Lë qelinë “koka” e bandës më të rrezikshme të ’97-s, “gjenerali” Nehat Kulla

13 Korrik 2019, 16:59Kronika TEMA

Një prej krerëve të bandave më të rrezikshme në Shqipëri, Nehat Kulla, ka përfunduar dënimin dhe pritet të lërë qelinë pasditen e sotme.

Kulla, i njohur ndryshe me nofkën “gjenerali”, u dënua me 20 vjet burg për vrasjen me paramendim të shtetasit Halim Gjuzi, ish-shoferi i ish-zv.ministrit të Arsimit, Halit Shamati.

Banda e “gjeneralit” ka ushtruar veprimtarinë kriminale në vitet 1997-1998, në zonën e Tufinës në Tiranë.

Gjatë vitit famëkeq 1997, Kulla arriti të krijojë një komisariat të mirëfilltë Policie, ku garantonte sigurinë e banorëve të Kinostudios dhe të Tufinës, duke mos lejuar depërtimin e bandave të tjera në territorin e ndikimit të tij.

Banda e Kullës kreu shumë vrasje dhe krime të tjera përgjatë harkur njëvjeçar 1997-1998.

2 komente në “Lë qelinë “koka” e bandës më të rrezikshme të ’97-s, “gjenerali” Nehat Kulla”

  1. Lani says:

    ishte rehat ne burge. se tani i rrezikohet jeta po pate vrare do vritesh edhe pik

  2. Peshkaguri says:

    Mbetet qesharak denimi i tij kur lexon se kryen disa vrasje por esht denuar vetem 20 vjet,atehere te shkon mendja menjeher tek drejtesia se me te vertet ka funksionuar ndaj ketij krimineli?Familjet e viktimave presin drejtesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje