Nga Albert Nikolla
14 korriku, festa kombëtare e Francës, sjell në vëmendje historinë e fillimit të Revolucionit francez, ngjarja e cila ka bërë që jo vetëm Franca, por edhe Europa të mos ishin më si më parë! Ndoshta vetëm pak persona mund të kujtohen se ajo ditë ishte me të vërtetë mizore, megjithëse atmosfera e festimeve në Champs Èlysées është çdo vit krejt e gëzueshme, sepse u referohet kryesisht fryteve të Revolucionit.
Më ka frymëzuar përherë ky revolucion dhe letërsia që buron prej kësaj ngjarjeje. Ndoshta dy vepra janë fort domethënëse: romani “Nëntëdhjetë e tre” i V. Hygoit dhe libri i A. Tocqueville “Ancien régime dhe revolucioni”! Është pikërisht ky i fundit që më solli ndërmend një shëmbëlltyrë midis “ancién regime” francez dhe një “ancién regime” shqiptar! Tocqueville është i pari autor që e ka përdorur termin “ancien régime” për të përkufizuar çdo gjë që uragani i revolucionit kishte marrë përpara: sistemin monarkik, një mbretëri të mykur e sidomos një pafundësi privilegjesh të një sistemi politik të korruptuar që kishte krijuar padrejtësi të thella, sidomos te pjesa më e varfër e popullit. Ndërkohë që nga pikëpamja historike termi u referohet modeleve politike, juridike e shoqërore që kanë karakterizuar Europën e shekullit XVII e XVIII.
Dy miq shumë të vyer të mitë, njëri fotograf “Artist i merituar” e tjetri përkthyes mjaft i talentuar – i vetmi që ka përkthyer profesionalisht Niçen në shqip – përgjatë kuvendimeve antropologjike më kanë dëshmuar se Edi Rama ka pasur një shpirt rebel kundër atij që mund ta quaj metaforikisht “ancien régime” i parë ose koha e diktaturës. Ishte fundi i viteve ’80 dhe kundërshtia e tij mjaft kryeneçe ndaj këtij “ancien régime” ishte shfaqur dukshëm me pikturat e tij, me leximet e ndaluara dhe përplasjet e zjarrta debatuese me persona që ishin ose pjesë, ose afër nomenklaturës. Përmbledhjen e këtyre kundërshtive e shfaq hapur libri me bashkautorësi “Refleksione”. Kjo mund të quhej beteja e tij e parë me “ancient régime”, por një regjim i dytë ndoshta më problematik se i pari do të merrte jetë pas rënies së diktaturës. Ky ka krijuar një rrjet kapilar mbretërimi ku fjala kyçe është pandëshkueshmëria e çdo personi të pushtetshëm përballë çdo shkeljeje të ligjit.
Për analogji tani jemi në prag revolucioni me reformën në drejtësi dhe kjo është beteja e dytë dhe shumë më e vështirë e Ramës me “ancient régime”-n e dytë të 30 viteve tranzicion! Kjo është betejë që siguron pa frikë marrëdhënien e mirë me historinë. Luigji XVI, më 4 maj të 1789 thirri në takim tre përfaqësitë më të forta të pushtetit: klerin, aristokracinë dhe Shtetin e Tretë. Grupimi i fundit përbëhej nga borgjezë dhe intelektualë që ishin të mbrujtur nën ndikimin e “Kontratës Sociale” të Rusoit. Mbreti nuk arriti të merrej vesh me këto tri përfaqësi që kërkonin një kushtetutë të re dhe u përpoq ta mbante pushtetin me forcë. Ky hap shënoi edhe shkëndijën e fillimit të Revolucionit. Më 14 korrik turma e armatosur e popullit sulmoi fortesën e Bastijës. Forca e popullit e shoqëruar me një projekt të qartë politik e siguroi fitoren, edhe pse u deshën 10 vite kohë. Është pikërisht mbamendja e paepur kësaj force të popullit francez e ndërthurur bukur me projektin politik që francezët festojnë këtë ditë.
E ngjashme duket situata në Shqipërinë e 230 viteve më vonë! Një pjesë e të pushtetshmëve nuk ka kurrfarë dëshire ta lëshojë pushtetin dhe fatin e tyre politik tek një njësi e katërt e që ka qenë përherë në hije për 30 vite me radhë: gjyqësori! Rama është ndër politikanët më të vendosur kundër regjimit të vjetër për ta çuar përpara reformën në drejtësi duke u ngritur dhe duke e sulmuar edhe vetë “mbretin”!
