Flet italiania që aksidentoi për vdekje 2 shqiptarët: Do paguaj për atë që kam bërë

13 Korrik 2019, 10:21Kronika TEMA

“Do paguaj për atë që kam bërë”. Kështu deklaron nga burgu i Modenas italiania Irina Vetere e cila aksidentoi për vdekje natën mes 29 dhe 30 qershorit dy të rinj shqiptarë.

E përlotur dhe ende nën traumë ajo thotë se gjithçka që mund t’i ndodhë është e drejtë.

Mediat italiane i përshkruajnë ditët e Irinës në paraburgim të gjata. “Natën në qeli me një shoqe, takime në mëngjes me psikologen dhe pasdite shkrime e lexime.

“Dukej se ishte shumë e rënduar – tha avokati i cili kishte zhvilluar rreth një orë bisedë me gruan- dhe shumë afër familjes së dy të rinjve”.

Vetere ndodhet në burg prej rreth një jave me akuzën për vrasje të dyfishtë rrugore. Ajo ishte e dehur, (5-fish më shumë se norma e lejuar) natën e 29 qershorit teksa i jepte makinës dhe aksidentoi për vdekje dy të rinjtë shqiptarë Ergi Skenderi e Xhulio Kaja.

1 komente në “Flet italiania që aksidentoi për vdekje 2 shqiptarët: Do paguaj për atë që kam bërë”

  1. ASAP says:

    Aksident i rende, Ashtu qe shkruar nga Zoti. Gjynah per te rinjte Shqiptare, por edhe kete Italjanen perderisa shprehet keshtu dhe e ndjen shume pikellimin nuk duhet renduar me. Njeri eshte edhe ajo e shkreta, nuk ka dashur. Ngushellime familjareve te dy te rinjve, po veni doren ne zemer edhe per kete te shkreten. Italjanet jane popull human ne pergjithsi, nuk jane kriminela.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje