Opozita duket se nuk ka një qendrim të prerë për zgjedhje të reja dhe për largimin apo jo të kryeministrit Edi Rama.
Ilir Meta vazhdon të theksojë se duhet të shkohet në zgjedhje të trefishta më 13 tetor, ndërkohë që një ditë më parë, paralajmëroi se dhe mund ta ndryshojë datën, por ato duhet të mbahen para 18 tetorit, kur do të jepet vendimi për çeljen ose jo të negocitave për Shqipërinë.
“Kam përshtypjen se kryeministri e perception si datë tersi 13 tetorin.
17 dhe 18 tetori janë dy data shumë të rëndësishme, ku do të vendoset për çeljen e negociatave.
Të gjithë ne e kemi të qartë se me mik shumë të fortë, provimin e qershorit e shtymë për në vjeshtë.
Eshtë e domosdoshme që të jemi mjaft të përgjegjshëm dhe korrektë përpara shqiptarëve, unë si president, zoti Rama si kryeministër i vendit, dhe si zoti Basha, që është kreu i opozitës.
Nëse ne nuk bëjmë zgjedhje gjithë përfshirëse brenda tetorit, atëherë provimi i vjeshtës është i pakalueshëm.
Nuk duhet të humbasim asnjë orë nga sot dhe në vijim.
Jam fleksibël që ta rishikoj 13 tetorin, ai është i mirëpritur, dhe askush nuk duhet të mendojë se do të dalë me kosto zero nga kjo”, tha Meta.
Meta deklaroi se Bashkimi Europian do të shprehet më datë 18 tetor për hapjen, ose jo të negociatave për Shqipërinë, por sipas tij, ajo që do ndodhë më mbrapa është shqetësuese.
“S’kam asnjë shqetësim për asnjë komision hetimor, asnjë gjykatë, në Shqipëri apo në çdo institucion tjetër që ka juridiksion në Shqipëri..
I vetmi shqetësim i imi është data 19 tetor. Çfarë do u themi shqiptarëve?
Çfarë do u themi, që e kishte fajin Edi apo fajin Luli dhe Mona?
Çfarë do u themi, që na gënjyen disa europianë apo kështu na thënë disa amerikanë?
Para 20 vjetësh Shqipëria ishte para Kroacisë. Ku është Kroacia sot? Ku është Shqipëria?
Shqiptarët po ikin sikur të ishte viti ’90. Kush do mbajë përgjegjësi?!
Jam shumë fleksibël për të ndryshuar datën 13 tetor, me që është perceptuar si ditë tersi.
Por nuk kam në dorë të ndryshoj dot 18 tetorin. Kemi fut mik të fortë për të shtyrë provimin në vjeshtë, por s’çelen negociatat me qoka ndërkombëtarë”, ka thënë ai.
Por, ndërsa Ilir Meta bën thirrje për zgjedhje, aleati i tij në opozitë, Lulzim Basha, duket se e ka “tradhtuar”.
Ndryshe nga sa tha pas takimit me Metën në zyrën e këtij të fundit tre ditë më parë, se e vlerëson datën 13 tetor për daljen nga kriza nëpërmjet zgjedhjeve të reja, dhe pa e përmendur si kusht, largimin e Ramës si kryeministër, Lulzim Basha ka ndryshuar qendrim këtë të enjte.
Basha udhëtoi për në Vjenë së bashku me disa prej aleatëve, mes tyre Monika Kryemadhin, ku zhvilloi një takim me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger, pas takimit është shprehur se nuk tërhiqet nga qëndrimi për qeveri tranzitore dhe pa Edi Ramën kryeministër, duke ndryshuar kështu qendrim Brenda dy ditëve.
“Në Vjenë me përfaqësuesit e lartë të OSBE ndamë shqetësimin për krizën dhe qëndrimin e pandryshuar të Opozitës së Bashkuar: zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, që garanton lirinë e votës dhe ndëshkimin nga drejtësia të hajdutëve të zgjedhjeve” shprehej Basha, duke i ikur kështu qendrimit të tij të mëparshëm, pas takimit që pati me Ilir Metën.
Në këtë rast, siç do të shprehej pak kohë më parë Meta, ky i fundit e ka gënjyer sy për sy.
Ajo që nuk kuptohet në këtë rast, është edhe qendrimi kur ai flet në emër të gjithë opozitës së bashkuar.
Kjo, duke qenë se Monika Kryemadhi është shprehur se LSI është gati të hyjë në zgjedhje edhe me Ramën kryeministër dhe nuk ka frikë nga ai.
Madje, ajo ka thënë se LSI ka ndërprerë pushimet e verës, pasi po bëhet gati për zgjedhjet e 13 tetorit.
Basha nga ana tjetër thotë se zgjedhje më 13 tetor nuk do të ketë, nëse Rama nuk largohet.
Ndërsa Meta në këtë rast, ka qendrimin e gruas, që të shkohet në zgjedhje më 13 tetor.
Por, fjalën e fundit e ka Lulzim Basha, si kryetar i partisë më të madhe opozitare.
Dhe aq i paqëndrueshëm sa është ai, vështirë se do të arrihet në një përfundim të përbashkët të opozitës.(TemA)
Leshilikes eshte duke u mare me te 40-tat e leshelise qe vdiq me 30 qershor dhe qe do mbahen me 10 gusht. . E keni pare Nafijen sa vete e priten ne Durres 13 veta ne nje salle te mbyllur nga te cilet 8 veta ishin shoqeruse te Nafije dybekut. Prandaj leshin elikes mos e llogarisni per zgjedhje, i perjetshem qofte kujtimi i saj dhe i sharebahgave te leshitlikes qe na e paten neveritur ekranin me kakarisjet e pernateshme si ato te Kejdi dhembcakalles ashtu dhe te Nora bythderres,,,