Klima politika që është krijuar që prej fillimit të këtij viti është shëmbëlltyrë e një kohe revolucionare. 230 vjet pas Revolucionit Francez askush nuk e përqendron vëmendjen tek defektet e tij, por tek frytet që solli: perëndimi i feudalizmit, themelimi i gjykatave civile dhe heqja e torturës e sidomos barazia përpara ligjit. Në të njëjtën mënyrë nuk besoj se shoqërisë shqiptare, në brezat që do të vijnë, do t’u interesojnë cicmicet meskine të tribalizmit të sotëm politik shqiptar, por do të shohin me admirim një drejtësi të pavarur që garanton aksiomën e Revolucionit Francez: barazi përpara ligjit, dhe do të vlerësojnë ata që nuk u ndalën para vështirësive të reformës në drejtësi dhe as para mbretërve që e pengonin!
Kryeneçësia e Ramës e dëshmuar kundër “ancient régime”-t të parë jep shumë shpresë se beteja kundër të dytit është thuajse e sigurt në fitoren e saj. Sidoqoftë, Revolucioni Francez na mëson se nuk mjaftuan 10 muaj, por u deshën plot 10 vite për fitoren përfundimtare.
Një ndër mesazhet më të rëndësishme të “Ancien régime dhe revolucioni” të Tocqueville qëndron në faktin se ai e shikon revolucionin jo si një mjet që drejtohet kundër një pushteti të caktuar apo kundër një personi, por si një domosdoshmëri për një sistem të ri shoqëror. Për këtë arsye është e udhës që edhe reforma në drejtësi të konceptohet si një marsh i ri historik që nuk mund të reduktohet te individë të veçantë e që i jep frymëmarrje të madhe së ardhmes së krejt kombit shqiptar!
Edi Rames, i takon merita qe mbeshtet ngritjen e nje reforme drejtesie te pavarur ne shqiperi.Ai eshte aq i madh, sa ka perballuar dallge te medha nga opozita, qe jane ngritur kundra tij,vetem e vetem te mos behet reforma ne drejtesi.Terbimi i Berishes,Bashes,Metes Fallxhores dhe shume te tjere te super te korruptuar,i jane versulur Rames per t’a ngrene te gjalle.Por Rama i mbeshtetur nga populli shqipetar,SHBA dhe BE,ja ka dale me sukses kesaj beteje kaq te madhe.Edi Rama do ngelet ne histori si kryeministri me i mire,trim dhe i palekundur ne realizimi e shume reformave te rendesishme,per te cilat populli shqipetar ka shume nevoje,jane jetike.Fatkeqesi,qe ne shqiperi ka lindur nje njeri i keq, me emrin Sali Berisha.
Z. Albert Italianet kan nje shprehje te cuditshme “fare seghe mentali” qe nuk po perkthej se shqiptaret i dine te gjithe gjuhet botes sepse shesin mendje kudo qe jane gje e cila na karakterizon si kokeforte e megallomane. Pak rendesi ka kjo , ka rendesi fakti qe je lodhur kot duke krahasuar Ramen me personazhet e revolucionit francez ne menyre fare pa lidhje. Rama ky personazh gjysem pervers ne menyren e te menduarit, nje artist i deshtuar ne art por nje politikan djallzor qe arriti ti marre partine Fatos Nanos(nje tjeter politikan moster qe pjell Shqiperia, per te mos folur per Berishen dhe te tjeret) dhe te behet kryeminister. Ne keto manovra politike eshte treguar i “shkathet” dhe shejtan. Ne qeverisje nuk eshte nevoja te flas sepse Shqiperia flet vete.(Korrupsion ne cdo ane e skute te jetes politike e administrative shqiotare). Rama qe mbeshtet reformen ne drejtesi duket pak si anomali. Mos harrojme qe amerikaneve ju erdhi shpirti ne maje te hundes me shqiptaret dhe per hir te interesave te tyre gjeopolitike vendosen ta rregullojne vete drejtesine dhe investuan. Po te ishte per anadollaket shqiptare pas 1 milion vitesh beheshe reforma ne drejtesi. Prandaj mos u merr me Ramen dhe Revolucionin francez se lodhesh kot te besh anallogjira.Ne kohen e sotme lidera si Rama , Berisha,basha,Meta,nano etj etj pasi bihen nga “fiku” me hir ose me pahir nuk merret me njeri me ta dhe nuk ja vlen barra qirane te flasesh e te shkruash per ta, Me vjen edhe per te “vjelle ” ti quash dhe lidera.,por s’ka gje. ne si popull e kemi te veshtire te prodhojme burra shteti dhe nuk e di perse
Shumica e njerezve e kexojne nje artikull nje here, ose edhe dy here, dhe e kuptojne.
