Inter ka publikuar listën e 27 futbollistëve që do të udhëtojnë me skuadrën për turneun e Azisë, aty ku do të zhvillojnë disa miqësore dhe do të jenë pjesë e International Champions Cup.
Ashtu siç pritej Mauro Icardi do të mbetet në Milano, aty ku do të kryejë stërvitje personale. Ndërsa për Radja Nainggolan është përdorur standard tjetër, edhe pse belgu nuk është në planet e klubit dhe është nxjerrë në shitje, ai do të udhëtojë me skuadrën për këtë turne.
Në krizë të sulmuesve, duke qenë se Lukaku dhe Dzeko janë dy operacione të bllokuar, Conte duhet të bëjë llogaritë edhe pa Lautaro Martinez (me pushime), për këtë janë detyruar të marrin lojtarë të rinj.
Fati këtë herë i ra George Puscas, i cili ndodhet me pushime në Greqi dhe është marrë në telefon menjëherë për t’u bërë pjesë e ekipit zikaltër. Sulmuesi rumun ka qenë tek Palermo, por këta të fundit falimentuan dhe nuk e blenë kartonin e tij.
Ndërkohë që Vecino dhe Godin do të bashkohen më vonë me grupin, duke qenë se kanë luajtur në Copa America. Edhe Puskas do shkojë më vonë në Azi, për faktin se ende nuk është bërë gati viza, për shkak të thirrjes në moment të fundit.
Portierë: Berni, Handanovic, Padelli;
Mbrojtës: Bastoni, D’Ambrosio, Dalbert, De Vrij, Ranocchia, Skriniar, Ntube, Pirola;
Mesfushorë: Agoumé, Barella, Borja Valero, Brozovic, Candreva, Gagliardini, Joao Mario, Lazaro, Nainggolan, Perisic, Sensi;
Sulmues: Longo, Politano Colidio, Esposito, Vergani.
Në ditët e ardhshme: Godin, Vecino dhe Puscas.