VIDEO: Teleskopi i NASA-s kap një vrimë monstruose në hapësirë

13 Korrik 2019, 09:57Lifestyle TEMA

NASA zbuloi një Vrimë të Zezë masive në një distancë prej 130 milion vitesh drite nga Toka përmes teleskopit të saj të hapësirës Hubble. Sipas asaj që raportohet nga shkencëtarët vrima nuk duhet të ishte në ato kordinata, nisur nga teoria e relativitetit të Ajnshtajnit.

Sipas NASA-s, vrima e zezë enigmatike ka një masë orbitale të hollë që qarkullon në mënyrë të shfrenuar rreth saj.  Agjencia hapësinore shpjegon, se në bazë të teorive aktuale astronomike, kjo masë nuk duhet të ishte atje.

“Nuk kemi parë kurrë më parë në mënyrë kaq të qartë efektet e relativitetit të përgjithshëm dhe atij veçantë në dritën e dukshme”-tha një anëtar i ekipit që kreu studimin me Hubble. Vrima e zezë është e vendosur në zemër të një galaktike spirale të quajtur NGC 3147. Ajo përshkruhet si vrimë e “kequshqyer” për shkak të mungesës së materialit të kapur nga graviteti dhe materiali përreth saj përhapet zakonisht në formë mjegulle.

“Megjithatë, masa e “uritur” përreth vrimës së zezë është duke lëvizur me 10% të shpejtësisë së dritës dritës dhe ngjan me ato që gjenden në galaktika shumë aktive ku ka plot “vrimat monstruoze të zeza”,-thanë shkencëtarë të NASA-s.

2 komente në “VIDEO: Teleskopi i NASA-s kap një vrimë monstruose në hapësirë”

  1. Ari says:

    Jeni gazetarët më të mbaruar. Na vini ndonjë citim, ndonjë artikull të saktë nga Nasa, jo kto budalliqet sensacionale “vrima mostruoze”, vrima e satome. Po fajin e kam vet që klikoj tek faqja juaj.

  2. Qylafi says:

    Duhet mbushur kjo brime se mund te na thithe parllamentin me 140 deputetdhjere dhe pordhiitikanet qe ndricojne si diell popullin shqyptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje