Kush është ‘tmerri’ i Shkodrës që ekzekutoi shokun për 30 mijë euro, pasi doli me leje nga burgu

12 Korrik 2019, 17:24Kronika TEMA

Policia ka arrestuar sot një person të rrezikshëm të shpallur në kërkim për vrasjen e shokut të tij, Angjelin Shkambi, brenda makinës, për një borxh 30 mijë eurosh.

Por mbi Artan Koçekun rëndojnë edhe sisa akuza të tjera.

Ai rezulton i dënuar me 8 vite burg për akuzën e “Grabitjes me armë” të disa pikave të karburantit në Shkodër, teksa u arrestua në vitin 2013 si pjesë e një grupit të përbërë prej 4 personash që kishin grabitur 8 pika karburanti në lagje të ndryshme të qytetit.

Së bashku me të arrestuarit e tjerë Pashko Qarri, e dy vëllezërit Mikel e Marjan Thani, janë dhe autorë të vendosjes së eksplozivit në automjetin në pronësi të efektivit të policisë P. Vuksani në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër në shkurt të vitit 2013.

E shkuara kriminale e Koçekut nuk përfundon me kaq.

Së bashku me dy persona të tjerë të shpallur në kërkim në atë kohë (Fred Shkembi dhe Tom Gjergji) ata ishin autorë të vjedhjes së 12 dyqaneve po në Shkodër.

Vrasja e shokut

Artan Koçeku në 2017 kishte përfituar një leje shpërblimi nga burgu i Peqinit ku vuante dënimin për një vjedhje me armë të ndodhur në vitin 2013.

Pas përfundimit të lejes, Koçeku jo vetëm që nuk u paraqit në burg për të vijuar pjesën e mbetur të dënimit, por në 17 dhjetor vrau me armë zjarri shokun e tij Angjelin Shkambi 35-vjeç, për një borxh të vjetër prej 30 mijë eurosh.

Pas vrasjes, ai u shpall në kërkim, por gjatë kësaj kohe, në vitin 2018 u përfshi edhe në një konflikt me armë, dhe gjatë ndjekjes nga policia braktisi mjetin në fshatin Shtoj i Ri dhe mundi të largohet.

5 komente në “Kush është ‘tmerri’ i Shkodrës që ekzekutoi shokun për 30 mijë euro, pasi doli me leje nga burgu”

  1. GAZETARJA says:

    Humbjani gjurmet….pse nuk improvizuat nje shkembim zjarri…?

  2. Demokrati says:

    Keto jane figura kriminale ne shkoder qe kabe ushtru veprimtarine kriminale ne dekada…koçeket e kompani….light te veproje dhe ti jape denimin e merituar

  3. gloria says:

    Keta jane plerat e Shkodres ushtaret e Voltana Ademit…..

  4. hahahahahahhaaa o gazetar trap po kush e rrun nshkoder per kyt malok te trashe , ik mor pjerdhu me kta rrena.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje