Presidenti i Universitetit Europian të tiranë tregon 30 vitet e tij në mësimdhënie në auditorët e universiteteve dhe sfidat që përballet sot tregu i arsimit të lartë.
Ishte koha kur sapo kishin filluar proceset e demokratizimit në qeverisjen e Ramiz Alisë dhe si pasojë ishin organizatat e Rinisë në atë kohë që bënin edhe emërimet për pedagogët e rinj në universitetin e Tiranës. Presidenti i UET Prof Asoc. Dr. Selami Xhepa sapo kishte , përfunduar studimet me mesatare të lartë, ku dhe departamenti i tregtisë që ishte në atë kohë pranë këtij fakalulteti bëri një kërkesë që të ishte pjesë e stafit akademik të këtij departamenti.
“Kjo nuk ka qenë thjesht një gjë e jashtëzakonshme për mua, por ishte edhe pasioni i punës sime, ku vazhdoj të mendoj edhe sot pas 30 vitesh, puna me studentim, me librin është puna më e bukur dhe profesioni më i bukur në jetë” tregon Presidenti i UET.
Emocioni ishte i jashtëzakonshëm për ditën e parë në auditor për profesor Selami Xhepën sepse një pjesë e klasë ku do të jepte seminar, në lëndën e “Konjekturës së ccmimive dhe mallrave në tregjet botërore ishin ish shokët e tij të dhomës, meqënese e kishin shtyrë edhe një vit shkollën. “Në atë kohë ne që vinim nga rrethet qendronim në konvitk, kisha në auditor edhe shumë bashkë studentë dhe për mua ky ishte një emocion i veccantë pasi po dilja si pedago përpara atyre që më parë kisha ndarë përditshmërinë si student”.
Sfidat e para si pedagog
Vitet e para si pedagon, përkojnë pikërshit edhe me kohën kur filloi dhe rënia e sistemit. “Ka qenë periudha më intensive e punës në jetën time, për arsye se ishte një proces rrënjësor i programeve universitare, pasi shkolla e vjetër kishte rënë, dhe rënia e kësaj shkolle krijoi një vakum të jashtë zakonshëm edhe nga pikëpamja e kapaciteteve të brendshm. Pjesa më e madhe e stafit akademik ishin të shkollës ruse dhe për pasojë nuk ishin në gjendje për t’u përqasur me këtë realitet të ri. Në këtë mënyrë i’u binte detyra të rinjve, ku edhe unë bëja pjesë, duke u vënë në kontakt edhe me programet mësimore nga universitetet perëndimore, sidom nga SHBA kemi patur një mbështetje të madhe për t’i revizionuar të gjitha programet. Ishte koha kur punonim gjithë mbasditen në biblotekë për të përkthyer tekstet mësimore dhe gjatë ditës i shpjegonim ato në auditor, që sapo i kishim lexuar edhe për vete”.
Duke folur për tipologjitë e studentëve Presidenti i UET shpjegon se ajo periudhë krijoi edhe një lloj ccorodittje, pasi filluan ndryshimet e mëdha, ku sistemi i vjetër po rrëzohej, e cila kishte filluar nga vetë komunitetit i studentëve, në këtë mënyrë filloi të ndryshonte edhe tipologjia e studentit. “Nga një student i disiplinuar, ishte krijuar një kontekst i ri, i cili kishte krijuar nje lloj vakumi, ccka mund të them se është akom edhe sot. Kjo vjen pasi shoqëria shqiptare për më shumë se një tranzicion ekonomik është në një tranzicion i vlerave të veta shoqërore edhe ky është një proces që ndoshta shpesh ne nuk arrijmë ta kuptojmë. Sot kemi një realitet të ri, ku studenti ka një lloj burimi informacion të jashtëzakonshëm. Në qoftë se ne deri dje ishim mësuar se burimin kryesor merrnim librin dhe si pasoj themi që dikur lexohej më shumë, por në fakt ne nuk e dim nëse më parë lexohej më shumë, pasi atëherë librat ishin me volum të vogël, disa dispenca të vegjël, dhe përmbajtja e programit ishte shumë pjesore. Ndërkohë sot, studenti po mos të lexoj libra, apo mos ta shikosh me libër në dorë, në fakt bombardimi me informacion është shumë i madh”.
Në kët lloj pikëpamje shton profesori i ekonomisë kemi një lloj realiteti të ri, i cili mund të perceptohet me mëndësinë e sotme dhe jo duke e krahasuar me periudha të kaluara. “Unë i konsideroj periudha shumë të ndryshme nga njëra tjetra, pasi ashtu sicc kishte ajo periudhë në atë kohë sfidat e veta, që ishte mungesa totale e literaturës dhe e ballafaqimit me eksperincat ndërkombëtare. Ndërkohë konteksti sotëm ka fidat e tjera, pasi aksesi për të hulumtuar është i pakufizueshmë për literatura të ndryshme, por sfidë mbetët përzgjedhja apo klasifikimi i literaturave cilësore, pasi për pedagogun është një sfidë e madhe që t’i rekomandoj studentit literaturën e duhur. Në këtë mënyrë, konteksti që jemi sot i bën studnetë të jenë në një garë që të kapërcejë edhe vet pedagogët”.
Ndërkombëtarizimi i universiteteve shqiptare
Ndërkohë presidenti i UET në lidhje me mbylljen apo mos hapjen e universitetve shqiptare me botën mendon se është një ccështje e paaftësisë të universiteteve tona për t’iu përgjigjur kontekstit të ri. “Është shumë shqetësuese, ku edhe një universitet në Maqedoni ka rrethe 300 studentë të huaj. Ndërkohë që në Shqipëri, numri i studentëve të huaj as që nuk bëhet fjalë që në universitet publike të kemi studentë të huaj. Por ajo që është problematike, në terësi sistemi ynë i arsimit të lartë e ka si nevojë të brendshme, ndërkombëtarizimin dhe kjo është një ccështje vërtet shqetësuese dhe problematike. Sot në Europë tregu i arsimit të lartë është mjaft konkurues, madje sot universitet europian bëjnë fushata promocionale edhe në Shqipëri për të tërhequr studentë të huaj në auditorët e veta. Ndërkohë Shqipëria edhe kur ka mundësi për të ardhur studentë të huaj për të studiuar në universitet shqiptare, ku disa universitet private e kanë në fokusin e tyre, përfshi edhe universitetin Europian të Tiranës që të ndërkombëtarizojnë dhë që të integrojnë studentët e huaj në auditore, por burokracia e ministrië dhe autoriteteve shtetërore në terësi është e pajustifikueshme. Kjo sëmundje e sistemit të edukimit në ballkan i dedikohet e para frikës nga hapja që sistemi arsimor ka, pasi hapja do të identifikoj dobësitë që ky sistem ka për shkak tëpërballjes së konkurrencës me universitetet europiane. Gjithashtu hapja e tregutr të edukimit të lartë nuk duhet të jetë vetëm për studentët por edhe për stafin akademik, sic mund të jenë poozicionet e dekanëve apo dhe rektorëve. Një ana tjetër ardhja e një studenti nga jashtë është e rëndësishëm për multikulturalizmit në vend, i shkëmbimit kulturor, i rritjes së aftësive për shkëmbim personal etj”.