Me rastin e 50-vjetorit të zbarkimit të njeriut për herë të parë në Hënë, rikthehet në vëmendje një tjetër tjetër ngjarje që ka shenjuar historinë amerikane: vrasja e presidentit John Kennedy.
Dy ngjarje të lidhura me njëra-tjetrën, sipas Aldo Mariotto, mjek venecian dhe historian i pasionuar, autor i librit me titull “Dita para Dallasit: ideimi, organizimi dhe kronika e udhëtimit të fundit të të John Fitzgerald Kennedy. Një vrasje nën hijen e Lyndon Johnson”, botuar së fundmi në Itali.
Vepra është e ndarë në dy pjesë. Pjesa hyrëse çon përpara tezën sipas të cilës zv.presidenti i atëhershëm, Johnson, ka pasur rol në vrasje, së bashku me Albert Thomas, deputet i Hustonit, njeri shumë i rëndësishëm dhe drejtues i komisionit që rregullonte shpenzimet federale dhe kontrollonte buxhetin e NASA-s.
Libri hedh idenë se pas komplotit fshihej interesi për të siguruar një seri financimesh për Qendrën Hapësinore në Huston.
“Origjina e udhëtimit fatal në Teksas është bazuar në vullnetin e z. Johnson për të siguruar financimet federale për Qendrën Hapësinore të Hustonit dhe për garën hapësinore”, thotë autori për “La Stampa”.
Presidenti Kennedy, i cili në shtator të vitit 1962 kishte shpallur zbarkimin në Hënë si objektiv brenda fundit të dekadës, në fillim të vitit 1963 nisi të shfaqte dyshime për këtë.
“New York Times, republikanët dhe Departamenti i Mbrojtjes e kishin akuzuar Shtëpinë e Bardhë se projekti ishte i kushtueshëm, nuk orientohej nga qëllime ushtarake dhe rezultatet shkencore të pritshme nuk ishin konkrete”.
Qendra e Houstonit, përveç një shpresë për njerëzimin, gjithashtu përfaqësonte një biznes me vlerë të madhe ekonomike dhe politike që i referohej grupit Suite 8F, një rrjet i biznesmenësh politikisht aktivë në Teksas që kishte blerë “influencë të paprecedentë në qeveritë shtetërore dhe atë kombëtare”.
Johnson dhe Thomas ishin pjesë, ashtu si George Brown, lider i Brown & Root, dhe Morgan Davis, president i Humble Oil (tani Exxon Mobil).
Qendra Hapësinore në Houston u ndërtua në një terren që Universiteti Rice e mori falas nga “Humble Oil”, e cila kishte marrë të gjitha territoret më të mira rreth Clear Lake, ku zhvillohen zona tregtare dhe residenciale me vlerë të paçmueshme.
Aty Brown & Root Company ndërtoi kompleksin e Qendrës Hapësinore”. Buxheti i NASA-s u rrit në mënyrë drastike dhe me presidentin Johnson i tejkaloi 5 miliardë dollarë.
Autori i librit i bazon hipotezat e tij në dokumente, në pjesën më të madhe të pabotuara, në të cilat ai i ka pasur akses gjatë kërkimeve në libraritë e presidenciale të Bostonit dhe Austin-it.
Libri ka pasur një impakt të madh në Shtetet e Bashkuara, aq sa Mariotto është bërë italiani i parë që ftohet në JFK Lancer”, një event që mbahet çdo vit në përkujtim të 22 nëntorit 1963.
Përgatiti: Gazmira Sokoli
Vrasja e Kenedit ishte per mos zbutjen e luftes se ftohet dhe mirekuptimit global per progresin
pa divergjenca midis socializmit dhe kapitalizmit, doc ishte projectile I Kenedit me Khrushcevin.