Turqia shpërfill SHBA-në, fillon transferimi i sistemeve raketore ruse S-400

12 Korrik 2019, 13:02Bota TEMA

Transferimi i grupit të parë të pajisjeve të sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400 për në Turqi ka filluar sot, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.

“Dërgesa e grupit të parë të pajisjeve të Sistemit Ajror me Rreze të Gjatë dhe të Mbrojtjes Raketore S-400 në Bazën Ajrore Murted/Ankara ka filluar nga data 12 korrik 2019″, thuhet në një njoftim të ministrisë.

Turqia firmosi marrëveshjen për furnizim me sistemin S-400 më 11 prill të vitit 2017, pas përpjekjeve të pasuksesshme për të blerë sistemin amerikan ”Patriot”.

Zyrtarët e SHBA-së kanë kundërshtuar blerjen e S-400 nga Turqia, duke argumentuar se sistemi rus nuk përputhet me sistemet e NATO-s.

Megjithatë, Turqia ka theksuar se S-400 nuk do të integrohet në sistemet e NATO-s dhe nuk do të përbëjë kërcënim për aleancën.

Ankaraja po ashtu ka argumentuar se Turqia nuk është vendi i vetëm i NATO-s që do të përdorë sisteme ruse të mbrojtjes ajrore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje