Mjekët e Klinikës Speciale ishin veçanërisht të kërkuar dhe më të preferuar nga nënotë dhe më rrallë nga baballarët e moshuar që banonin në Bllok së bashku me djemtë e tyre tashmë funksionarë të lartë. Në këtë vështrim, Blloku dukej edhe si një pensionat ose si ambient geriatrik. Veçanërisht kur djemtë dhe gratë e udhëheqësve, si edhe fëmijët e rritur të tyre iknin në punë dhe në shkolla, nënotë ndiheshin zonja shtëpie dhe thërrisnin më shpesh për vizita mjekësore. Në vitet e parë kur isha mjek shumë i ri, disa prej tyre i kam vizituar dhe mjekuar edhe unë.
Por një kolegu ynë ishte më i suksesshëm dhe më i preferuar prej tyre, sepse përveç muhabetit të gjatë e të ëmbël dhe komplimenteve që u bënte, të moshuarat i ngopte me vitamina e barna gjithfarësh, me “gjilpëra për fuqi” deri dhe serume me glukozë “për të ushqyer e shtrirë lëkurën”, madje dhe për t’i rinuar sadopak. Nga ana tjetër, belaja ishte se devocioni ynë ndaj “nënove vjehrra” nuk ishte gjithmonë i mirëpritur nga disa prej nuseve të djemve udhëheqës. Raportet e njohura nuse-vjehërr nuk ishin krejt ndryshe as në Bllok.
Në një rast që unë konstatova shfaqjen e ikterit (zverdhjes së sklerave të syrit) te njëra nga të moshuarat, bashkë me kolegët e mi dyshuam për ndonjë tumor kanceroz që shtyp kanalin e tëmthit, por nuk përjashtuam as mundësinë e një infeksioni viral. Asokohe nuk dispononim aparat ekografie ose skaneri, prandaj së pari e mjekuam intensivisht si infeksion me antibiotikun rifocinë, i cili në rast se do të jepte efekt e rrëzonte indirekt diagnozën tumorale. Bëmë injektimin intravenoz brenda në serum disa herë në ditë. Rifocina kishte ngjyrë të kuqe dhe e ngjyroste në të kuq të gjithë serumin. Pas disa ditësh, ndryshe nga diagnoza fatale që u hamendësua, e moshuara u bë mirë. Zverdhja u pakësua dhe po kështu u ul temperatura.
Por Nënoja nuk donte t’ia ndërprisnim kurën. “Atë të kuqen, mor bir, mos ma hiqni, se vetëm ajo më bën mirë!”, na u lut ajo. Por e zonja e shtëpisë, ndoshta e mërzitur edhe nga ecejaket e shumta të farefisit të së sëmurës, pyeti me ironi: “Akoma do të vazhdoni ju me serume?”. Pastaj ajo me gjysmë sarkazme vazhdoi: “Ju lumtë që qenkeni kaq të zotë me plakat. Por a do të bëni dot vallë të njëjta mrekulli edhe me bijtë e tyre!?”. Në fakt nuk e tha keq. Të tilla mrekulli për fat të keq ne jo gjithmonë arrinim t’i bënim. Kjo, pavarësisht dëshirës sonë të mirë.
E moshuara më e çuditshme dhe më misterioze brenda Bllokut të udhëheqësve tanë ishte një grua e huaj vetmitare, beqare, me origjinë çeke e me shtetësi polake, e cila jetoi rreth 50 vite brenda Bllokut dhe vdiq po aty në moshën 85-vjeçare. Quhej Maria Saas, por më pas thirrej edhe Maria Saas Shehu. Ajo pati punuar pak kohë te një familje shqiptare me mbiemrin Libohova, derisa në vitin 1958 një ditë si papritur (sepse askush nuk e di se si, pse dhe kush e rekomandoi apo e ndihmoi) ajo do të hynte në familjen e Mehmet Shehut me detyrën e dados së tre djemve të tij. Prej andej do të dilte pas gati gjysmë shekulli e vdekur.
Misteri i hyrjes dhe i pranimit në familjen e Mehmet Shehut në zemër të Bllokut të kësaj gruaje të re të huaj me origjinë, me biografi personale dhe me të kaluar krejt të panjohur, nuk është sqaruar dhe as hulumtuar thellësisht ndonjëherë. Madje as edhe atëherë kur shumë vite më vonë Mehmeti, fill pas vetëvrasjes, do të akuzohej si “agjent polivalent i KGB- së sovjetike dhe i CIA-s amerikane dhe armik i Shqipërisë”.
Çudinë e shtonte fakti që në vitin 1954, pra katër vite përpara kësaj ngjarjeje, Mehmeti pasi pati qenë shumë vite ministër i Brendshëm, ishte ngritur në detyrë në postin e Kryeministrit të Shqipërisë. Këtë post bashkë me disa poste të tjerë të lartë, atë të Sekretarit të Parë të Partisë, të Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë, të kryetarit të Frontit Demokratik dhe të ministrit të Jashtëm i pati mbajtur ekskluzivisht të gjitha Enver Hoxha.
Kalimi i postit të kryeministrit nga Enveri te Mehmeti ka shumë të ngjarë të ketë qenë i detyruar në kuadrin e presionit që bënte Hrushovi pas vdekjes së Stalinit në kuadrin e luftës kundër “kultit të individit” dhe për ndryshime në udhëheqjen e lartë të “partive motra” komuniste. Hrushovi nisi t’i pastronte ato nga sekretarët e parë të kohës së Stalinit. Pas fushatës antistaliniste të nisur nga Hrushovi, kriza e marrëdhënieve tona me kampin socialist ndihej edhe në Shqipëri. Pritej që Mehmeti, si më i preferuari i sovjetikëve, të zëvendësonte Enverin në krye të partisë. Ky i fundit mund të përfundonte ministër Bujqësie.
Por Enveri e parandjeu rrezikun dhe në vitin 1955 udhëtoi papritmas, i vetëm për në Moskë. Aty pati bërë vizita dhe takime konfidenciale me disa personalitete VIP. Thuhet se kur u kthye prej andej, Mehmeti tashmë, disi i fryrë dhe i përkëdhelur thuajse hapur prej sovjetikëve hrushovianë, as nuk e priti në aeroport. Madje me pretekstin e luftës ndaj privilegjeve, i pati hequr Enverit në mungesë të tij makinën dhe truprojën personale. Kurse Nexhmijen e pati shkarkuar nga posti i Kryetares së Bashkimit të Grave të Shqipërisë.
Mirëpo ishte nxituar. Me sa rezultoi më pas, Enveri i pati fituar në Moskë postet që donte t’i mbante për vete si dhe ato që do t’i ndante. Ai ruajti për vete postin e Sekretarit të Parë të Partisë dhe ndau pushtetin qeveritar me Mehmetin, duke e emëruar atë kryeministër të Shqipërisë. Njëri do të kryesonte partinë dhe tjetri, si pasardhës potencial i tij, qeverinë. Ky kompromis u ruajt heshturazi, i paprekur nga të dy, deri në vitin tragjik 1981.
Mehmeti ishte prej katër vitesh kryeministër, kur Maria hyri në Bllok dhe në shtëpinë e Mehmet Shehut, si dado e fëmijëve të tij. Duke qenë pa strehë e pa familje, ajo u strehua aty, si njeri i brendshëm i familjes Shehu. Në vitin 1958 fërkimet dhe mospërputhjet e qëndrimeve të Enverit me sovjetikët u bënë të nxehta. Në vitin 1959 Hrushovi erdhi për vizitë dyjavore në Shqipëri për t’i ftohur ato. E gjithë Tirana doli në rrugë për ta pritur me këngë e valle, dhe me pllakata e flamuj në duar.
Enveri trupmadh dhe Hrushovi, topolak i shkurtër, u përqafuan fort-fort dhe u puthën në buzë, faqe tërë turmës në aeroport. Unë isha maturant në gjimnazin “Qemal Stafa”, i vetmi gjimnaz në Tiranë në atë kohë dhe ne të gjithë nxënësit e përshëndetëm Hrushovin tullac kur kaloi përpara gjimnazit tonë në Rrugën e Durrësit. Një shoku im i klasës, pasi turma u shpërnda, tha i mërzitur: “Me siguri Hrushovi do ta marrë me vete Enverin në Moskë dhe do ta bëjë anëtar të Byrosë Politike atje, se e vlerëson dhe e do shumë. Ai është kolos dhe i lindur që të drejtojë një vend të madh”. Por një tjetër tha me të qeshur: “Mirë, po mos na e merr për fare e nuk na e kthen më!”, dhe shkeli syrin. Asnjëra nga këto të dyja nuk ndodhi. Sovjetikët dhe shqiptarët u grindën e u zunë dhe Enveri, Mehmeti e Hysniu qëndruan të bashkuar, pa u ndarë. Ndërkohë, Maria misterioze kryente detyrën e dados brenda Bllokut, në shtëpinë e kryeministrit, pa u përzier në politikë.
Fakti që ajo vinte nga një zonë që ndodhej nën influencën sovjetike, pa asnjë dokument me vete, mund të kishte mjaftuar që, për arsye sigurie, ajo të mos lejohej të hynte në Bllok e paverifikuar. Biografia e saj si person nuk njihej fare dhe as që u bë e mundur të njihej më pas. Ndërkohë që në Bllok u bëhej “biografia” edhe shoferëve dhe hidraulikëve, madje edhe zogjve përpara se t’i lejonin të hynin dhe të fluturonin brenda tij, përse për këtë grua u bë një përjashtim kaq i pazakontë!? Nga buronte siguria dhe garancia politike për të?
Maria rezultonte fare pa familjarë apo të afërt, pa adresë banimi të mëparshme dhe pa miq apo fqinjë të njohur. Ishte vetmitare, beqare, pa lidhje sentimentale, pa dëshmi për mirësjelljen apo aftësitë profesionale, pra ishte si një bimë e rrallë, e një lloji të panjohur, që nuk dihej se ku dhe si kishte mbirë. Thuhet se Mehmet Shehu u përpoq intensivisht, me anë të qeverisë së Çekosllovakisë së atëhershme, të gjente rrënjë familjare apo ndonjë të afërm të saj. Asgjë! Përfundimisht, ai e adoptoi atë shpirtërisht. Madje jo vetëm ai, por e gjithë familja Shehu, e njohu si pjesëtare të vet.
Marien unë e kam parë dhe takuar vetëm dy herë brenda vilës së Mehmetit. Nuk e kam vizituar si mjek, as kam bërë bisedë të gjatë me të. Shqipja e saj ishte e natyrshme të kishte theks të huaj, por ishte e kuptueshme. Asokohe ajo ishte relativisht e moshuar dhe çka më ka surprizuar më tepër ishte mënyra plot afeksion sesi u fliste dhe bisedonte me zogjtë e saj në kafaze, sikur ua dinte gjuhën.
Nuk besoj se u kërkonte ose priste prej tyre diçka si në vargjet e këngës mallëngjyese “Ju që shkoni det e male dua t’ju pyes e mjera”. Ajo i ushqente ata në disa kafaze në korridorin para dhomës së saj dhe ndoshta u kishte vënë secilit edhe emër.
Ngjante si një e burgosur pa pranga, pa gardianë, e lirë të shëtiste brenda të gjitha dhomave dhe hapësirave të shtëpisë, të shkonte në qytet, madje të frekuentonte, pa asnjë kompleks, kisha apo tempuj të shenjtë jashtë Tiranës, ku e shpinte me veturë Aliu, komandanti i truprojave të Mehmetit. Kujt dhe për çfarë lutej ajo vallë? Dhe kjo ndodhte në një vend të shpallur ateist dhe kur ajo ishte tashmë pjesëtare e një familjeje muhamedane, të parët e së cilës kishin qenë shehlerë, besimtarë të fesë bektashiane.
Shqipja, mbesa e Mehmetit, bija e vëllait e rritur që në moshën 10-vjeçare te Mehmeti, tregon se në rini Maria ishte një grua e bukur, me sy bojë qielli. Vishej me shije dhe ishte mjaft e lirshme në mënyrën e sjelljes dhe në marrëdhëniet e saj. Ajo parapëlqente të pinte ndonjë krikëll birrë e vetme te hotel “Drini”, të shëtiste e të shkonte në kinema së bashku me djemtë e Mehmetit, që e kishin dado në fëmijëri. Sjellje disi liberale këto për mendësitë e ambientit shoqëror të asaj kohe, por dhe që ndoshta ndriçojnë ndopak misteret e origjinës, mënyrës së jetës dhe sjelljes së saj përpara ardhjes në Shqipëri.
Zonja N. N., historiane serioze, ish-drejtuese e Arkivit tonë Kombëtar, thotë e sigurt se ka gjetur në regjistrimet e sistemit TIMS të viteve 1920 kur ajo realisht pat ardhur në Shqipëri, të ketë hyrë në territorin tonë një grua e quajtur Maria Saas, si dhe motivin e ardhjes së saj! Mos t’i ketë ditur vallë e as zbuluar dot Mehmeti ato? Apo atij ia kanë fshehur?
Ndryshe nga personeli tjetër që shërbente në familjen Shehu, Maria gëzonte status të veçantë. Ajo ulej në të njëjtën tavolinë me ta, si anëtare e barabartë e familjes. Peripecitë, vuajtjet dhe mangësitë gjatë jetës ishin shndërruar në avantazhe për të, që i gëzonte tashmë në atë familje. Aq sa as paranojat, manipulimet biografike dhe lufta e klasave që zhvilloheshin, të ashpra dhe pa kompromis, jashtë mureve të shtëpisë ku ajo ishte strehuar, nuk e prekën dot. Askush nuk pati kuriozitetin apo guximin që të hetonte ose të pyeste: Kush je vërtet, moj e panjohura Maria? E mbrojti fati nga këto apo dikush tjetër? Kush tjetër vallë mund të ishte përveç vetë Mehmetit?
Mehmeti asokohe kishte ende gjallë edhe nënën e tij, Sulltanen, e cila banonte në një kat më lart, në të njëjtën vilë me Marien. Ajo dilte më rrallë nga dhoma e saj. Në vitet e mia të para në Klinikën Speciale, unë shkoja tek ajo më shpesh, sepse vuante nga hipertensioni dhe obeziteti. Ishte grua mjaft e zgjuar e bujare edhe ajo, por ndihej një lloj xhelozie për hapësirat dhe vëmendjen që i qenë krijuar çekes së ardhur nga një provincë e humbur diku larg mes Çekosllovakisë, Polonisë dhe Austrisë. Por, edhe pse ishte nëna e vërtetë Sulltanja nuk kishte fuqi, as mundësi që t’i kundërvihej, sepse e huaja eksentrike ua kishte fituar mendjen dhe zbutur zemrën të gjithë anëtarëve të familjes, me mënyrën e sjelljes, por dhe me fatin thuajse biblik të papërsëritshëm të saj.
Pyetja që nuk u shtrua dhe enigma që nuk u zbulua kurrë ndonjëherë ishte nëse fati i rrallë dhe i çuditshëm i Maries ishte rastësi providenciale apo për arsye që nuk dihen fatin asaj ia vuri mbi pjatë vetë Mehmeti, falë një vale dhembshurie episodike, spontane e selektive që e kaplonte befasisht ndonjëherë, në formë mëshire dhe dashamirësie bashkë.
Kjo ndoshta si për të balancuar impulset e egërsisë dhe mizorive që ai pat kryer gjatë luftës, të cilat i ishin shndërruar më pas në kohë paqeje në një duf vrastar, thuajse epshor, të cilin ai e shfrynte gjatë fundjavave maleve në gjah duke vrarë me armë rosa dhe derra të egër.
E kam shoqëruar si mjek gjithsej dy herë në gjah. Ajo që më pat impresionuar ishte mënyra se si ai relaksohej dhe krenohej kur arrinte të vriste. Gëzimi i tij ishte i jashtëzakonshëm. Atë çast tjetërsohej, bëhej si adoleshent, plot ngazëllim. Mbase kështu ndodh me të gjithë gjuetarët. Gjahu më i preferuar i tij ishte ai i derrit të egër. Në rezervuarët e posaçëm të gjuetisë, sidomos në Sazan e Karaburun, të cilat ruheshin vetëm për udhëheqësit e lartë, një skuadër e tërë ushtarësh dhe gjahtarë lokalë detyronin me anë të zhurmave derrat që të dilnin nga strofkat e tyre për t’u ekspozuar përpara vendit ku ai i priste që t’i vriste. Mbi derrat derdheshin plumbat me një duf të egër, meqë ndoshta nuk i derdhte dot gjetkë, apo mbase sepse kështu çlirohej nga një zjarrmi pasionante e brendshme e mbajtur ndoshta kushedi sa kohë fshehur brenda vetes. Mehmeti, si Ernest Heminguej, ishte i dashuruar pas armës dhe siç ndodh me pasionet fatale të tillë, nuk ishte çudi pse edhe vdekja u erdhi të dyve prej saj.
Enveri, i cili banonte jo më larg se 100 metra më tutje, nuk dihet nëse e ka pyetur ose përmendur ndonjëherë fqinjën e huaj misterioze. Futja dhe mbajtja e saj brenda shtëpisë së tij në Bllok ishte vallë vendimi i parë i marrë prej vetë Mehmetit pa e pyetur Enverin? Nëse po, a ishte ky edhe tregues i karakterit të tij që nuk vetëpërmbahej përballë shtysave të dallgëve shpirtërore apo të një ndjenje vetësigurie të tepruar, që e pushtonte dhe e bënte atë të shpërfillte me guxim çmendurak dogmat biografike për bashkëjetesën brenda Bllokut e të merrte vendime paradoksale të ndaluara për staturën dhe postet e tij politike, partiake dhe shtetërore?
A ishte vallë një dallgë e tillë e natyrës sfiduese dhe sentimentale edhe ajo së cilës ai nuk i rezistoi dot në vitin 1981, kur i biri i tij, Skënderi, i kërkoi leje për t’u fejuar me një vajzë me biografi politike familjare jo në përputhje me normat, kriteret dhe kufizimet që i impononte partia dhe ideologjia së cilës ai i përkiste dhe madje i udhëhiqte?
Mehmeti në fakt në ballafaqimet me Enverin do ta quante më pas miratimin e asaj fejese të ndaluar si gabim fatal të tij, prej sentimentalizmit prindëror. Por ky justifikim nuk i piu ujë. Përse vallë? Sepse nuk ia njihnin vërtet ato dallgë emocionale marroke të pakontrolluara kalimtare jo keqdashëse, që herë pas here e pushtonin dhe e tjetërsonin? Apo sepse nuk deshën t’ia dinin për to. Madje as nuk deshën, sepse nuk duhej që ta shpëtonin. /Marrë nga libri “Blloku”/
Kete pune ke bere ne bllok,e tregon vete,mbrapa vrimes se celsit,pergjonte plakat dhe nuset e bllokut
per te rrefyer ke nexhmija.Po pse a ka “doktor” te bej kete pune ? Bubi kacurrel i enverit, per te mbajtur
eren e kakes dhe ngjyren e shurres ! Ti s’ke qene doktori mor zotni,ti ke qene roje nate,doktori ishte
Francezi,profesori Pol Miljezi.
Ne “kohen e lire” ta hiqte Sulua zinxhirin,merreshe me nuhatje brekesh te grave te bllokut…..
Cfare ishte tendenca e te majteve te ndyre qe u kthyen ne te djathte. I sherbyen, qane sa plasen kur vdiq Enveri, kur betoheshin thonin per ideal te partise. Pastaj ne nje dite te bukur thane poshte qelbesira.
https://mentealternativa1.blogspot.com/
Kete botimin origjinal te Isuf Kalos, e lexon me deshire dhe kuriozitet per shume te pathena ne ish -bllok, pasi zoteria padyshim eshte ne dijeni me shume se kushdo per te gjithe bllokmenet.
Pra, larg idiotlliqeve te Fevziut …
PERSHENDETJE .NE TE VERTET NJOHJA E NJE INTERES BESNIK TE FELLIQUR PER INTERES E TE GJITHVE DHE FISNIKERIE E NJE TE STRESE SE ZGJUARSISE FUNDOS DHE VULLOS NJE MAL ME NJOHURI SE NJE TE ARDHME SIGURI BUKURIA DHE INTELIGJENCA . NE CDO CEP TE RREDHUAR TE MLLEFEVE PER INTERES SHKATERRON FISNIKERINE E CDO KUJT PER BESNIK APO BESNIKERI TE SHKALLEVE GLLABERUS SHKATERRUS E CEPEVE TE PERGJITHSHME TE SHOKUAR INTERES PER SHKALLEZIM TE PAPJEKURIS QE KANE PER KEDO QE DUAN FISNIK APO FISNIKE .ME SHUME PAK E SAKTE ,SE SHUME E PERLUM .DASHURIA ESHTE E MADHE PER KEDO QE KA NJE PERZEMERSISHT .A’ MUND TE KONZEPTOJE NJE PERSON QE MUND TE ZHGENJEJ VETEN E TE GJITHVE .A ‘ MUND TE KUPTOJNE CFAR MUND TE JETE NJE DASHURI LIDHESE NDJEHNJASH .A’ MUND TE KUPTOJ NJE MASHKULL APO NJE FEMER , NJE REALITE TE FRIKSUM .A; MUND TE KUPTOJ RREDHANAT E FEVE NE TE VERTET ” QE RAUNDA MUND TE JENE TE FEVE .A MUND TE KUPTOJ NJE PERSON NE TE VERTET NJE GRUP TE RREDHUAR RREDH E PERCAK . ATEHERE NJERIU ESHTE ZOTI VETES TEK DREJTUSI I TE GJITHVE ..KUR LIND NJE DASHURI ,VRET NJE TJETER ,KUR LIND NJE SHPRESE MENDON NJE SHPRESE PER TE GJITHE .VIRTYTET E VITEVE DHE GAZELLUESE FORTESOR MUND DHE SHTYPESIN AGRESITIMIN .KESHTU LIND NJE MARRVESHJE SHTYPESE ME KALU NJE THESAR TEK TJETRI NE CDO PJESE KANE MAL ME NJE PROBLEM MBLEDHESE APO JO MBLEDHESE VARET SA KONCEPT MUND TE KENE AFRIMITETET MIDIS TEK VETJA E SE CILES RAUNDA TE GJINIVE .
S’ma merte mendja qe Dr. Kalo do merej dhe me thashethemet e bllokut.
Shume posht paske rene. Se nuk jane thashetheme per punen po te mbash neper goje femrat sikur nuk shkon.
Ky KALI eshte nje medioker,intrigant e Jago si KAKAREJA I SOKAKUT TE BUDALLENJVE.
JETO EDHE PER TE SHKRUAR ISUF KALO !
– Nje pasqyre e vertete, nje analize e persosur mikroskopike e nje Doktor Profesori te talentuar e shqiptari te madh e te nderuar…
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Cdo fjali , cdo fjale, cdo germe e pershkrimit te tij eshte e sakte si dignozat e tij.
Nuk kam jetuar asnje dite ne Bllok pervecse kur shoqeroja dhe beja perkthyesin e delegacioneve te huaja kryesisht te partickave marksiste- leniniste.
Por kam punuar me bij, nuse e dhendure te bllokut ne Agjencine Telegrafike Shqiptare. Kam njohur dhe pare me syte e mi te dy llojet e bijave e te nuseve por edhe dhendureve te bllokut qe i pershkruan me nje vertetesi te admirueshme Isuf Kalo.
Kam njohur dhe punuar me kryeinxhinjerin e ATSH-se Gezim Nushi, djali i Gogo Nushit-hero i gjalle i luftes dhe buldozer i punes, atdhetar i lindur e shqiptar i madh qe udhehiqte rezistencen anti- nazifashiste dhe njesitet heroike guerile te Tiranes. Si i jati si krejt te bijte e tij.
Jo vetem inxhinjer i zoti por edhe gazetar sportiv i talentuar, i pari korrespondent i gazetave sportive “ Marca”, “ El Mundo Deportivo”, ne ate dy prej gazetave me te medha sportive ne Bote qysh prej vitit 1986.
Kisha kenaqesi kur ia perktheja ne spanjisht per vete stlin bashkekohor perendimor te shkrimeve te tij. Tifoz i cmendur i Partizanit po aq sa krejt vellazeria ime…
Kam njohur Genc Kondin, djalin e Pirro Kondit, dhe nipin e Heroit te Popullit Alqi Kondi dhe Vito Kapos Kondi… Nje djale i thjeshte, i respektuar, nje gazetar e redaktor i shkelqyer. Nje njohes i disa gjuheve te huaja. Nje mik e shok besnik i pashoq. Per ta “pire ne kupe”, sic thone nga Zagoria e tij e “mos e pafte syni i keq! “ sic urojme ne Malesine e Gjakoves sime alias Zagorien e Veri Qendres se Shqiperise edhe nga historia edhe nga lavdia e luftrave per liri e pavaresi.
Kam njohur e punuar ne nje redaksi me Sonila Kapon, nusen e Besnikut te “ Besnikut…” te Shqiperise, Hysni Kapos, shtylles prej celilku e burrerie te shtetit shqiptar per 31 vjet… Nje grúa dinjitoze, e thjeshte, e respektuar, njohese e shkelqyer e frengjishtes, italishtes…
Kam njohur edhe …. no coment, ne respekt te Isuf Kalos qe te pakten deri ne kete moment te botimit te “ Blloku” nuk ia ka permendur emrin duke e shumezuar me zero megjithe shpifjet, alucinacionet dhe sulmet kunder tij pa asnje fakt .
Te lumte penda dhe te ndrite mendja Dr. Prof. Isuf Kalo.
Keto te verteta e fakte historike te pakundershtueshme e jo fantazirat, tazibaot e Hunveibinit dhe flete rrufete e Blendi Fevzi Koran Toptanit, me te cilat nuk do te fshija as prapanicen jane thesare per historine dhe realitetin historik te ish- diktatures.
Nje fakt vlen me shume se nje thes me pallavra, eshte shprehja filozofike e babait te “ The New York Times dhe publicistikes bashkekohore boterore Sulzberger qe e kam degjuar nga goja e tij ne OKB.
Per fantazira ka kryevepra letersia boterore…
Historia eshte shkence e vertete, qe edhe mund te falcifikohet, shtremberohet, keqinterpretohet, arnohet, por kurre nuk mund te ribehet !
Pergezime per kete veper dinjtoze te nje Doktor- Profesori dinjitoz e jo lapangjoz, qe e porosita motren ne Tirane per t’ma blere motren qysh parmbreme ne mesnate me kohen e Nju Jorkut, kur “ Dita” botoi pjesen e pare te saj.
Jeto edhe per te shkruar, treguar e per te na nderuar veten tende e se pari ne shqiptareve e Shqiperine e nxire e sulmuar nga antishqiptaret me serb se serbi, me grek se greku e me djaj se vete pjella e “ Perandorise se Djallit” Putanin me mashtrimet ( Fake News ) te tyre politike, biologjike dhe oturako- mediatike!
Jo vetem permbajtja por edhe stili i te shkruarit, arti i te shprehurit, gjuha e qarte dhe e paster shqipe jane krejt origjinale dhe vlere e shtuar e kesaj vepre tende te cmuar!
Faleminderit Isuf Kalo !
God bless You !
Zoti Kalo. meqe “Zonja N.N., historiane serioze”, ish-drejtoreshe e AQSH” ne kohen e perbindeshit te Vicidolit dhe spiune e tij e paska marre vesh se pse paska ardhur ne Shqiperi cekja Maria Sees ne vitet 20, ti pse nuk e nxjerr koken e vertete te personit qe ke pergojuar ne 2 metra carcaf?!
Une kam pasur respekt per ty si njeri dhe mjek specialist, por ti paske qene “specialist” i “doktoruar” per thashetheme, intriga dhe alibi!
A di njeri ndonje gje me te hollesishme per kete çeken qe jetonte tek Mehmet Shehu?
Isuf Kalo thote qe ajo hyri në shtepine e Mehmetit në 1957 per te dale nga Blloku e vdekur, gjysem shekulli me pas, qe I bie te jete ne vitin 2007.
Në ate kohe nuk ka egzistuar Blloku.
Cfare ndodhi me çeken pas persekutimit te familjes Shehu?
A eshte e vertete qe Enveri ka bere visite individuale ne Moske ne vitin1955? Ne kemi pare filmime per nje vizite te te dyve ne nje delegacion qe kryesohej nga Mehmeti. si kryetar qeverie, pra si nr 1i vendit, sipas Hrushovit. Ne qofte se Mehmeti u be kryeminister si pasoje e presioneve te Hrushovit, ne luften kunder kultit te individit, pse Mehmeti i qendroi besnik Enverit dhe nuk e shfrytezoi momentin qe te degradonte politikisht Enverin.
Doktori besoj se njeh mir ambjentin dhe kohèn kur Mehmeti vinte nè vlorè dhe mobilizohej gjith dega e brèndshme ,ushtria pèr nè karaburun se shkohej pèr gjah dhe nè shumè raste mehmeti nevrikosej dhe ju bèrtiste policave dhe oficerave sepse do tè luanin rolin e qènve duke lehur nè karaburun pèr tè nxjerr derrat e egèr.Kèto ngjarje i tregonte njè njeriu im drejtues nè polici dhe shpjegonte se K,Hazbiu ishte mè umani nga tè gjith ,gjithmon me dorèn nè krah dhe fjalèn e èmbèl me polic dhe drejtues si dhe H,Isai flisnin mir ,por kur luaje shah me ata duhej tè lejoje tè fitonin ndryshe nuk i dihej si shkonte mè vonè merrje ndonjè transferim etj etj .Njè sistem totalitar ndèrtuar mbi gjakun e dèshmorève por qè u shfrytèzua nè njè luftè klasash me grupe armiqsore pambarim ,agjitacion propagand,meqènse demokracia mbetet ende njè endèr e pa realizuar (disa)njerèz me ose pa tè drejt kujtojn me nostalgji tè kaluarèn .Demokracia mbetet sistemi mè i arsyeshèm nè botè.Flm Dr ,njè libèr qè prek nga afèr jetèn e atyre viteve gjè tè cilèn e keni pèrshkruar mjaft natyrshèm .
O Cufe, jeto rehat dhe ato dy cika vite qe te kane ngelur o i zi, mos u merr me thashethemnaja si goret. Doktorlliku juaj…. Medet, edhe nje lypes ne rruge ka me teper integritet….