Franca kremton festёn kombёtare

14 Korrik 2019, 13:56Bota TEMA

Në Francë zhvillohen ceremonitë festive për nder të “Grande Nation”. Në pikën kulmore të festës, paradën ushtarake, marrin pjesë përfaqësues të nivelt të lartë nga shumë vende të botës.

Në 230 vjetorin e mësymjes ndaj Bastille-s në fokus është sigurimi i paqes. Prresidenti Emmanuel Macron në këtë ditë të rëndësishme për Francën ka vënë në qendër nismën për mbrojtjen europiane, në të cilën ai është një ndër bashkëthemeluesit. Ai ka ftuar të marrin pjesë në paradën ushtarake në Champs-Élysées krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve pjesëmarrëse në këtë nismë. Tradicionalisht kjo paradë është pjesa qendrore e festës.

Një aleancë e re 

Krahas Francës qershorin e kaluar Gjermania, Britania e Madhe, Portugalia, Holanda, Belgjika, Danimakra dhe Estonia themeluan nismën “Europäischen Interventions-Initiative” (EI2). Partneri i dhjetë është Finlanda. Qëllimi i kësaj aleance është që në rast nevoje mbrojtja e interesave europiane të mund të koordionohet në mënyrë fleksible mes vendeve pjesëmarrëse.

Në paradën pompoze me angazhimin e rreth 4000 antarëve të forcavetë armatosura franceze janë të ftuar ndër të tjerë kancelarja Angela Merkel, kryeministri holandez Mark Rutte, kryeministri belg që mund të jetë edhe presidenti i ardhshëm i Këshillit të BE-së Charles Michel,Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg si dhe presidenti i Komisioniti të BE-së Jean-Claude Juncker.

Fokusi i festimeve i përqendruar fort tek aleanca europiane mund të kuptohet edhe si një sinjal ndaj  Donald Trump: Para dy vjetësh ai pak muaj sapo kishte marrë postin e presidentit në SHBA ai ishte i pranishëm në këtë paradë.

Trumpit i la mbresa kjo ceremoni dhe sivjet organizoi në ditën e festës kombëtare në SHBA një paradë ushtarake sipas modelit francez.

Megjithatë raportet mes Macron dhe Trump janë ftohur. Trump ka deklaruar daljen e SHBA-së nga Marrëveshja Botërore për Klimën të nënshkruar në Paris. Macron së fundi e zemëroi SHBA-në me inicimin e një takse kombëtare digjitale.

Po ashtu nuk është vetëm Macron që synon të forcojnë mëvetsinë ushtarake të Europës në sfondin e kërcënimeve të Trump për t’u larguar prej NATO-s. 

Në këtë kontekst bën pjesë edhe deklarimi i Macron-it një ditë më parë për të ndërtuar një komando franceze për hapësirën: „Për të garantuar zhvillimin dhe forcimin e aftësive tona në hapësirë, shtatorin e ardhshëm do të krijohet një komando e madhe e hapësirë në kuadër të aviacionit ushtarak”, tha Macron gjatë një fjalimi para pjestarëve të ushtrisë. Macron me këtë pason Trump-in,  cili në shkurt nënshkroi një dekret t ëngjashëm.

Edhe forcat e armatosura të Rusisë, Kinës dhe Indisë punojnë për një prani të vetën ushtarake në hapësirë.

230 vjet Bastille

Dita kombëtare e Fracës kujton sulmin ndaj Bastille më 14 Korrik 1789, një ngjarje thelbësore e Revolucionit Francez para 230 vjetësh. Asokohe qytetarët morrën që ndodhej nën kontrollin e aristokratëve sundues duke liruar të burgosurit që ndodheshin brenda saj. Me marrjen e Bastille-s u hap rruga për shfuqizimin e monarkisë.

1 komente në “Franca kremton festёn kombёtare”

  1. ¬ says:

    Franca i thotë BE-së që Shqipëria si vënd me shumicë besuese të fesë mysliman, duhet ti hapen negociatat. Ndërsa sjellja typic e Holandës, i kushtoi vëndin e Presidentit të Commission të BE-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje