”Ndriço fort pranë mamit”, ndërron jetë bashkëshorti i këngëtares së madhe Vaçe Zela

16 Korrik 2019, 14:38Kulturë TEMA

Bashkëshorti i këngëtares së madhe Vaçe Zela, Pjetër Rodiqi, është larguar nga jeta sot në orët e paradites në Tiranë.

Lajmin e ka njoftuar për miqtë e saj në rrjetet sociale vajza e tyre Irma Rodiqi.

“Një yll më shumë iu shtua qiellit, për të ndriçuar edhe më fort pranë mamit. Me pikëllim të thellë, sot kam barrën e rëndë t’ju njoftoj për largimin nga kjo jetë të babait tim të shtrenjtë, Pjetër Rodiqi.

Zoti e dinte dashurinë e tij të pafund për atdheun e dashur, prandaj edhe ia mundësoi ta kalojë këtë sëmundje të rëndë në Shqipërinë e tij të shtrenjtë, që nuk ia zevëndësuan dot kurrë as bukuritë e Vjenës, ku pat lindur, e as të Bazelit, ku për hir të dashurisë e përkushtimit ndaj familjes kaloi 21 vite të jetës së tij.

Unë e quaj veten vajzën më me fat në botë, që pata e do të kem gjithmonë në zemrën e në shpirtin tim një baba fisnik e me virtyte të rralla si ai.

Me dashuri e mirënjohje të pafund për gjithshka që babai im i shtrenjtë përfaqëson për mua e për këdo që ka patur fatin ta njohë.

Irma Rodiqi”.

5 komente në “”Ndriço fort pranë mamit”, ndërron jetë bashkëshorti i këngëtares së madhe Vaçe Zela”

  1. LORA says:

    Ngushellim zemre per Irmen,vajzen e vetme shume te mencme
    te Vaces dhe Pjetrit.
    I qofte i lehte dheu i dashur.

  2. boston says:

    U prefte ne paqe.

  3. Adi says:

    Me vjen shume keq shume per idhullin TIM dhe mbretereshen e kenges shqiptare Vaçe Zela qe e ka kaluar jeten kot dhe sterr me nje çoban dhishë sllav si ky. Prandaj populli nuk e dinte se ke kishte bashkeshort kjo Hyjnesh e pa arriteshme, se ky mjeran ishte krim te qendronte ne krah te saj, pasi as groshet nuk ka ditur ti zjej.Nuk e di pse e nxierrin ne gazete kur ky ska qene askushi, megjithate pushofte ne paqe!

  4. Al says:

    Nuk e kuptoj qe te jesh burri i vace zeles
    duhet te kesh nje trajtim te vecante nga shtypi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje