Sanksionet e ShBA-së ndaj Iranit janë më të ashpra se kurrë në 14 muajt e fundit, por politika e tyre e presionit maksimal ka dështuar në të gjitha aspektet politike, sociale dhe ligjore, tha presidenti iranian Hassan Rohani gjatë një fjalimi në Shirvan, në krahinën e Khorasanit të Veriut.
Rohani vuri në dukje se në 14 muajt e fundit, borxhi i jashtëm i Iranit është ulur me 25% në 9.5 miliardë euro: “Kjo do të thotë që pavarësisht vështirësive, nuk jemi mbështetur tek të huajt apo fondet ndërkombëtare. Irani ka fituar dhe kërcënimet amerikane nuk po funksionojnë.
Sot askush nuk mund të thotë se Irani po dridhet nën trysninë amerikane apo se administrata iraniane është jofunksionale dhe e paaaftë për të zgjidhur problemet e njerëzve”, tha ai.
Është President trap si Meta.
Trampi baraz me Trap