E BUJSHME: Sulmuesja shqiptare, Kosovare Asllani firmos me Real Madridin!

18 Korrik 2019, 16:21Sport TEMA
E BUJSHME: Sulmuesja shqiptare, Kosovare Asllani firmos me Real Madridin!

Nje transferim historik për futbollisten me orgjine shqiptare, Kosovare Asllani, e cila ka  nënshkruar zyrtarisht me klubin e Real Madridit.

Mesfushorja nga Kosova bëhet futbollistja e parë që ka firmosur një kontratë me gjigandët spanjollë,  Real Madrid.

Kosovare Asllani, ka spikatur në kampionatin botëror të zhvilluar nê Francë, duke qenë një nga yjet e atij kompeticioni ku fitoi edhe medaljen e bronztë me ekipin e saj kombëtar.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Kosovare Asllani, nuk e fsheh kënaqësine që do të jeyë pjesë e Real Madrdit.

“Krenar për të njoftuar se do të jem nënshkrimi i parë zyrtar për Real Madrid/ CD Tacon.

Jam e emocionuar për të shkruar historinë, për të ndihmuar ndërtimin dhe të jem pjesë e këtij udhëtimi të ekipit nga fillimi.

Do të jetë një ëndërr për të veshur fanellën më të bukur në botë nga sezoni i ardhshëm, HALA MADRID”, nënvizion Asllani.

Në të kaluarën Asllank ka qenë pjesë e PSG-së dhe Mançester Sitit, dhe tashmë ka firmosur me gjigandët spanjollë. (TemA)

1 komente në “E BUJSHME: Sulmuesja shqiptare, Kosovare Asllani firmos me Real Madridin!”

  1. Sportedashesi says:

    Ore perse nuk e thoni shtetin qe ka perfaqesuar por e nisni dhe e mbyllni kosovare,kosovare!Perse nuk thoni qe luajti me perfaqesuesen e Suedise dhe eshte nje talent futbolli por e trajtoni sikur ka lene Kosoven dhe ka nenshkruar me Realin!Paste fat ne kariere si nje futbolliste e talentuar !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje