Ilir Meta është i lirë të dekretojë gjithçka!

13 Korrik 2019, 18:48Editorial TEMA
Ilir Meta është i lirë të dekretojë gjithçka!

Nga Ilir Yzeiri

Ilir Meta, presidenti i Republikës sonë, këto ditë, kreu një tjetër akt të paligjshëm dhe dëshmoi përsëri se ai nuk është më garant i Kushtetutës dhe se detyrat e tij honorifike për të afirmuar drejtuesit e institucioneve të pavarura, i koncepton si të ishin kopetenca të tij për të emëruar e çemëruar nëpunës të rëndomtë administrate, pra, jo autoriteti që afirmon drejtuesit e tyre me një akt të lartë, por një drejtues i rëndomtë që emërmon apo çemëron ata  që i propozojnë vartësit.

Këto ditë, me një njoftim ai shpalli se nuk dekreton zgjedhjen e Akademik Skënder Gjinushit në postin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave me arsyetimin se në kohën që është zgjedhur, ai ka qenë edhe drejtues i PSD-së.

Mosdekretimi i akademik Skënder Gjinushit në postin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave, pas një procesi zgjedhjesh të ligjshme dhe konform gjithë praktikës zgjedhore që aplikoi Akademia e Shkencave, mund të vështrohet në disa anë, por, më e rënda në këtë mosdekretim është se Presidenti i Republikës ka vënë në dyshim zgjedhjet, pra, është marrë dhe ka deligjitimuar zgjedhjet si proces. Kjo të lë të kuptosh se ndërhyrja që ai bëri me dekretimin dhe mosdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorti nuk paska qenë një rastësi.

Mosdekretimi i akademik Skënder Gjinushit në postin e kryetarit të Akademisë së Shkencave prej Ilir Metës, këtij njeriu që, aktualisht, është nën hetim nga një komision parlamentar, në bazë të kërkesës së një grupi deputetësh që ka kërkuar shkarkimin e tij, përveç ndërhyrjes dhe deligjitimimit të një palë zgjedhjeve,  nxjerr në reliev edhe disa dukuri të tjera.

E para, Ilir Meta ka kohë që ka nisur politikën obstruksioniste kundër mazhorancës që filloi me mosdekretimin e disa ministrave dhe që arriti kulmin me dekretim-zhdekretimin e zgjedhjeve. Pas shuplakës së rëndë që mori nga partnerët dhe aletatët tanë si dhe nga vendosmëria e qeverisë shqiptare për të respektuar ligjin dhe për të zhvilluar zgjedhjet më 30 qershor, Ilir Meta e ka kthyer institucionin e presidencës në një zyrë partie dhe vetë sillet jo vetëm si një drejtues i rëndomtë partie, por, i mbuluar edhe me jorganin e trashë të mediokritetit, ai po i zëvendëson të drejtat që i njeh Kushtetuta e Shqipërisë presidentit të Republikës, me sulme vulgare kundër kujtdo dhe cilësdo prerogativë që, për arsye formale, kalon nga zyra e tij.

La pa dekretuar për një kohë të gjatë emërimin e drejtorit të SHISH, nuk ka dekretuar ende ministrin e Jashtëm të Republikës, po ashtu, vendi i kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit është lëmsh, sepse Ilir Meta kërkon pazar. Dhe, tani në fund, një procedurë krejtësisht formale dhe honorifike, siç është dekretimi i Kryetarit të Akademisë së Shkencave, ai e kthen në një casus juridik dhe, me arsyetime të pambështetura në asnjë ligj, e refuzon dekretimin.

Vetë akademik Skënder Gjinushi, i zgjedhur me një shumicë të konsiderueshme nga Asambleja e Akademisë në krye të saj, ia bëri të qartë dhe e analizoi në mënyrë perfekte këtë shkarje të Ilir Metës në emisioni « Repolitix » të Report TV, mbrëmjen e së premtes, duke treguar me argumente juridike se, në këtë rast, Ilir Meta ka bërë një akt nul.

E para, ligjshmërinë e procesit nuk ka tagër ta hetojë Presidenti. Ligja e ka përcaktuar qartë se për këtë rast veprojnë institucionet e ankimimit. E dyta, argumenti se Gjinushi ka qenë edhe kryetar i PSD-së në momentin kur është zgjedhur, u rrëzua poshtë prej akademik Skënder Gjinushit me argumente kokëforta dhe të padiskutueshme. Vetë Ilir Meta kur është zgjedhur president ka vazhduar aktivitetin e tij si kryetar i LSI-së, madje ka bërë edhe fushatë të egër deri ditën që u betua si President.

Ligjshmëria e dorëheqejes së parevokueshme ka vlerë në momentin kur e jep. Ndërsa çertefikimi i saj nga gjykata, natyrisht, që merr një kohë të caktuar, por nuk ndryshon datën e dorëheqjes, por vetëm e çertefikon atë. Argumenti që paraqiti zoti Gjinushi që data e lindjes me datën e regjistrimit në gjendjen civile nuk e ndryshojnë ditëlindjen, ishte i mjaftë. Mirëpo edhe këtë argument juridik Ilir Meta nuk ka të drejtë kushtetuese ta hetojë.

Me këtë logjikë Ilir Meta mund të mos dekretojë rektorët e universiteteve dhe të shkaktojë kaos. Mirëpo, ky njeri, mesa duket, po bëhet shëmbëlltyra e shkatërrimit të sistemit apo të kontureve që mbajnë të ngritur shtetin. Pse ? Sepse me veprimet e tij nuk llogarit pasojat. Psh. Ai zhdekretoi zgjedhjet dhe nuk llogariti që procesi kishte filluar. Kushtetuta atij i njeh të drejtën vetëm që të nisë garën, pra, ai ka pistoletën e garës, shtie në ajër dhe gara nis.

Nëse gara do të prapësohet, këtë nuk e vendos ai që shtin, por juria dhe juria nuk mund të zhbëje të shtimen. Edhe në rastin e mosdekretimit të akademik Skënder Gjinushit, a e ka llogaritur Ilir Meta pasojat e aktit të tij. Po tani, çfarë duhet të ndodhë ? Duhet të shkrihet Akademia ? Presidenti nuk ka asnjë kopetencë që të ndërhyjë për të mbyllur ose çelur ndonjë Akademi.

Veprimtaria e këtij institucioni rregullohet me ligj dhe sipas Ligjës ai është një institucion i pavarur që drejtohet nga Asambleja e cila, njëherë në disa vjet, zgjedh edhe Kryesinë dhe Kryetarin. Kundër këtyre instiucioneve, në raste zgjedhjesh, veprojnë këshillat ankimuese dhe gjykatat. Po presidenti ç’hyn këtu ?

Dhe ajo që është më e rënda, siç e përmenda në fillim është goditja që i bën me këtë njoftim për mosdekretimin e z. Gjinushi, zgjedhjeve si proces, si institucion. Pra, Ilir Meta vë në dyshim dhe deligjitimon zgjedhjet që bëhen në institucionin më të lartë akademik që ka vendi.

Në votimet për z. Gjinushi morën pjesë akademikët, ata që jetojnë këtu dhe ata që jetojnë jashtë e që e sollën votën e tyre me postë. Është procesi më hijerëndë dhe më sublim i zgjedhjeve që bëhen në një vend. Presidenti ynë këtë proces e deligjitomn dhe e bën të pavlerë.

Këtu nuk pijnë unë perceptimet që mund të kenë një palë ose një palë tjetër për Skënder Gjinushin. Ata që votuan atë ditë kishin në fletën e votimit akademik Skënder Gjinushin dhe votuan për të. Dhe ata që votuan, më përjashtim vetëm të njërit, janë të gjithë akademikë. Si ka mundësi që të deligjitimohen këta njerëz prej një presidenti që tashmë duket se e ka derdhur kupën.

Po kërkoja në internet kuptimin e fjalës dekret dhe në Larousse jepej ky përshkrim dhe ky shembull: décréter : déclarer, affirmer quelque chose avec autorité : il a décrétée qu tu es un imbecile (pra deklaron, pohon diçka me autoritet. Ai dekretoi që ti je budalla –përkthimi im I.Y.). Nuk besoj se Larousse ka pasur ndërmend Ilir Metën kur ka zgjedhur këtë shembull. Por dikush ka menduar se mund të hyjë në punë.

23 komente në “Ilir Meta është i lirë të dekretojë gjithçka!”

  1. Flutura says:

    Bravo Ilir, kam vetem nje koment. Meta nuk eshte medioker, por nen nivelin e nje mediokri.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Po i hedh
      dy fjalë në kartë
      për një çmim:
      Lango i Artë”
      Po i vë
      në varg dy fjalë
      për një lango
      rrënjëdalë.
      Fryhet Likja
      si një gango
      por në fund
      zbythet si lango.
      Novruz Meta
      mysybeti
      nxjerr dekrete
      pas dekreti
      E mban veten
      me gajret
      se i duket
      vetja mbret.
      O iLyrë
      kokpalarë
      kemi haqe
      për të marrë
      Mos e trash
      dhe më zullumin
      ke me kap
      në Reç, sapunin.
      Bridh në male
      hajdut rrace
      e zër miq
      ca qen e mace.
      Mënd na jep
      po s’pate kurr
      tek bënj not
      si peshkagur.

      Mos na bëj
      më gili vili
      se s’të ka
      më vaj kandili.
      Me Monikën
      koka- festen
      bam t’ja bëni
      vrisni veten.

      1. Grigor says:

        Nderime per poezine. Keto do hyjne ne folklor.

      2. artur says:

        “#GOPISTI I NSHRAKUT-ut”,meriton medaljen “Luani i Artë”kurse Ilir Meta meriton medaljen “Kokëmadhi i thesarit të shtetit”.

      3. Nje qytetar . says:

        Je I madh ne humor dhe satire.

    2. Redi says:

      Ty je nje gazetar partiak, medioker jo – por i njianshem. Te gjithe ata mender akademike, jane kopila komunizmi, per fatin tone te keq ata do rrojne gjate, sepse nuk i bren ndergjedja as per komb, asper shtet as per arsim apo edukate, budallenjte rrojne gjate edhe te keqinjte gjithashtu,

    3. Ditmiri says:

      Meta te hiqet nga president se ka shkelur ligjet para se te behej president por edhe tani qe eshte aty ne detyre. E ka kthyer presidencen ne shqup. Jemi ne kohra te mbrapsha. Ky i pashkolle qe vendos per akademiket, shkeles i ligjit qe bertet per ligjet, bleres votash qe ankoet per zgjedhjet. Kur te shkarkoet Meta do filloje ndryshimi i pritur.

  2. Drini says:

    ILIR META , drejt vet-likujdimit .
    Mbylli, por me turp , misionin .

  3. Buda says:

    Bukur Ilir. Vetem nje vlere duhet t’ia njohesh Ilir Floririt: te frymezoi ty qe te shkruash kete perle te shkelqyer!

  4. Ndoni says:

    Çmerreni me një të pa-jetë .

  5. Lik says:

    Gjithashtu nuk dekretoi ministrin e brendshem aktual me te njejtin argument pasi ky me pare kishte refuzuar takimin privat me te (pazar) .Ky eshte Luani I Arte ose siç I themi ne Like floriri.

  6. Cuku says:

    Respekte z Yzeiri
    Fantastik
    Te lumte mendja dhe dora

  7. Tiranasi2020 says:

    Presidenti sot nxori dekretin qe anullon vendimin e KAS it per denimin e Skenderbeut dhe autorizoj UEFE qe skendebeu te futet direkt ne fazen e grupeve .