Ti qe i thua vetes Shqipetar, por ne fakt je serb, duhet ta lexosh 99 here. Edhe atehere, nuk duhet te shkruash asgje, por ta lexosh prape.
Shume drejt.. Kjo nuk eshte lufte per politike, por nje sistem drejtesie qe do sundoj dhe maturoj shoqerine shqiptare.. Ska rendesi humbja, por fillimi.. Nuk eshte perfekte, por gradualisht do marri formen qe duam. Fillimi ne permasat qe ka si branch eshte me I mire nga cmendoja.. Do kthehet ne nje sistem fantastik..
Bravo! Shkrim me kulture.
Z.Nikolla
Revoluzionalistin( edi ramen) nuk e ndalon asgje qe te beje nje reforme ekonomike ku p.sh te uli tvsh-ne e ushqimeve nga 20% ne 10%…mqs flasim dhe per revulocionin dhe ushqimi i gojes ishte dhe kerkesa e pare e popullit revolucionar francez.
Me nje lule nuk vjen pranvera,jo!
Romani i HYGOIT eshte VITI NENTEDHJETE E TRE e jo NENTEDHJETE E TRE…………….
Me lejo te te drejtohem ne njenjes,Albert ! Te pergezoj per aq sa ke shkruar,Kqyrje prej mendimtari e situatave aktuale dhe krahasime te perputhura me mesimet qe na le historia.Lere penen tende te shkruaje !
Na e shpifët me këto propoganda.
Si në kohën e Enverit.
Shume buri po bien per kete reformen ne drejtesi, dhe me ze shume te larte, aq sa po na cajne menderen. A di ndonjeri te me thote cfare konkretisht eshte arritur kaq e mrekullueshme sa te na lere me goje hapur dhe perse vazhdon te flitet ende per pandeshkueshmeri dhe deri kur do te tallin menderen politikanet tone te permasave boterore duke vjedhur e rrjepur e duke mashtruar me kete kodosh reforme.
Shkruesi Albert konkludon gabuar, duke i dhene permasa te gabuara “reformes ne drejtesi” krahasuar me Revolucionin francez. “Reforma n’drejtsi eshte nje loje e ndyre mashtruese per Drejtesine qe duhej te zbatohej ne Shqiperi, sepse largimi i nje pjese te aktoreve te Drejtesise : gjykates, prokurore dhe juriste ne institucionet e shtetit apo private te korruptuar dhe te ndotur nga maja e thoit e deri ne qimen e flokut, do te zevendesohen me te tjere me pak te ndotur apo qe sapo kane filluar te ndoten, por qe vete sistemi , rregjimi I qeverisjes dhe vektore te tjere shtytes per “te pastrit” e drejtesise i detyrojne drejt gropave septike – pjese perberese e Kapitalizmit. Pra, “reforma ne drejtesi” rregullon vetullat e prostitutes , ndersa Edi rama eshte kavalieri i rradhes.
Po, Shqiperia ka nevoje per nje Revolucion, por “reforma ne drejtesi” kurre nuk mund te beje ate qe Revolucioni ben. Revolucioni shkrumbon ne nje kohe te shkurter, sa hap e mbyll syte , te gjithe shkaktaret e fatkeqesise qe ka pllakosur ne shumicen e shqiptareve. Nje nga karakteristikat e qeverisjes alla Rama eshte pandeshkueshmeria ndaj shkaktareve kryesore te uraganeve shkaterrues dhe vrastare qe kaluan mbi Shqiperi ne keto 30 vitet e fundit. Mosndeshkimi ishkaktareve te ngjarrjeve te Gerdecit dhe 21Janarit, jane tallja me e rende por edhe fakte kokforte qe tregojne se reforma alla rama eshte nje mashtrim i permasave te medha te ketij personi, ne “mbreterimin” e vet megalloman dhe fodull .
revolucionari mbeti I tille deri sa u be vete mbret, pastaj I pelqei mbreterimi dhe ben sikur ben reforma, ose revolucioni ishte sebepi se qellimi ishte te merrte vete tepsine e timonin, pra te behej mbreti I rradhes.