Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë ditën e hënë ora 11:00, dy kërkesat ankimore të Partisë Bindja Demokratike për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në të gjitha Qendrat e Votimit të Zonës Zgjedhore Bashkia Tiranë dhe Bashkia Shkodër.
Bindja Demokratike ka ankimuar procesin elektoral të 30 qershorit në të gjitha ato zona zgjedhore ku ajo konkuroi me kandidatë për kryetarë ose këshilltarë bashkie.
Anëtari i bordit të përkohshëm përfaqësues, Fabian Topollaj, ka dorëzuar dosjen në KQZ.
Bindja Demokratike shpreh dyshime se procesi u administrua keq. Ajo pretendon se pasur shtim fiktiv të numrit të përgjithshëm të votuesve, si dhe ndryshim të votave në tavolinat e numërimit në favor të Partisë Socialiste dhe të aleatëve të saj.
Kolona 5 e Saliut…..ku e ku te hape telashe nga hici se keshtu i autorizon Saliu…
U vertetua plotesisht plani B i Berishes. Ky na qenka Patozi!
Të gjithë ju pjellat e partisë demokratike, pasi skeni lënë pisllik dhe vjedhje pa bërë, mendoni se do i bëjnë të tjerët me ju. Sa për Tiranën, jo Arben Skënderin por edhe Bill Klinton të kishit kandidat ju nuk kishit për të fituar, të paktën këtë rradhë.
Po ku ishe tash 2 jave more zotni.Si ta merr mendja ty se fiton ne Tirane dhe Shkoder Ti u bere Parti me izen e Sales dhe kur filloj fushata.Bile nukma merre mendja a je rregjistruar si parti ne keto zgjedhje.Or djalosh mesou qe te ecesh me kembet tuaja.
Kur do mësojmë ne shqiptarët, të vëmë interesat e kombit mbi interesat tona personale. Pse në Amerikë apo në çdo vend tjetër të botës nuk kanë ankesa? I japin dorën fituesit dhe presin zgjedhjet e tjera.