    1. Umor Ishti says:

      Tani qe ja shtive ne mendje, e ben! I qafsha Monen i qafsha!
      Je dhe Skenderbeu doli fitimtar.

  8. labi says:

    Analize me se e sakte bravo Ilir.

  9. X says:

    Problemi eshte i hershem.Fillon qe me Kongresin e Lushnjes. Akoma thuhet edhe sot qe nje nder vendimet e Kongresit te Lushnjes ishte shpallja e Tiranes kryeqeytet e kjo nuk eshte e vertete. Zyrtarisht Durresi ishte kryeqytet i Shqiperise shpallur qe me 7 marsi 1914 e deri me 31.1.1925, ndersa Tirana eshte bere Kryeqytet me vendimin e Kuvendit Kushtetues nr.68, datë 31.1.1925, neni 6 i statutit (kushtetutës) dhe jo nga Kongresi i Lushnjes. Eshte qesharake qe vitin e ardhshem te festohet 100 vjetori i Tiranes Kryeqytet.
    Ketu fillon edhe problemi : nje fshat shpallet Kryeqytet, e per rrjedhim fshatare te ardhur ne Tirane kane marre, marrin e do te marrin poste qe nuk i meritojne (maksimumi mund te jene kryepleqe), qe ne rastin me te pare tregojne se jane njerez te pacivilizuar e KULMI ESHTE KUR KETA TE PACIVILIZUAR ME BREZA DUAN TE NA “FUTIN ” NE EUROPE.
    ILIR METAJ NUK ESHTE GJE TJETER VEC PERFAQESUESI TIPIK I TYRE E FAJIN NUK E KA AI, POR ATO QE I VAREN MELCITE NE QATE KUTU E 28 VITE
    Hani, pini dhe rrëmbeni
    mbushni xhep e mbushni arka
    të pa brekë ju gjeti dreka
    milioner ju zuri darka.
    KJO ESHTE MOTOJA E TYRE

  10. h says:

    Meta i ka shpallur lufte shtetit.
    Ai me këto veprime kundër kushtetutës thotë,
    -Mos më ngacmoni ose më hetoni se do bëj qametin ,
    sepse unë kam fuqi ta bëj qametin.
    Shqipëria kurrë shtet serioz.

  11. A.F. says:

    Sa hartim i bukur! Por unë, zoti Yzeiri, doja një sqarim fare të shkurtër; gjatë kohës që zoti Gjinushi për vite të tëra ka qënë anëtar i Akademisë së Shkencave, ka qënë njëkohësisht edhe Kryetar i PSD të Shqipërisë. A e ndalon ligji këtë? Nëse po, atëherë themelet mbi të cilat zoti Gjinushi ka mbështetur kërkesën e tij për tu zgjedhur si Kryetar Akademie janë jo ligjorë. Sepse ju, zoti Yzeiri, nuk duhet të kaloni pa e zënë në gojë faktin se, nuk mund të zgjidhesh Kryetar akademije, pa qënë anëtar i saj. Dhe kur për vite e vite të tërë ke qënë një anëtar i jashtëligjshëm i akademisë, si mund të pretendosh për të qënë kryetar i saj? Jua drejtova këtë koment, i nderuari zoti Yzeiri, sepse kam vënë re, që ju jeni shumë i interesuar për pavarësi të institucioneve nga politika. Ne të gjithë e dimë, se politikanët tanë janë njëkohësisht edhe shkencëtar të shquar në fushat e tyre, por çtë bëjmë, ligji i ndalon. Të ndryshojmë ligjin pastaj tua japim këtë mundësi për tu msrtë me shkencë. Unë, si përfundim, besoj se edhe shkencëtarët e një brezi pak më të vonë se zoti Gjinushi, si bie fjala kryetari i bashkisë Kamëz, zoti Mëziu, duhet të jenë shumë të interesuar për një ligj që do jua mundësonte përfshirjen e tyre në institucionet shkencore për të mirën e përparimit tonë si vënd.

  12. shpata says:

    Zgjedhja e Gjinushit ka problem vertet sepse ligji parashikon:

    «Statusi i anëtarit të rregullt, (siç ishte Gjinushi)………, përfundon kur anëtari: shiko pika c)zgjidhet apo emërohet në funksione drejtuese në parti politike apo organe kushtetuese.

    DMTH GJINUSHI NUK ISHTE FARE ANETAR ? AI NUK DUHEJ TE PROPOZOHEJ DHE AS TE ZGJIDHEJ ! Meta kesaj radhe ka te drejte ! Mjaft me me konfliktet e interesit. Te zbatohet kudo ligji dhe vetem ligji ! !

  13. TIRANA says:

    LIGJI
    Nr.9655, datë 11.12.2006 Neni1 : Thote se presidenti EMERON dhe JO DEKRETON ! ! Pra Zoti Yzeiri ja ka futur kote ! Edhe spjegimi nga frengjishtja eshte i gabuar, nuk ka zgjedhur kuptimin juridik !
    Ja kuptimi juridik Zoti Yzeiri ; décréter= Dr. Ordonner par un décret.  décider, ordonner, régler. Décréter une nomination, la mobilisation.
    Neni1. Kryetari i Akademisë përzgjidhet drejtpërdrejt me votim të fshehtë nga asambleja,
    nga radhët e akademikëve. Kryetari i zgjedhur nga asambleja emërohet nga Presidenti i
    Republikës.

  14. ka akoma budallenj e skllever ketu? says:

    Mire per meten shkruani ctju doje qejfi se keni degju se do e arrestoje usa e ju gjoja po I sherbeni usa! Gallate.Ketu keni qene ju e meta por lavde I benit.Kush me e rrezikshme per vendin, demokracine e mireqenien e popullit dekretet e metes qe askush nuk i zbaton apo katovica e marreveshja ramiz nano berishe me 1990? Pas 30 vitesh prape keta? Projekti i sundimut e jo qeverisjes se vendit me sa kuptoj perfshin nano president berisha kryetar nderi pd e topalli kryetare pd ndaj thone qe i dhane ca leke ne tender, rama kryetar deri sa veliaj te beje ca leke e te shkoje e bleje ps.24 ore ne 24 vec per sundim mendojne elitat e kapura e te korruptuarat tonat.Po per ne qe i paguajme me taksat tona? Ne duhet te rrime vendi me i korruptuar e me i varfer i tokes , pa dinjitet e i.pergjunjur per kore buke!Ndaj vota e lire e ndershme i mban te pergjegjshme elitat dhe nen llogaridhenie.Ne shqiperi ben vaki qe sherbetor-qeveria behet agallesha e vendit.Fale zotit e usa do shpetoje shqiperia e shqiptaret nga apartejdi, varferia e skllaveria! Po dhe njerezit e mire e te afte ketu duhet te mos bejne kompromis me te keqen.Zoti ne toke ka derguar profete, libra te shenjte e njerez te mire deri ne shenjteri.Mjaftojne.

  15. Ce says:

    Pritet shumë shpejt emerimi si kryetar i Akademisë së shkencave të shqipërisë të Nora Bythderrja të Gjithollog’ja pasi ka një eksperiencë të madhe në daljet tv çdo natë kur ishte zvministre e leshitdhise si gjithollog’ja surratgerdalla e leshitdhise

  16. Doni me per Belulin.. says:

    Se pari, Meta nuk duhej te ishte zgjedhur ne ate post dhe pergjegjesi kryesor per kete eshte Edi Rama.
    Se dyti, cfare meritash shkencore ka Gjinushi per te qene ne fillim Akademik dhe tani Kryetar i Akademise?
    Se treti, cfare pregatitje juridike apo status institucional ka Yzeiri per te gjykuar dekretet e Presidentit?
    Se katerti, vijne komentet e kloneve te partive ose sahanlepirsave te tyre… etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje