo …..
Agolli mjel lopen VOA te paguaje faturat … nje gazetar lyrash qe nuk ka idene se pse eshte ne gazetari