Një shqiptare shpallet kampione e matematikës në Zvicër

13 Korrik 2019, 15:26Lifestyle TEMA

Katërmbëdhjetë vjeçarja, Dorea Robelli, është shpallur kampione e kantonit të Zyrihut në garën e Matematikës. Lajmin për kampionen nga Kosova e ka bërë të ditur Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, përmes një postimi në profilin e saj në Fecebook.

“Më lejoni tua prezantoj Dorea Robellin, kampionen e kantonit të Cyrihut në Matematikë! Po, në matematikë. Dorea është 14-vjeçare. Mbajeni mend këtë emër!”, ka shkruar Çitaku

Ajo ka shtuar që sukseset e shqiptarëve nuk janë vetëm në sport e art por edhe në shkencë.
“Tashmë jemi mësuar që diaspora jonë të na e flladitë shpirtin me sukese të shumta në art e sport. Po ja që gama e sukeseve po rritet e po shtrihet edhe në fusha që dikur konsideroheshin të pa mundura për ne” ka shtuar Çitaku.

4 komente në “Një shqiptare shpallet kampione e matematikës në Zvicër”

  1. Tanaj says:

    CFare injorante eshte kjo Citaku… eshte vet injorante dhe kujton se edhe te tjeter jane si ajo.

    Paska qene matematika fushe e pamundur me dal kosovaret kampion sipas kesaj idiotes?

  2. Shuuume suxsese ne jete goce e mbare

  3. Kelmendi says:

    Urime dhe te lumte Dorea.

  4. Detari says:

    perse mburren me suksesin keta politikanet tane? Ajo nuk eshte diaspore, ata qe largohen nuk kthehen me.

    Shqiperia nuk prodhon asgje, vetem atopolante xhamish.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje