DETAJET: Tre të plagosur nga përplasja e makinës së ambasadës ruse

10 Korrik 2019, 18:27Kronika TEMA

Një makinë e ambasadës ruse, me targa diplomatike ka humbur kontrollin te kthesa e urës së Murrashit në Librazhd duke u përplasur me një tjetër mjet, tip ‘Benz’.

Si pasojë e aksidentit tre persona janë plagosur, çifti rus që ndodhej në makinën me targa diplomatike dhe personi që ndodhej te ‘Benz’-i që u përplasën.

Çifti rus që po udhëtonin në drejtim të Librazhdit janë Nikhain Kruchinina dhe Darja Igor Kruchinina 35-vjeç.

Nikhain Kruchinina mësohet se ka thyer dorën si pasojë e përplasjes, ndërsa gruaja e tij ka dëmtime të lehta në trup.

Personi që po drejtonte makinën tip ‘Benz’ është Besnik Gora.

Ai është transportuar në spitalin e Librazhdit për ndihmë mjekësore.

1 komente në “DETAJET: Tre të plagosur nga përplasja e makinës së ambasadës ruse”

  1. Sit back and relaks■●rifuthd▪%^* says:

    shiki shiki java, shiko shiko mrapa, shiku t’vje ka mrapa…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje